Jump to content

Gjeografia e Republikës së Maqedonisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
redaktoni hartën


Liqeni i Ohrit nga Sateliti

Maqedonia e Veriut ndodhet në pjesën juglindore të Evropës, kufizohet me Kosovën, Serbinë dhe Greqinë, Shqipërinë e Bullgarinë. Sipërfaqja e përgjithshme e Maqedonisë së Veriut është 25,713 km2, ky shtet shtrihet në koordinatat gjeografike 41 50 V, 22 00 L ku 24,856 km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 477 km2 ujë.

Vija kufitare të IRJM-ës është 25,333 km e gjatë dhe e ndanë atë me Kosovën 110 km, Serbinë 111 km (kufiri Kosovë - Serbi dhe Mali i Zi - Maqedonia ende nuk është i përcaktuar), Bullgarinë 148 km, Greqinë 246 km dhe me Shqipërinë 151 km.

Pjesa më e madhe e relievit është terren i vrazhdë, përpos luginës së Vardarit këtë e zbusin edhe rrethina e liqeneve të mëdha. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të lumit Vardar (50m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,764 metrave në vendin e quajtur maja e Korabit, (maqedonishtja: Golem Korab).

Klima në Maqedoninë e Veriut ndihet me ndikimet e klimës mesdhetare,të cilat i karakterizon vera e nxehtë dhe e thatë,dimri i lagësht dhe i ftohtë.

Disa nga lumenjtë janë: Lumi Vardar, Lumi Treska, Lumi i Zi, Lumi Mladost, Lumi i Tikveshit etj. 477 km katror e perbejne me ujë

Pasuritë natyrore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Si pasuri natyrore të këtij vendi llogariten: hekuri i cilësisë së ultë, bakri, zhiva, zinku, kromi, magnesiumi, nikeli, ari, argjendi, asbesti, gjipsi, pylltaria si dhe toka e punueshme .