Wikipedia:Wikimedians of Albanian Language User Group/Votime

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Po krijoj këtë faqen për votime të ndryshe që do na duhen në vazhdim.

Infobooth në OSCAL 2017[Redakto nëpërmjet kodit]

Grupi përshëndetje,

Kam kërkuar nje rapid grant ne Wikimedia për të printuar disa materiale rreth wikit në gjuhën shqipe për ti shpërndare gjatë OSCAL 2017 infobooth . Grantin e kam kërkuar në emër të User groupit me garant veten(pra përgjegjesinë për raportimin e mbaj unë). Që të kerkosh grante në emer të user groupit duhet të kesh një llogari të përbashket bankare me dike tjetër nga grupi, llogari e cila hapet vetëm per marje fondesh nga Wikimedia. Duke qene se këtë pjesë nuk e kemi zgjidhur akoma, dhe qe fondi që kërkova të mos quhet individual por infoboothi të quhet i organizuar nga UG, Wikimedia Foundation me sugjeroi që dhe pse skemi llogari të perbashket mund të përdoret e imja nese komuniteti është dakord dhe të procedohet si UG. Ju lutemi votoni me poshtë nëse jeni dakord/ose jo të procedoj si UG për grantin e infoboothitː Faleminderit, --Margott (diskutimet) 10 maj 2017 08:59 (CEST)[përgjigjuni]

Votimi & diskutimi[Redakto nëpërmjet kodit]

Blerja e domainit wikimedia.al me fonde nga Wikimedia[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshendetje,

deri tani domaini wikimedia.al ka qenë i blerë nga Liridoni me buxhet personal. Mendoj qe duke filluar tani e ne vazhdim ashtu sic kanë bëre dhe UG apo chapter të tjere ky domain te blihet nga wikimedia dhe të menaxhohet nga UG jonë. Do ishte shumë mirë ta kishim sidomos për emailin që kur organizojme evente të mos kontaktohen njerezit nga adresat tona personale. Sugjerime? Nëse do dikush ta mari përsiper aplikim dhe menaxhimin të shkruaj këtu. --Margott (diskutimet) 22 maj 2017 15:14 (CEST)[përgjigjuni]

CEE SPRING 2017 në Varshavë[Redakto nëpërmjet kodit]

Ky eshte viti i trete qe UG mer pjesë në konkursin CEE Spring. Ashtu si edhe vitet e kaluara pas perfundimit te konkusit te gjithe vendet pjesemarrese mblidhen ne nje vend te CEE per te diskutuar rreth te ardhmes se ketyre bashkepunimeve. Nga Shqiperia kemi 2 delegate të financuar. Do propozoja te shkonte një që ka ekperience në eventet e CEE spring që të aplikoje dhe për prezantim për të treguar punen që ështe bëre këtu, dhe nje i/e ri/re qe mund të jetë njeri/njera nga pjesëmarresit në konkurs që ka kontribuar me shumë në artikuj. Këte vit eventi zhvillohet ne Varshave ne data 22-25 shtator. Aplikimi për bursë eshte deri me date 15 qershor dhe deri me 30 qershor mund te aplikohet per prezantime.

Ju lutemi nese jeni të interesuar sigurohuni që mund te merni pjesë në event.

Faleminderit, --Margott (diskutimet) 22 maj 2017 15:29 (CEST)[përgjigjuni]

Propozime për të marë pjesë[Redakto nëpërmjet kodit]

--Margott (diskutimet) 13 qershor 2017 13:52 (CEST)[përgjigjuni]

--Jona Rizvanolli (diskutimet) 13 qershor 2017 14:00 (CEST)[përgjigjuni]