Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2014/18

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Romakja me libër dhe "laps" në dorë

...në Festivalin e Librit dhe Artit Pamor i pari i kësaj forme në Shqipëri u krijuan dhe shpërndanë premierë dy çmime në nderim dhe kujtim të dy personaliteteve të kulturës shqipe, çmimi "Danish Jukniu" për punën më të mirë të arteve pamore, me të cilin është vlerësuar Armand Lulaj dhe çmimi "Ardian Klosi" me të cilin u vlerësua libri “Sende që nxirrte deti” i autorit Ardian Vehbiu?

...në Turkmenistani, në vendin e vetëm në botë që zyrtarisht ka Ministrinë e Kuajve, kremtohet Festa e Kalit, organizohet edhe gara e “Miss” kalit, ku zgjidhet kali më i bukur në vend dhe Çudia këtë herë është se në manifestim kanë marrë pjesë mysafirë nga 41 shtete të botës?

...një video prezantuesit të lajmeve e NBC, Brian Williams duke ‘performuar’ këngën e Snoop Dogg, “Gin and Juice”, është bërë hit në internet dhe videoja është publikuar në YouTube ditën e 21 prillit, ndërsa është shikuar afro 7.5 milionë herë dhe është përpiluar dhe sinkronizuar nga komiku Jimmy Fallon?

Sopranoja me famë botërore Inva Mula është pranuar kohët e fundit anëtare e Akademisë Botërore të Artit dhe Shkencës, (World Academy of Art and Science) dhe se kjo Akademi është e përbërë nga 730 anëtarë të kulturave të ndryshme, kombësive dhe disiplinave intelektuale, të zgjedhur në bazë të reputacionit që kanë në art, në shkencat natyrore dhe sociale, si dhe ato humane e shërben si një forum për reflektime mes shkencëtarëve, artistëve dhe dijetarëve për të biseduar për problemet jetësore ?

...Brazili nuk është destinacion, vetëm i dashamirëve të futbollit këtë vit, por edhe i atyre të vallëzimit erotik ku mbi 150 konkurrentë, do të marrin pjesë në Rio De Janiero, në “Pole World Cup” i cili që nga viti 2011 është bërë tradicional dhe gara zgjat tre ditë, ndërsa në shufrën e metalit, tregojnë lëvizjet e tyre valltare nga 36 shtete?

...sipas Arben Vrapit disa nga shpikësit shqiptarë më të njohur ndërkombtarisht janë nobelisti Ferid Murati, Qemal Butka, Rifat Gjota (Prishtinë), Ylli Tasi (Tiranë) dhe Taulant Hoxha?