Uzesha
Uzesha
| |
---|---|
Vendi | Franca |
Qeveria | |
• Kryetari | Jean-Luc Chapon |
Sipërfaqja 1 | 25 km2 (10 sq mi) |
Popullsia (Jan. 2019) | 8.387 |
• Dendësia | 340/km2 (870/sq mi) |
Emri i banorëve | Uzeshas, Uzeshase |
Zona kohore | UTC+01:00 (CET) |
• Verës (DST) | UTC+02:00 (CEST) |
1 French Land Register data, which excludes lakes, ponds, glaciers > 1 km2 (0.386 sq mi or 247 acres) and river estuaries. |
Uzès ( shqiptimi frëngjisht: [y.zɛs] ; Occitan: Usès ; Shqip: Uzesha) është një komunë në departamentin Gard në rajonin Ocitania të Francës Jugore. Në vitin 2017, ajo kishte një popullsi prej 8,454. Uzès shtrihet rreth 25 km në veri-verilindje të Nîmes, 40 km në perëndim të Avignon dhe 32 km në jug-lindje të Alès .
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fillimisht Ucetia ose Eutica në latinisht, Uzesha ishte një oppidum i vogël galo-romak, ose vendbanim administrativ. Qyteti shtrihet në burimin e lumit Alzon, në Fontaine d'Eure, nga ku u ndërtua një ujësjellës romak në shekullin e parë para Krishtit, për të furnizuar me ujë qytetin e Nîmesit, 50 kilometres (31 mi) larg. Shtrirja më e famshme e ujësjellësit është Pont du Gard, tani një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, [1] i cili transportonte ujë të freskët mbi harqe përtej lumit Gardon .
Jeta urbane e qytetëruar dhe tolerante e Uzeshës të shekullit të 5-të ishte në kontrast me veriun e frankëve. Me sa duket, hebrenjtë u vendosën atje që në shekullin e 5-të. Shën Ferréol, peshkopi i Uzeshës, gjoja i pranoi ata në tryezën e tij; për këtë arsye iu drejtua mbretit Childebert I një ankim, ku peshkopi u detyrua të ndryshonte qëndrimin e tij ndaj hebrenjve, duke i detyruar të gjithë ata që nuk do të bëheshin të krishterë të largoheshin nga Uzesha. Pas vdekjes së tij (581) shumë nga ata që ishin pagëzuar u kthyen në judaizëm. [2] Hebrenjtë u dëbuan nga rajoni në 614.
Në shekullin e 13-të, Uzesha priti një komunitet të vogël studiuesish hebrenj, si dhe një komunitet katarësh .
Ashtu si shumë qendra të prodhimit të cohave (Uzesha ishte e njohur për serzhet e saj), qyteti dhe fshatrat përreth ishin tejet protestante gjatë Luftërave të Fesë në shekullin e 16-të, të cilat bënë kërdinë në Lengodok. Shumë kisha të qytetit u shkatërruan dhe u dogjën nga protestantët e tërbuar: vetëm dy kanë mbetur sot. Një kishë e tillë e shkatërruar dhe e rindërtuar është Saint-Étienne .
Pamjet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qyteti i sotëm ruan gjurmët e mureve të tij të cilët sillen si një qark bulevardesh. Një kishëz Kapuçine, e ndërtuar në vitin 1635 për të strehuar mbetjet e dukës, zë vendin e një tempulli të shekullit të 1 pas Krishtit, kushtuar perandorit të parë romak, Augustit . Ka monumente të prestigjit të ish-peshkopatës, dikur një nga më të gjerat e Lengodok, por që u shua me ardhjen e Revolucionit, dhe shtëpi private që dëshmojnë pasurinë që solli tregtia e tekstilit në shekullin e 16-të. Qyteti është gjithashtu shtëpia e tre kullave feudale, Kulla Bermonde (pjesë e Château du Duché ), Kulla e Peshkopit dhe Kulla Mbretërore.
Katedralja e Uzeshës u shkatërrua në kryqëzatën Albigjensian, u rindërtua dhe u shkatërrua përsëri në Luftërat Fetare të shekullit të 16-të. E rindërtuar përsëri në shekullin e 17-të, ajo u hoq gjatë Revolucionit Francez. Turneu romanik i shekullit të 11-të Fenestrelle ("Kulla e dritareve"), me dritaret e saj të çiftëzuara, është ndoshta ikona më e famshme e qytetit. Ai u rendit si një Monument Historik Francez në 1862.
Uzesha është e famshme në zonë për tregun e saj të së shtunës. Tregu jo vetëm që ofron prodhime vendase, por gjithashtu krenohet me tekstile të prodhuara në rajon dhe shumë kënaqësi turistike. [3]
Turizmi është një nga sektorët kryesorë industrialë, krahas arteve lokale dhe prodhimit të verës.
Rajoni ka një histori të gjatë në prodhimin e jamballit . Kompania gjermane Haribo mban një fabrikë dhe muze në Uzeshë, të cilat i kanë rrënjët në fabrikën e jamballit Henri Lefont e hapur atje në 1862. Kompania e tij më vonë u bashkua me Ricqlès, dhe më pas u mor përsipër nga Haribo. [4]
Popullatë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
|
Njerëz të shquar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Firmin Abauzit (1679–1767), studiues që dha kontribut në fizikë, teologji dhe filozofi
- Zëvendës-admirali François-Paul Brueys D'Aigalliers, Kont i Brueys, (1753–1798), komandanti francez në Betejën e Nilit .
- Oliver Bevan (2001-) Artist anglez
- Jérôme Cintas (1971-) ish-futbollist profesionist francez
- Leon Krier, urbanist [5]
- Dhuoda, bashkëshortja e dukeshës së Septimania dhe shkrimtare e Liber Manualis
- Bernard Plantapilosa, Konti i Auvergne dhe djali i dytë i Dhuoda
- David Redfern (1936–2014) fotograf i muzikës angleze
- Suzanne Verdier (1745–1813), shkrimtare
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Pont du Gard (Roman Aqueduct)". UNESCO.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Gallia Christiana, vi. 613; Dom Vaissète, Histoire Générale de Languedoc, i. 274, 545
- ^ - Delights of Uzes Market Arkivuar 1 shtator 2011 tek Wayback Machine
- ^ "Ses espaces - Le Musée du Bonbon Haribo sur Uzès dans le Gard". www.museeharibo.fr. Arkivuar nga origjinali më 22 tetor 2018. Marrë më 2016-12-05.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Discovering Uzes, France". 27 qershor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Leximi i mëtejshëm
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- d'Albiousse, Lionel (1881). Guide de l'étranger à Uzès (në frëngjisht). Uzès: H. Malige.
- d'Albiousse, Lionel (1887). Histoire des ducs d'Uzès : suivie d'une notice sur leur château ducal (në frëngjisht). Paris: H. Champion.
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Pages using infobox settlement with possible demonym list
- Pages using infobox settlement with image map1 but not image map
- Pages using infobox settlement with no settlement type
- France articles requiring maintenance
- Articles with short description
- Short description is different from Wikidata
- Komuna në Gard
- Faqet me harta