Jump to content

Maliq bej Bushati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Maliq Bej Bushati)
Maliq bej Bushati
Kryeministër dhe zëvendësisht sekretar i Partisë Fashiste
Në detyrë
12 shkurt, – 10 maj, 1943
Paraprirë ngakm Eqrem bej Libohova; spf Kolë Bibë Mirakaj
Pasuar ngaLibohova
Ministër sekretar shteti për Punët e Mbrendshme
Në detyrë
12 prill, 1939 – 3 dhjetor, 1941
Paraprirë ngaZef Kadarja
Pasuar ngaMustafa Kruja
Të dhëna vetjake
U lind më8 shkurt 1890
Shkodër, Perandoria Osmane
Vdiq më20 shkurt 1946
Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë
NënshtetësiaShqiptar
Nënshkrimi

Maliq bej Bushati (Shkodër, 8 shkurt 1890 - Tiranë, 20 shkurt 1946) nëpunës, ministër e kryeministër shqiptar.

Lindi në Shkodër më 8 shkurt 1890,[1] i biri i Hysen bej Bushatit i degëzimit AlibegajBushatlinjve. I ati mori arsim ushtarak në shkollat më prestigjioze të Stambollit. Shërbeu me gradën major në policinë e Selanikut në dekadën e parë të shek. XX, por papritur vdiq në moshë të re më 1903.[2]

Maliqi pas ryzhdijes në Shkodër vijoi studimet në Robert College në kryeqytetin e Perandorisë Osmane ku u njoh me Ahmet Zogun,[3] në vitin 1910. Bëri pjesë në në rrethet shqiptare të Stambollit (anëtar i Klubit Shqiptar të Stambollit 1910-1912) dhe të Selanikut ku gjeti mjaft miq prej të atit, i edukuar me frymën atdhetare nisi të angazhohej për çështjen kombëtare. Mori pjesë në luftimet e frontit të Taraboshit në kohën e rrethimit të Shkodrës.[2]

Më 1914 radhitet sëbashku me veprimtarë të shquar atdhetarë si Hamid Gjylbegu, Riza Dani, Taip Shkodra, etj. në organizatën progresiste "Krahu kombëtar", e cila e transferoi qendrën nga Durrësi në Shkodër për shkak të ngjarjeve të atyre viteve që tronditën Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut.[4]

Në vitin 1915, kur malazezët u kthyen në Shkodër, iu desh të qëndronte në ilegalitet në Bushat ndër kushërinj. Më 1919 ishte drejtues i gazetës Populli në Shkodër. Gjatë viteve të Luftës I Botërore është anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe shef i degës së Shëndetsisë në Bashki. Gjatë Luftës së Koplikut ishte anëtar i shtabit të luftës.

U zgjodh deputet në periudhat 1921-1923 kur rreshtohet me Partinë Popullore[5] dhe në vitet 1925-1937 mbas Lëvizjes së Qershorit. Mbante kontakte me emigracionin antizogist[6] dhe ishte ndër përkrahësit eventualë të përmbysjes së Zogu,[7] synim për të cilin po punonte që më 1938 me Italinë fashiste.[8]

I lakuar si Ministër i Punëve të Brendshme në 1939-1941 dhe kryeministër në 1943. Në 14 shkurt 1946 pushkatohet si kolaboracionist së bashku me Patër Anton Harapin dhe Lef Nosin.[9]

  • Vllamasi, Sejfi (2012). Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942). Tiranë: Vllamasi. ISBN 978-9928-140-54-8.
  1. ^ Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist (A-Ç) (PDF). Tirana: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK). 2012. fq. 214–215. ISBN 978-9928-168-01-6.
  2. ^ a b Bushati, Hamdi (2003). Bushatllinjtë. Shkodër: Idromeno. fq. 369–378. ISBN 9789992784129.
  3. ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 93–94. ISBN 9789994356225.
  4. ^ Vllamasi 2012, p. 128.
  5. ^ Vllamasi 2012, p. 245.
  6. ^ Vllamasi 2012, p. 460.
  7. ^ Këlcyra, Ali (2012). Frashëri, Tanush (red.). Shkrime për historinë e Shqipërisë. Tiranë: Onufri. fq. 150–151. ISBN 978-99956-87-81-6.
  8. ^ Juka, Gëzim H. (2018). Shkodranët e 7 prillit dhe të 29 nëntorit. Tiranë: Reklama. fq. 87–89. ISBN 9789928440358.
  9. ^ Fischer, Bernd Jürgen (1999). Albania at War, 1939-1945 (në anglisht). Purdue University Press. fq. 141. ISBN 9781557531414.