Kërceni tek përmbajtja

Alex Telles

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Alex Telles
Telles duke luajtur për Porton në 2018
Personal information
Emri i plotë Alex Nicolao Telles
Data e lindjes 15 dhjetor 1992 (32 vjeç)
Vëndi i lindjes Caxias do Sul, Brazil
Gjatësia 1.81 m (5 ft 11 in)
Pozicioni(et) Mbrojtës i majtë
Karriera rinore
2007–2011 Juventude
Karriera e lartë*
Vitet Team Apps (Gls)
2011–2012 Juventude 13 (2)
2013 Grêmio 36 (1)
2014–2016 Galatasaray 39 (2)
2015–2016Internazionale (huazim) 21 (0)
2016–2020 Porto 129 (21)
2020–2023 Manchester United 30 (0)
2023–2024 Al Nassr 29 (2)
Karriera ndërkombëtare
2019– Brazili 6 (0)
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve, të sakta prej datës 2 shtator 2024
‡ Ndeshjet dhe golat e Kombëtares, të sakta prej datës 30 mars 2022

Alex Nicolao Telles (lindur më 15 dhjetor 1992) është një futbollist profesionist brazilian i cili luan si mbrojtës i majtë për kombëtaren braziliane. Ai është një mbrojtës që sulmon, i shpejtë dhe me karakteristika organizatori.[1]

Telles është shumë i vlerësuar në Brazil dhe në vitin 2013 u emërua në skuadrën e vitit të kampionatit Brasileirão.[2]

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Juventude and Grêmio

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Telles ka lindur në Caxias do Sul, një qytet në shtetin brazilian të quajtur Rio Grande do Sul. Në moshën 8 vjeç, ai filloi të luante futboll me fëmijët e lagjes dhe më pas hyri në akademinë e Esporte Clube Juventude.

Telles filloi karrierën e tij si profesionist me Juventuden, ku debutoi më 24 janar 2011 kundër São José-PA.[3] Ai shënoi golin e parë më 20 gusht në barazimin 1–1 në shtëpi kundër Cruzeiro.[4]

Në dhjetor, ai kaloi te Grêmio në një marrëveshje bashkpronësie me Juventuden.[5] Ai bëri debutimin e tij me Grêmion më 3 shkurt 2013 kundër Internacional.[6] Më 26 maj, Telles bëri debutimin e tij në Série A, elita e futbollit brazilian, duke luajtur si titullar në fitoren 2–0 në shtëpi kundër Náutico.[7]

Më 22 janar 2014, pas negociatave të gjata, Telles u transferua te klubi turk Galatasaray për 6 milion , duke firmosur një kontratë katër-vjeçare.[8] Ai debutoi dy javë më vonë duke luajtur si titullar në një ndeshje të kupës kundër Tokatspor, kurse debutimi në Süper Lig erdhi gjatë fitores 3–0 kundër Eskişehirspor më 8 shkurt 2014.[9] Telles shënoi golin e parë për klubin e tij të ri më 17 shkurt në një fitore 6–1 brënda në shtëpi kundër Akhisar Belediyespor.[10]

Huazimi te Internazionale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 31 gusht 2015, Telles u huazua te klubi italian i Serie A Inter për një sezon për shumën e 1.3 milion €, që do të shtoheshe me 250,000 € nëse ekipi do të siguronte pjesmarrjen në fazën e grupeve të UEFA Ligës së Kampioneve.[11] Marrëveshja kishte edhe një mundësi blerje për 8.5 milion €,[11] çka i jepte mundësinë Interin ta bënte transferimin përfundimtar pasi sezoni të kishte përfunduar.[12] Telles u bashkua me ish trajnerin e tij te Galatasaray, Roberto Mancini.[13]

Ai debutoi për klubin më 13 shtator në ndeshjen e javës së tretë të Serie A kundër rivalëve të qytetit Milan; ai luajti 90 minuta të plota dhe kontriboi në fitimin e ndeshjes.[14]

