Jump to content

Alaattin Çakıcı

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Alaattin Çakıcı (lindi më 20 janar 1953) është ish-anëtarë i organizatës Ujqërit gri dhe një nga kriminelët turk të botës së krimit.

Në shërbim të MİT

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mehmet Eymür, zyrtarë i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës Turke, ka zbuluar se ishte personi i parë që e ka punësuar Alaattinin për operacione të fshehta të MİT. Yavuz Ataç konfirmoi se ai u njoh me Alaattin Çakıcı dy muaj më vonë pasi u bashkua me MİT, si menagjer i departamentit të sigurisë. Ataç ka thënë "Çakıcı ka qenë një i arratisur, i kërkuar për gjashtë ose shtatë krime në kohën kur e takoi për herë të parë". Sipas Ataçit, Çakıcı u caktua për operacione jashtë Turqisë.

Në vitin 1995, Çakıcı ishte në listën e vrasjes së Revolucionit të Majtë, një organizatë Marxism–Leninism.

Lidhjet politike dhe skandalet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çakıcı ka kontraktuar vrasjen e Cavit Çağlar, një biznesmen i pasur nga Bursa, politikanë i nivelit të lartë dhe ministër i qeverisë, dhe Mehmet Üstünkaya, ish-president i Beşiktaş J.K, në lidhje me incidentet të njohura si "Skandali Türkbank" në lidhje me privatizimin e Bankës Tregtare TurkeKorkmaz Yiğit. Komploti u zbulua nga policia në fazën përgatitore.

Largimi jashtë vendit (1992-1998)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çakıcı shkoi jashtë vendit me ndihmën e një pasaporte të rrejshme. Ishte vendosur që ai do të udhëtojë në Belgjikë, SHBA, Itali, Afrikën Jugore, Francë, Brazil, Singapor dhe Japoni. Ai ka pasur përgjegjësi për vrasjen e 41 njerëzve.

Arrestimi në Francë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas policisë turke, policia franceze ka arrestuar atë më 17 gusht 1998 në hotel të Nices së bashku me rojtarin e tij Murat Güler dhe korierën e tij Aslı Fatoş Ural, vajza e kompozitorit Selçuk Ural. Ai ka pasur një pasaportë të rrejshme turke me emrin "Nedim Caner" dhe kishte 17.000 dollarë amerikane. Pas 16 muajve të burgosjes në Francë, ai u kthye në Turqi me dëshirë më 14 dhjetor 1999. Ai u burgos në burgun e Kartalit, Stamboll.

Largimi jashtë vendit (2003-2004)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çakıcı u lirua nga burgu më 1 dhjetor 2002. Edhe pse nuk kishte të drejtë të largohet nga Turqia dhe pasaporta e tij ishte i konfiskuar, ai u ik nga AntaliaGreqi. Çakıcı morri një identitet dhe fotografi të rrejshëm prej policisë në Ümraniye, Stamboll.

Arrestimi në Austri

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çakıcı qëndroi katër muaj e gjysmë në Paris dhe Strasburg në Francë. Në mënyrë që ta vizitojë djalin e tij Ali Çakıcı në spital të Grazit, ai ka vozitur për në Austri duke ndryshuar veturën e tij tre herë gjatë udhëtimit të tij. Qëllimi i tij ishte ta kaloj Italinë për t'u bashkuar me të dashurën e tij Aslı Fatoş Ural. Policia austriake e arrestoi Çakıcı më 14 korrik 2004 jashtë qytetit të Grazit. Ai kishte një pasaportë të gjelbërt turke me emrin Faik Meral, një agjent i MİT në pension, dhe kishte 4.000 euro. Viza në pasaportën e tij tregonte se ai së pari ka udhëtuar në Rusi, pastaj në Gjermani, ku qëndroi për disa kohë para se të udhëtonte në Francë.

Pas kthimit të tij në Turqi, Çakıcı u vendos në gjykatë dhe u shpall fajtor për krimet :

  • Tre vjet dhe katër muaj dënim për kontratën e tij për ta vrarë gazetarin Hıncal Uluç, pasi kishte shkruar në gazetë që ai dhe gruaja e tij Uğur Kılıç ishin për t'u divorcuar.
  • Tre vjet dhe katër muaj dënim për krime në lidhje me sulmin e 26 marsit të vitit 2000 në klubin Karagümrükspor në Stamboll.
  • 19 vite dhe dy muaj dënim për kontratën e tij për ta vrarë ish-gruan e tij.
  • Dhjetë vite dhe dhjetë muaj dënim për sulmin në veturën e Adil Öngenit.