Jump to content

Ali bej Evrenozi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ali bej Evrenozi ose Ali bej Vranezi (turqisht: Evrenosoğlu Ali Bey),[1] i njohur thjesht si Ali Beu,[2] ishte një komandant ushtarak osman në shekullin e 15-të. Ai ishte një nga djemtë e Evrenozëve, një gjeneral osman. Gjatë viteve 1430 ai ishte sanxhak-beu i sanxhakut të Shqipërisë, i cili, pas disfatës fillestare, shtypi revoltën shqiptare të viteve 1432–1436 me ndihmën e forcave të komanduara nga Turhan Beu. Në vitin 1440 ai mori pjesë në rrethimin e pasuksesshëm osman të Beogradit.

Ali Beu ishte djali i komandantit osman Evrenos Beu. Fillimisht, Evrenos Βey ishte një personalitet fisnik, një bej në principatën e Karasit, i cili iu bashkua osmanëve vetëm pas pushtimit të bejlikut nga ana e tyre në vitin 1345.[3] Një legjendë greke[4] thotë se babai i Evrenosit ishte një farë Ornos, guvernator renegat bizantin i Bursës (Prusa) i cili dezertoi te osmanët dhe më pas te Karasi, pas Rrethimit të Bursës, në vitin 1326.[5] Familja Evrenos ishte sigurisht me origjinë joturke.[6] Stanford J. Shaw e konfirmon këtë, duke deklaruar se Evrenos ishte fillimisht një princ feudal bizantin në Anadoll, i cili kishte hyrë në shërbimin osman pas pushtimit të Bursës, u konvertua në Islam dhe më vonë u bë një komandant ushtarak kryesor nën Orhanin dhe Muratin.[7] Joseph von Hammer e konsideronte Evrenosin thjesht si një grek bizantin të konvertuar në Islam.[8]

Ali Beu ishte sanxhakbej i sanxhakut të Shqipërisë para vitit 1432. [9] Kur Ishak Beu pushtoi Dagnum nga Koja Zaharia në vitin 1430, ai iu bashkua territorit të kontrolluar nga Ali Beu.

Në fazën e hershme të kryengritjes shqiptare, në dimrin e vitit 1432, Sulltan Murati II mblodhi rreth 10.000 trupa nën drejtimin e Ali Beut, të cilët marshuan përgjatë rrugës Egnatia dhe arritën në luginën qendrore të Shkumbinit, ku i zunë pritë dhe u mundën nga forcat e Gjergj Arianitit. Në vitet 1435-1436 ai ndoqi fushatën e Turhan Beut, e cila rivendosi sundimin osman në rajon.

Fushata të tjera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas disa legjendave Huniadi ishte dhëndri i Evrenosoglu.[10] Huniadi u bë intim me mbretin e Hungarisë pasi ai u arratis nga Aliu.

Evrenosoglu komandoi një ushtri e cila u dërgua për të plaçkitur Vllahinë [11] dhe Transilvaninë në vitin 1438. [2] Në vitin 1440 Ali Beu mori pjesë në rrethimin e pasuksesshëm të Beogradit, ku ndërtoi një mur rreth qytetit dhe e përdori atë për të hedhur gurë.[2] Sipas Konstantin Mihailoviçit, titulli i beut dhe pasuria përkatëse iu premtua ushtarit osman që do të valëviste flamurin osman në muret e Beogradit. Edhe pse Evrenosoglu kishte tashmë titullin e beut në atë kohë, ai vendosi të drejtonte personalisht sulmin në muret e kështjellës së Beogradit me shpresën për të rritur reputacionin e tij tashmë të madh. [1] Kur Murati II vdiq në vitin 1451, Ali Beu u dërgua nga Mehmeti II për të mbytur djalin e Muratit, Kuçuk (Vogël) Ahmed Çelebiun. [2]

Evrenosoglu u varros në oborrin e xhamisë Gazi Evrenos në Jenixhe (Giannitsa moderne në Greqi).[12]

Nganjëherë dhe në disa burime Ali Beu Evrenosoglu ngatërrohet me Ali bej Mihalollin.