Më 12 korrik 2016, Telles u ble nga klubi portugez FC Porto për 6.5 milion €. Sipas deklaratës për shtyp nga Galatasaray, klubi nga Stambolli do të mbante 10% të vlerës të tij nëse një transferim tjetër do të ndodhte në të ardhmen.[15] Një ditë më pas, pasi firmosi kontratën pesë-vjeçare, ai tha: "Synoj tituj, synoj një histori shumë të bukur. Së fundmi kam folur me të afërmit e mi dhe nuk dua të jem kalimtar këtu, dua të lë një trashëgimi."[16] Telles bëri paraqitjen e parë zyrtare me klubin më 12 gusht në një fitore 3–1 jashtë fushe ndaj Rio Aves, ku ai zhvilloi një paraqitje të dobët dhe mori edhe karton të kuq.[17] Pavarësisht fillimit të vështirë, Telles gradualisht fitoi vendin e tij në formacionin titullar, dhe shënoi golin e parë në fitoren 3–1 në Estádio do Dragão kundër klubit rival Boavista.[18]

Manchester United

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 5 tetor 2020, Manchester United arriti një marrëveshje paraprake me Porton për blerjen e Telles për një shifër cila besohej të ishte 15.4 milion £.[19] Transferimi u zyrtarizua po në atë ditë dhe Telles u prezantua si lojtari më i ri i United.[20]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Telles ka edhe pasaportë italiane,[21] çka i jep të drejtën të përfaqsojë kombëtaren italiane në arenën ndërkombëtare.[21] Në tetor 2016, Telles tha se ai do ta "mirëpriste" një thirrje nga të kaltrit, duke shtuar se stërgjyshërit e tij janë italian dhe se ai ndihej italian.[22]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 6 mars 2019[23]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezoni dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa[a] Kupa e Ligës[b] Kontinenti Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Juventude 2011 Série D 4 1 0 0 12[c] 0 16 1
2012 Série D 9 1 2 0 14[c] 0 25 1
Gjithsej 13 2 2 0 26 0 41 2
Grêmio 2013 Série A 36 1 6 0 3[d] 0 6[e] 0 51 1
Galatasaray 2013–14 Süper Lig 15 1 4 0 2[f] 0 21 1
2014–15 Süper Lig 22 1 8 0 5[f] 0 1[g] 0 36 1
2015–16 Süper Lig 2 0 0 0 0 0 1[g] 0 3 0
Gjithsej 39 2 12 0 7 0 2 0 60 2
Internazionale (huazim) 2015–16 Serie A 21 0 1 0 22 0
Porto 2016–17 Primeira Liga 32 1 2 0 2 0 9[f] 0 45 1
2017–18 Primeira Liga 30 3 5 0 3 0 7[f] 1 45 4
2018–19 Primeira Liga 24 1 4 1 4 0 8[f] 1 1[h] 0 41 3
Gjithsej 86 5 11 1 9 0 24 2 1 0 131 8
Gjithsej karriera 195 10 32 1 9 0 34 2 35 0 305 13
  1. ^ Ndeshejt në Copa do Brasil, Kupa e Turqisë, Coppa Italia dhe Taça de Portugal
  2. ^ Ndeshjet në Taça da Liga
  3. ^ a b Të gjitha ndeshjet në Campeonato Gaúcho dhe Copa FGF
  4. ^ Të gjitha ndeshjet në Copa Libertadores
  5. ^ Të gjitha ndeshjet në Campeonato Gaúcho
  6. ^ a b c d e Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  7. ^ a b Ndeshje në Superkupën e Turqisë
  8. ^ Ndeshje në Supertaça Cândido de Oliveira
Juventude[23]
Galatasaray[23]
Porto[23]
  1. ^ "Roberto Carlos'tan Alex Telles yorumu" [Roberto Carlos flet për Alex Telles] (në turqisht). TRTspor. 16 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2020. Marrë më 19 janar 2014.
