Vajtimi (zakon shqiptar)
Vajtimi apo Gjëma (Gjâmë në dialektin Gegë të gjuhës shqipe) është vajtimi i të vdekurit në zakonin shqiptar nga një grua e quajtur vajtojcë, ose një grup grash. Në Veri të Shqipërisë, edhe burrat mund të këndojnë. Vajtimi është i njohur në mitologjinë shqiptare. Një nga pjesët më të bukura të Ciklit të Kreshnikëve është Vajtimi i Ajkunës.[1]
Në Jug Të Shqipërisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Shqipërinë e Jugut një grua zakonisht këndon vargje poetike dhe një kor prapa saj, merr refrenin. Në Jug të Shqipërisë vetëm gratë marrin pjesë në vajtim, ndërsa në Shqipërinë e Veriut burrat gjithashtu mund të marrin pjesë. Kënga do të kërkojë të vdekurin që të ngjallet, sepse gjithë c'i përkiste dhe c'i ishte e dashur thërret për ta kthyer në jetë. Në të kaluarën kishte vajtues profesionistë, të punësuar për të kryer një vajtim të mirë nga familjet e pasura. Në 1670 udhëtari turk, Evliya Çelebi, vizitoi Gjirokastrën, atëherë pjesë e Perandorisë Osmane, dhe raportoi nga qyteti si vijon:[2]
Populli i Gjirokastrës i vajton të vdekurit e tyre të afërm, për dyzet apo pesëdhjetë, bile deri në tetëdhjetë vjet. Çdo të diel, të gjithë të afërmit e personit të vdekur mblidhen në një shtëpi të ndërtuar lirë, e paguajnë vajtues profesionistë që qajnë e vajtojnë me rënkime, duke ngritur një britmë të madhe në qytet. Askush nuk mund të qëndrojë në qytet të dielën nga gjithë zhurma dhe kaosi. Unë e kam quajtur Gjirokastrën qytetin e vajtimit. Nuk merret vesh se si vajtues profesionistë ia dalin të qajnë me rënkim dhe me të tilla ndjenja - bile më shumë sesa të afërmit e tyre - për dikë që ka qenë i vdekur për njëqind vjet dhe me të cilin ata as që janë të lidhur nga gjaku. Dhe si vajtojnë! E vetëm kur janë të rraskapitur nga uria pushojnë.
Një lloj i veçantë i vajtimit është E qara me ligje, e cila është një nënlloj e këngës iso-polifonike të zisë. Kjo haset kryesisht në Labëri.[3] Sipas Meyer-it, ligje vjen prej latinishtes "elegium" për "elogium".[4]
Pasthirma që përdoret në këngë është një Oi-oi, e zgjatur. Termi Oirat është përdorur nga kompozitori shqiptar Aleksandër Peçi në operën e tij Oirat.[5]
Në Veri Të Shqipërisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjâma e Burrave është një rit vdekjeje, që kryhet vetëm nga burrat dhe për burrat vetëm, dhe vetëm në malësinë e Dukagjinit, Gjakovë dhe Iballë, Pukë.[6]
Kur vdes një burrë, shoku i tij, gjâmatari, e qan publikisht, zakonisht në një mjedis të hapur. Ai e shoqëron vajtimin me spërdredhje trupore dhe, madje, e çjerr fytyrën e vet me thonj për të shprehur dhimbjen. Kanuni i Lekës, që e kodifikon këtë zakon, përcakton se gjâma zhvillohet me tre akte dhe se çdo akt përfshin formulën /i mjeri un!/ nëntë herë me radhë[4]. Për të kryer këtë rit nevojiten dhjetë ose më shumë burra. Gjatë ritualit, burrat i bien gjoksit dhe gërvishin fytyrat e tyre, duke përsëritur: O i mjeri unë për ty o biri/nipi/miku jem, në varësi të të ndjerit. Gjâma shërben qëllimin e vetëm për të shprehur dhimbjen, por, në të njëjtën kohë, edhe për të përhapur lajmin e keq në rajonet fqinje për të tjerët që do të vijnë dhe do të vizitojnë familjen e të vdekurit. Praktika ishte rreptësisht e ndaluar gjatë regjimit komunist në Shqipëri. Ajo u rigjallërua pas vitit 1990.[7][8]
Origjina e Gjâmës mendohet të jetë e lidhur me vdekjen e Skënderbeut në vitin 1468. Supozimi i lidhjes mes Gjâmës dhe vdekjes së Skënderbeut bazohet te Marin Barleti i cili vëren se si Lekë Dukagjini kishte shkulur flokët dhe mjekrën e tij, si shenjë për dhimbjen e thellë për vdekjen e udhëheqësit shqiptar.[9] Në Iliadë tregohet se si vajtohet Hektori: rapsodi ulet diku pranë kufomës së tij dhe ia nis këngëve të mortit (δρήνους), ndërsa gratë i shoqërojnë me kuje (έπἱ δἑ στενάχοντο γυναῖϰες).[4] Tani tradita ka mbijetuar në rajonin e Malësisë.[9]
Katolikët shqiptarë e praktikojnë gjâmën më shpesh se sa myslimanët shqiptarët në Malësi. Sipas fesë myslimane, të qash për të vdekurit u ndalohet burrave. Sot shqiptarë katolikë të Malit të Zi nuk e kryejnë më gjâmën dhe punësojnë për këtë gjâmatarë profesionistë nga pjesa Veriore e Shqipërisë.[10] Gjâmat gege janë më të gjata se vajet toske, kur këto të fundit rrallë i kalojnë pesëmbëdhjetë vrgjet. Tek malësorët e Veriut - nën ndikimin e rapsodive të Veriut - gjâmat fare lehtë mund të kapin të njëqind vargjet.[4]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Elsie, Robert (2004). Songs of the frontier warriors (në anglisht). Bolchazy-Carducci. fq. 341. ISBN 0-86516-412-6. Marrë më 2010-07-02.
- ^ Elsie, Robert (2000). A dictionary of Albanian religion, mythology, and folk culture (në anglisht). New York University Press. fq. 95–96. ISBN 0-8147-2214-8. Marrë më 2010-06-09.
- ^ Tole, Vasil (2010). "Inventory of Performers on Albanian Folk Iso-Polyphony" (PDF) (në anglisht). Albanian Music Council. fq. 100–101. Marrë më 2 gusht 2010.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ a b c d Pipa, Arshi (2013). "Albanian Folk Verse: Structure and Genre" [Trilogjia Albanika - Vargu folklorik shqip: ndërtimi dhe gjinitë]. Princi. fq. 89-90. ISBN 978-9928-4090-5-8.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Tole, p.117
- ^ Gjovalin Shkurtaj: Etnografi e të folurit të shqipes: (përmbledhje studimesh socio- dhe etnolinguistike). Shtëpia Botuese e Librit Universitar, 2004. Page 42 [1]
- ^ Gjëma e burrave. Traditë malësore
- ^ Gjâma e burrave, Nikaj-Mërtur
- ^ a b Ahmedaja, Ardian; Haid, Gerlinde (2008). European voices: Multipart singing in the Balkans and the (në anglisht). Boehlau Verlag. fq. 247–248. ISBN 3-205-78090-6. Marrë më 2010-06-09.
- ^ Ahmedaja p.24G