Zef Skiro Di Maxho

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Zef Skiro Di Maxho
Emri Zef
Mbiemri Skiro Di Maxho
Lindur më 11 janar, 1944
Lindur në Hora e Arbëreshëvet, Itali
Kombësia Shqiptar
Profesioni Poet, Shkrimtar, Dramaturg, Gazetar, Atdhetar

Zef Skiro Di Maxho, ose Zef Skiro Maji, (11 janar 1944, Hora e Arbëreshëvet) është një poet, dramaturg, shkrimtar, gazetar, përkthyes, eseist, atdhetar shqiptar e Italisë, përfaqësuesi më i shquar bashkëkohor i letërsisë arbëreshe-shqiptare.

Jetëshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zef Skiro Di Maxho lindi më 11 janar të vitit 1944Hora e Arbëreshëvet, Sicili, Itali. Studioj letërsin klasike në Universitetin e Palermës, ku ai u diplomua me një tezë mbi poemë "Këthimi" i Zef Skiroit, mbikqyrur nga Prof. Ati Zef Valentini. Profesor i letrave, ai mësoi në krahinën e Torinos, dhe për njëzet vjet në "Shkollën e mesme Dhimitër Kamarda" të Horës së Arbëreshëvet.

Mësues i letërsisë për shumë vite, ka kultivuar pasionin e tij për teatrin, dhe ai themeloi teatrin arbëresh. Zef Skiro Di Maxho, pas punës së bashku me priftin atdhetar shqiptar Gjergji Skiro, është kryedrejtor i revistës "Mondo Albanese" (Bota Shqiptare). Shquar për tonin e tij ironik e shpesh sarkastik, ka shkruar rreth dhjetë libra poetikë, ndër të cilat vlen të përmenden: “Nëpër udhat e parrajsit shqipëtarë e t'arbreshë”, “Poemë gjysmëserioze arbëreshe Orëmira”, “Për tokën fisnike të Horës”.

Tituj të veprave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Poemë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Nëpër udhat e parrajsit shqipetarë dhe t’Arbëreshë (1974)
  • Fatosat: trimat e rihnj arbëreshë apo arsyeja e gjëravet (1977)
  • Lufta e mivet me brethqit (1975)

Mbledhja e poezi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Teatri[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Dashuri magjkië (1982)
  • Pethku (1982)
  • Paja (1983)
  • Mushti 1860 (1984)
  • Shumë vizita (1986)
  • Oremira (1988)
  • Për tokën fisnike të Horës (1989)
  • Kërkuesit (1994)
  • Lule të shumta ka gjinestra (1997)
  • Ujët e Rruzahajnit (1999)
  • Gjëndje e përkohshme (2006)

Shih edhe këtu[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]