  2. ^ "Seleção do Campeonato Brasileiro Série A 2013" [Njëmbëdhjetshja më e mirë e ligës braziliane 2013] (në portugalisht). CBF. 9 dhjetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 18 dhjetor 2013. Marrë më 19 janar 2014.
  3. ^ EC São José vs. Juventude 1–2; Global Sports Media (në anglisht), 24 janar 2011
  4. ^ Juventude-RS 1 x 1 Cruzeiro-RS - Decepção alviverde em Caxias do Sul! (Juventude-RS 1–1 Cruzeiro-RS — Alviverde zhgënjim në Caxias do Sul!) Arkivuar 20 dhjetor 2013 tek Wayback Machine; Futebol Interior (në portugalisht), 20 gusht 2011
  5. ^ Grêmio contrata lateral esquerdo Alex Telles e encaminha parceria com o Juventude (Grêmio firmos me mbrojtësin e majtë Alex Telles dhe shtyn bashkpunimin me sulmuesin e Juventudes); UOL Esporte (në portugalisht), 12 dhjetor 2012
  6. ^ Deu a lógica: em Gre-Nal quente, Inter vence os reservas do Grêmio; Globo Esporte (në portugalisht), 3 shkurt 2013
  7. ^ Grêmio cumpre promessa, joga bem e vence Náutico pelo Brasileirão; Globo Esporte (në portugalisht), 26 maj 2013
  8. ^ Alex Telles Galatasaray'da [Alex Telles te Galatasaray]; Uebfaqja zyrtare e Galatasaray (në turqisht), 22 janar 2014
  9. ^ "Galatasaray vs. Eskişehirspor 3 – 0" (në anglisht). Soccerway. 8 shkurt 2014. Marrë më 21 shkurt 2020.
  10. ^ "Telles ilk golünü attı" [Goli i parë i Telles] (në turqisht). Hürriyet. 8 mars 2014. Marrë më 9 mars 2014.
  11. ^ a b Galatasaray (1 shtator 2015). "Alex Nicolao Telles – Geçici Transfer" (në turqisht). Turkish Public Disclosure System (KAP). Marrë më 5 shtator 2015.
  12. ^ "ALEX TELLES IS A NERAZZURRI PLAYER" [Alex Telles është një lojtar zikaltër] (në anglisht). inter.it. 31 gusht 2015. Arkivuar nga origjinali më 22 prill 2018. Marrë më 22 prill 2018.
  13. ^ "Felipe Melo, Adem Ljajic and Alex Telles complete Inter Milan moves" [Felipe Melo, Adem Ljajic dhe Alex Telles plotësojnë kalimet te Interi] (në anglisht). ESPN FC. 1 shtator 2015. Marrë më 22 prill 2018.
  14. ^ "Serie A: Inter-Milan 1-0, Guarin decide il derby" [Serie A: Inter-Milan 1-0, Guarin vendos derbin] (në italisht). Sport Mediaset. 13 shtator 2015. Marrë më 22 prill 2018.
  15. ^ "OFICIAL: Alex Telles no FC Porto por 6,5 milhões de euros" [Zyrtare: Alex Telles te FC Porto për 6.5 milion euro]. Mais Futebol (në portugalisht). 12 korrik 2016. Marrë më 16 janar 2019.
  16. ^ "Alex Telles: «Não quero vir de passagem, quero deixar um legado»" [Alex Telles: «Nuk erdha që të jem kalimtar, dua të lë një trashëgimi»]. Record (në portugalisht). 13 korrik 2016. Arkivuar nga origjinali më 17 janar 2019. Marrë më 16 janar 2019.
  17. ^ "Alex Telles com estreia azarada" [Alex Telles me një debutim të pafat]. Record (në portugalisht). 12 gusht 2016. Arkivuar nga origjinali më 17 janar 2019. Marrë më 16 janar 2019.
  18. ^ "F.C. Porto vence Boavista com reviravolta" [F.C. Porto fiton me Boavista me përmbysje]. Jornal de Notícias (në portugalisht). 23 shtator 2016. Marrë më 16 janar 2019.
  19. ^ "Alex Telles: Manchester United agree deal in principle for Porto left-back" [Alex Telles: Manchester United arrin një marrëveshje në parim për mbrojtësin e majtë të Portos]. Sky Sports (në anglisht). 4 tetor 2020. Marrë më 5 tetor 2020.
