Viskoziteti
Viskoziteti mund të kuptohet si një koefiçent fërkimi midis një lëngu dhe një trupi të ngurtë të zhytur në të. Në të vërtetë viskoziteti ka një kuptim paksa më të ndërlikuar që mund të kuptohet më mirë nga shprehja matematike dhe paraqitja grafike e kësaj madhësie.
Për t'u theksuar është sidoqoftë rëndësia e saj, për shkak të natyrës së dyfishtë që paraqet: shpesh ndodh që është pikërisht fërkimi i lëngut me një sipërfaqe ose një trup që shkakton fenomenin e dobishëm ose të nevojshëm për aplikimin e kërkuar, shpesh fërkimi pengon. Kur lëngu rrjedh nëpër një gyp, shpejtësia e rrjedhës së lëngut nuk do të jetë e njëjtë. Ma me ngadalë do të rrjedhë shtresa që ndodhet pranë mureve të gypit, kurse më së shpejti shtresa e cila është më së largu nga muret e gypit, përkatësisht që rrjedh nëpërmes gypit.
Kjo dukuri është pasojë e fërkimit të lëngut me muret e enës dhe fërkimit midis shtresave të lëngut derisa midis tyre lëvizin.
Kështu, madhësia η e cila varet nga lloji i lëngut dhe temperature e tij është specifike për çdo lëng, kurse quhet viskozitet :
η = F l / SΔv Njësia për viskozitetin është Pascal Second [Pa s].
Vlera reciproke e viskozitetit quhet Fluiditet i lëngut ω = 1 / η
Përkufizimi matematik dhe grafik i viskozitetit: