Jump to content

Xhamia e Detarëve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Xhamia e Detarëve

Xhamia e Detarëve (malazezisht: Džamija Pomoraca) e njohur edhe si Xhamia e Marinarëve është xhamiUlqin, Mali i Zi.

Për herë të parë u ngrit në vitin 1798 nga Ibrahim Bushati, pasha i Shkodrës në vitet 1796–1810, vëllai i Mahmud Pashë Bushatit. Ky objekt fetar është ndërtuar nga Ibrahim Pasha në shenjë falënderimi Allahut, sepse në betejën e Krusesë (viti 1796) ai u plagos rëndë, ndërsa vëllau i tij vdiq. Nga vdekja e sigurt e ka shpëtuar prifti ortodoks në ushtrinë osmane Jovan Knezheviq.[1] Pashai caktoi që të ardhurat nga katër dyqane në Shkodër të ndajnë të ardhura për mbulimin e shpenzimeve të xhamisë. Xhamia e detarëve ishte e vetmja në këtë qytet pa vakëf nga ku do të mbuloheshin pagat e imamit dhe muezinit si dhe riparimet në atë objekt. Përveç funksionit primar si xhami shërbente edhe si shkollë fetare (mejtep) dhe si strehë për udhëtarët dhe të varfërit.

Xhamia në vitin 1907

Xhamia e ka ruajtur ekzistencën e vet deri në vitin 1931 atëher kur vjen urdhëri nga pushteti serbo-malazez i asaj kohe për t’u prishur, dhe u deshten që të kalojnë shumë vite deri në rindërtimin e kësaj xhamie. Xhamia filloi të rindërtohet në vitin 2008 dhe pas 81 viteve, gëgjësisht më 1 qershor 2012 kjo xhami me minare 26 metra do të rihapet për besimtarët mysliman.[2] Xhamia e re u projektua nga arkitektet vendase Indira Dragovoja dhe Suada Ismailaga.[3][4] Në ndërtimin dhe përfundimin e punimeve të kësaj xhamie kontribut të madh shpirtërorë e material dhanë qytetarët e Ulqinit dhe të qytetit Alania të Turqisë, nën mbikqyrjen e Meshihatit të Bashkësisë Islame në Malin e Zi, Bashkësisë Islame në Ulqin si edhe Myftinisë së Alanias.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Ali BARDHI: DILEMAT RRETH XHAMISË NË MAHALLËN E RANËS NË ULQINul-info.me
  2. ^ U bë inagurimi i rindërtimit të "Xhamisë së Detarëve" në Ulqin[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]mesazhi.com
  3. ^ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).
  4. ^ "elif-broj-12-decembar-2004 by Admir Adrovic - Issuu". issuu.com (në anglisht). Marrë më 2023-05-16.