  20. ^ "Telles signs for United" [Telles firmos për United]. ManUtd.com (në anglisht). Manchester United F.C. 5 tetor 2020. Marrë më 5 tetor 2020.
  21. ^ a b "Italy ask after Alex Telles" [Italia pyet për Alex Telles] (në anglisht). Football Italia. 9 tetor 2016. Marrë më 22 prill 2018.
  22. ^ Ben Gladwell (13 tetor 2016). "Porto defender Alex Telles open to representing Italy instead of Brazil" [Mbrojtësi i Portos Alex Telles i hapur për të përfaqsuar Italinë në vend të Brazilit] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 22 prill 2018.
  23. ^ a b c d "Alex Telles" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 13 dhjetor 2016.
  24. ^ "FC Porto conquista Supertaça pela 21.ª vez" [FC Porto fiton Superkupën për herë të 21të] (në portugalisht). Rádio e Televisão de Portugal. 4 gusht 2018. Marrë më 7 gusht 2018.
  25. ^ "Os melhores do campeonato são homenageados na festa da Premiação Brasileirão 2013" [Më të mirët e kampionatit nderohen në partin e çmimeve Brasileirão 2013] (në portugalisht). CBF. 9 dhjetor 2013. Marrë më 13 nëntor 2018.
  26. ^ "Campeão, Cruzeiro domina Bola de Prata 2013; veja a seleção do Brasileirão" [Kampion, Cruzeiro dominon Bola de Prata 2013; shihni përzgjedhjen e Brasileirão] (në portugalisht). ESPN Brasil. 9 dhjetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 13 nëntor 2018. Marrë më 13 nëntor 2018.
  27. ^ "SJPF revela os melhores 11 de 2016" [SPFP zbulon 11 më të mirët e 2016] (në portugalisht). SJPF. 20 mars 2017. Marrë më 13 nëntor 2018.
  28. ^ "Sindicato revela os melhores 11 de 2017" [Bashkimi zbulon 11 më të mirët e 2017] (në portugalisht). SJPF. 19 mars 2018. Marrë më 13 nëntor 2018.
  29. ^ "Vencedores dos Prémios mensais da Liga Portugal 2017–18" [Fituesit e çmimeve mujore të Liga Portugal 2017–18] (në portugalisht). Liga Portugal. 15 shtator 2017. Arkivuar nga origjinali më 13 nëntor 2018. Marrë më 13 nëntor 2018.
  30. ^ "Jonas e Chiquinho, os melhores de janeiro" [Jonas dhe Chiquinho, më të mirët e janarit] (në portugalisht). Liga Portugal. 14 shkurt 2018. Marrë më 13 nëntor 2018.[lidhje e vdekur]
  31. ^ "Jonas e Vinícius, os melhores de fevereiro" [Jonas dhe Vinícius, më të mirët e shkurtit] (në portugalisht). Liga Portugal. 14 mars 2018. Marrë më 13 nëntor 2018.[lidhje e vdekur]
  32. ^ "Bruno Fernandes e Ricardo Gomes eleitos "Jogador do Mês" de abril" [Bruno Fernandes dhe Ricardo Gomes zgjidhen "Lojtarët e muajit" për prillin] (në portugalisht). Liga Portugal. 10 maj 2018. Marrë më 13 nëntor 2018.
  33. ^ "FC Porto lidera Onze do Ano" [FC Porto udhëheq njëmbëdhjetëshen titullar të vitit] (në portugalisht). Liga Portugal. 5 korrik 2018. Arkivuar nga origjinali më 4 nëntor 2022. Marrë më 13 nëntor 2018.
  34. ^ "Alex Telles foi eleito Futebolista do Ano na Gala dos Dragões de Ouro" [Alex Telles zgjidhet futbollisti i vitit në galanë Dragões de Ouro] (në portugalisht). Sapo Desporto. 30 shtator 2018. Marrë më 30 shtator 2018.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]