Jump to content

Vulnetari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Xhemë Hasa (në mes) me vëllezërit e tij, Musli Hasa (majtas) dhe Abdullah phyco Hasa (djathtas)

Vulnetari ("vullnetarët") ishin një milici vullnetare e shqiptarëve nga Kosova e krijuar në vitin 1941 nga forcat italiane pas pushtimit të suksesshëm të Jugosllavisë. Ata shërbyen si forcë ndihmëse për kontrollin civil[1] dhe mbrojtjen e fshatrave.[2]

Një pjesë e milicisë shërbeu si roje kufitare nën sundimin italian dhe gjerman.[2] Vulnetari luftuan vetëm në zonat e tyre lokale, prandaj luftuan edhe kundër partizanëve edhe kundër çetnikëve, “kundër të cilëve u treguan luftëtarë të zotë dhe të vendosur”.[2] Vulnetari i rajonit të Gjakovës shkoi në Plavë dhe Gusinje për të mbështetur kundërofensivën italiane gjatë Kryengritjes në Mal të Zi.[3]

Në mënyrë të pavarur, njësitë Vulnetari shpesh sulmuan serbët etnikë dhe kryen bastisje kundër objektivave civile.[4][5] Sipas studiuesve serbë, Vulnetari dogjën qindra fshatra serbe dhe malazeze, vranë shumë njerëz dhe kryen fushata plaçkitëse në Kosovë dhe në rajonet fqinje.[6]

Në fund të Luftës së Dytë Botërore, milicia u përdor për të mbrojtur forcat gjermane që tërhiqeshin. Pasi forcat gjermane u tërhoqën nëpër Kosovë, pjesëtarët e milicisë Vulnetari u fshehën në fshatrat e tyre.[7]

Njerëz të shquar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Dérens, Jean-Arnault (2006). Kosovo, année zéro (në frëngjisht). Paris-Méditerranée. fq. 66. ISBN 9782842722487. Marrë më 21 gusht 2012. Une administration albano-italienne fasciste s'installa au Kosovo, tandis que la milice albanaise des Vulnetari, servait d'auxiliaire aux forces italiennes pour maintenir l'ordre.
  2. ^ a b c Tomasevich 2001, f. 152.
  3. ^ Božović, Branislav; Vavić, Milorad (1991). Surova vremena na Kosovu i Metohiji: kvislinzi i kolaboracija u drugom svetskom ratu (në serbisht). Institut za savremenu istoriju. fq. 193. ISBN 9788674030400. Када је, 13. јула 1941. године, у Црној Гори избио општенародни устанак, са Косова и Метохије су у Плав и Гусиње упућивани вулнетари...Највише их је било из околине Ђаковице...
  4. ^ T. Bataković, Dušan (2007). Kosovo and Metohija: living in the enclave (në anglisht). Serbian Academy of Sciences and Arts, Institute for Balkan Studies. fq. 55. ISBN 9788671790529. Marrë më 21 gusht 2012. In this new satellite Fascist-type state, the Italian Government set up an Albanian voluntary militia numbering 5,000 men — Vulnetari — to help the Italian forces maintain order as well as to independently conduct surprise attacks on the Serb population.
  5. ^ Vickers, Miranda (1998). Between Serb and Albanian: a history of Kosovo (në anglisht). Hurst & Co. fq. 134. ISBN 9781850652786. Marrë më 21 gusht 2012. the activities of numerous Albanian nationalist movements, and life consequently became increasingly difficult for Kosovo's Serb population whose homesteads were routinely sacked by the Vulnetari.
  6. ^ Božović 1991, p. 85

    Вулнетари су на Косову и Метохији, али и у суседним крајевима, спалили стотине српских и црногорских села, убили мноштво људи и извршили безброј пљачки.

  7. ^ Borozan, Đorđe. "Albanci u Jugoslaviji u Drugome svjetskom ratu" (PDF) (në serbisht). Zagreb: Centar za politološka istraživanja. fq. 367. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 25 dhjetor 2013. Marrë më 3 shtator 2012. Prvaci Druge prizrenske lige, predvođeni Daferom Devom, povukli su se sa njemačkim snagama, a vulnetarske formacije pritajeno su se sklonile u svoja matična sela.