  •  Babinger, Franz (1992). Mehmed the Conqueror and His Time. Bollingen Series 96. Translated from the German by Ralph Manheim. Edited, with a preface, by William C. Hickman. Princeton, New Jersey: Princeton University Press. ISBN 0-691-09900-6. OCLC 716361786.
  • Jefferson, John (17 gusht 2012). The Holy Wars of King Wladislas and Sultan Murad: The Ottoman-Christian Conflict from 1438-1444. BRILL. fq. 163, 244. ISBN 978-90-04-22925-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  1. ^ a b Jefferson 2012.
  2. ^ a b c d Babinger 1992.
  3. ^ International Journal of Turkish Studies Volumes 7-8 (Turkey -- Periodicals, Turkey -- Periodicals -- History, Turkish antiquities -- Periodicals) (në anglisht). University of Wisconsin. 2001. fq. 13. Marrë më 16 shkurt 2022.
  4. ^ Bent Holm, Mikael Bøgh Rasmussen, red. (2021). Imagined, Embodied and Actual Turks in Early Modern Europe. Hollitzer. fq. 5. ISBN 9783990121252. According to a Greek legend, Evrenos Bey's father was the governor of Bursa and a convert {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ P. Voutierides, "Neai Ellenikai Poleis-Yenitsa" Panathinaia 25 (1912-13), p. 210.
  6. ^ Lapavitsas, Costas; Cakiroglu, Pinar (2019-08-08). Capitalism in the Ottoman Balkans: Industrialisation and Modernity in Macedonia (në anglisht). Bloomsbury Publishing. fq. 91. ISBN 978-1-78831-660-6.
  7. ^ Stanford J. Shaw: History of the Ottoman Empire and Modern Turkey. Volume 1, Empire of the Gazis: The Rise and Decline of the Ottoman Empire 1280–1808. Cambridge University Press, 1977.
  8. ^ Joseph von Hammer: Geschichte des Osmanischen Reiches. Zweite verbesserte Ausgabe Bd. I - IV. Hartlebens, Pesth 1836. (Serbo-Croatian edition by Nerkez Smailagić. Zagreb, 1979.)
  9. ^ Pollo, Stefanaq; Arben Puto; Kristo Frashëri; Skënder Anamali (1974). Histoire de l'Albanie, des origines à nos jours (në frëngjisht). Horvath. fq. 78. ISBN 978-2-7171-0025-9. Marrë më 23 qershor 2011. Le sandjakbey d'Albanie, Ali bey Evrenos, partant de Gjirokastra, se porta aussitôt contre Arianite, mais les Turcs, selon le chroniqueur Oruc, furent battus à Buzurshek, dans la vallée du Shkumbin.
  10. ^ Held, Joseph (1985). Hunyadi: legend and reality. East European Monographs. fq. 9. ISBN 978-0-88033-070-1. Marrë më 12 qershor 2011. mentioned a rumor that Hunyadi may have served the Ottoman Ali, son of Evrenos, as a groom, {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Treptow, Kurt W. (2000). Vlad III Dracula: the life and times of the historical Dracula. Center of Romanian Studies. fq. 203. ISBN 978-973-98392-2-8. Marrë më 10 qershor 2011. Ali-bey Evrenos-ogly {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Vakalopoulos, Apostolos E. (1973). History of Macedonia, 1354-1833. Institute for Balkan Studies. fq. 259. Marrë më 22 qershor 2011. Yenitsá ... Of the smaller mosques the most important were those of Gazi Evrenos..Beneath a high dome with many windows, Ghazi Evrenos lay buried amid the tombs of those 'gazis' who died as 'martyrs' (in other words, who fell in battle). In the courtyard of this mosque were the tombs of Ali Bey and Gazi Isa Bey, the sons of Evrenos. . {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)