2020
Appearance
◄ |
Shekulli 20 |
Shekulli 21
◄ |
Vitet 1990 |
Vitet 2000 |
Vitet 2010 |
Vitet 2020
◄◄ |
◄ |
2016 |
2017 |
2018 |
2019 |
2020
| 2021
| 2022
| 2023
| 2024
| ►►
Jan.
| Shk.
| Mar.
| Pri.
| Maj
| Qer.
| Kor.
| Gus.
| Sht.
| Tet.
| Nën.
| Dhj.
Ngjarje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Janar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 Janar - Kroacia fillon termin e saj të presidencës së Bashkimit Evropian.
- 3 Janar - Një goditje me dronë në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit vret dhjetë njerëz, duke përfshirë shënjestrën, Qasem Soleimani dhe lideri paraushtarak irakien Abu Mahdi al-Muhandis.
- 5 Janar
- Lufta e Dytë Civile Libiane: Presidenti Rexhep Taip Erdogan shpal zbarkimin e trupave turke në Libi duke mbështetur qeverinë e njohur nga OKB.
- Zgjedhjet presidenciale kroate: Zoran Milanović zgjidhet President i Kroacisë.
- 16 Janar - Fillon Gjyqi i Impeachment për Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Senat. Ai shpallet i pafajshëm më 5 Shkurt.
- 20 Janar - Pandemia COVID-19: Autoritetet kineze konfirmojnë publikisht transmetimin njeri-njeri të SARS-CoV-2.
- 22 Janar - Parlamenti Helen zgjedh Katerina Saqellaropulun si Presidente të Greqisë.
- 23 Janar - Pandemia COVID-19: Qyteti kinez Wuhan, epiqëndra e shpërthimit të parë të COVID-19, karantinohet duke anulluar kështu edhe transportin publik si dhe fluturimet.
- 28 Janar - Një tërmet me magnitudë 7.7, më i madhi që nga 1964 në Karaibe, godet hapësirën midis Kubës dhe Xhamajkës.
- 29 Janar - Presidenti amerikan Donald Trump firmos marrëveshjen ShBA-Meksikë-Kanada, një marrëveshje tregtare që zëvëndëson NAFTAn.
- 30 Janar - Pandemia COVID-19: OBSH shpall sëmundjen si një emergjencë të shëndetit publik e rëndësisë ndërkombëtare.
- 31 Janar - Britania e Madhe dhe Gjilbraltari tërhiqen nga Bashkimi Evropian.
Shkurt
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 2 Shkurt - Një datë e rrallë universalisht simetrike ndodh në kalendarin Gregorian. Këto ngjarje ndodhin rreth një herë në 1000 vite. Hera e fundit kur ndodhi një ngjarje e tillë ishte 1111.
- 11 Shkurt - OBSH e emërton sëmundjen COVID-19.
- 19 Shkurt - Të shtënat e Hanaut: 11 njerëz vriten dhe 5 plagosen në një sulm terrorist nga një ekstremist i djathtë që shënjestroi lokalet e shishës në Hanau, afër Franfkurtit, Gjermani.
- 28 Shkurt - Lufta Civile Siriane: NATO shpreh solidaritet me Turqinë pasi 34 ushtarë turq u vranë në një sulm ajror nga forcat pro qeverisë siriane.
- 29 Shkurt - Një marrëveshje paqe e kushtëzuar nënshkruhet mes ShBA-ve dhe Talebanëve. ShBA-të fillojnë tërheqjen graduale të trupave nga Afghanistani më 10 Mars.
Mars
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 9 Mars - Italia bëhet vëndi i parë që zbaton një karantinë kombëtare si kundërpërgjigje ndaj shpërthimit të pandemisë COVID-19.
- 11 Mars - OBSH shapll COVID-19 një pandemi.
- 12 Mars - Tregjet botërore të stoqeve për shkak të pandemisë COVID-19 dhe ndalimit të udhëtimit nga ShBA-të prej zonës Shengen.
• Nexhmije Pagarusha
• Leze Qena
• Adem Mikullovci