Jump to content

Allasheci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Allashec
Алашевце
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej2.668

Allashec, (maqedonisht: Алашевце/Alaševce) ёshtё fshat nё komunën e Likovës, Maqedoni.

Allasheci është fshat kodrinor, ku shtrihet në pjesën veriperëndimore të Kumanovës.

ARA DRUMIT-kompleks arash.
BELLAVOD-nga slla. Bellavoda - Uji i bardhë ; mal i pasur me burime.
ÇESHMA HAXHI FAIKIT-burim që e kishte hapur Faiku.
ÇESHMA HAXHI MISINIT- sipas pronarit të burimit.
ÇESHMA MIXHES ELEZ-sipas kryefamiljarit Elezi.
ÇIRIÇANE - mal i pasur me drunj të lloj-llojshëm.
GURI ÇIRIÇANES-gur që gjendet në malin Çiriçan.
GURI AVDIS-është gur me një madhësi të madhe, që nuk dihet se kush ishte Avdiu.
KOJRIA -mal i pasur me shkurre, ferra etj.
KODRA JESHILT (GJELBËR)-kodër e veshur me barishta dhe me drunj që nuk u bien gjethet.
LEDINA-kompleks arash, në të kaluarën kishte qenë djerrinë.
LLUGA-ara që kanë pasur në të kaluarën ferra e shkurre të ndryshme.
OGRAXHE - nga slla. Ograda - vend i rrethuar ; mal që gjendet në pjesën e epërme të fshatit.
PRONI GRUNIT-përrua sipas emrit personal Grun.
PRONI SEISHTAVE-përrua i pasur me shkurre.
STANI-kompleks arash, në të kaluarën kishin qenë tëbanat.
SEISHTE-ara që kanë marrë emrin sllav seishte-mbjellje.
SLLUBICA MADHE-lëndinë.
SLLUBICA VOGEL-lëndinë, kullotë bagëtish.
RRAHISHTA - nga fjala Rrah,u - tokë buke a kullotë, që hapet në pyll duke i prerë drunjët e shkurret ; vend i rrafshët në bjeshkë.
RUPA-kompleks arash, që për nga konfiguracioni i tokës janë në formë të gropës, nga slla. Rupa - gropë.
TE LLAKA-livadhe moçalike që përmbajnë ujë, disa prej tyre janë bërë tokë punuse.
TE LIVADHI SALIVE-janë ara dhe livadhe të familjes Salihu.
TE KUMLLAT-janë ara, që ka pasur trupa kumbullash.
TE ROVINAT-janë ara , nga maqe. Rovina - gropë e hapur nga të rreshurat.
TE PRONI MURTEZIT - emërtim sipas Murtezit.
TE VNESHT-kompleks arash, në të kaluarën ka pasur hardhi rrushi.
TE XHIRI-livadhe ku afër tyre ka gjirna uji.
TE UDHT E BARDHA-rrugë në hyrje të fshatit, ku dheu është me ngjyrë të bardhë.
TE GURI TUPANIT-supozohet se në atë guri njerëzit i bienin tupanit (daulles).
TE GURT E ÇIREÇIT- janë gurë që kanë ngjyrë të bardhë dhe përdoren për gëlqerosjen e shtëpive. Në të folmen e Kumanovës përdoret leksema çireç = gëlqere.
TE LIVADHET E GAVELLËS-janë ara dhe livadhe, pronë e lagjes Gavella.
VORRI MIXHES OSMAN-varr që gjendet në vendin e quajtur Sllubicë, nuk dihet se kush ishte Osmani.[1]

Në këtë fshat është zvogëluar numri i popullsisë për shkak të kushteve të vështira të jetës. Në vitin 1948 kanë jetuar rreth 500 banorë, kurse sipas regjistrimit të vitit 1994 në këtë fshat jetojnë 158 banorë, ndërsa pjesa dërrmuese e popullsisë janë shpërngulur në Kumanovë me rrethinë dhe në Turqi. Në vitin 2002 popullsia ra në 126 banorë nga të cilët 119 janë shqiptarë.

Fshati me shumë merren me blegtori dhe pylltari.

Ky toponim duhet të ketë për bazë një emër vetjak Al(l)as/Allash dhe sufiksi sllav –ec. Shumë antroponime të tipit me bazën Al - (All) kanë mundur t‘i kenë pasur gjatë mesjetës edhe shqiptarët në viset ku jetonin atëherë dhe ku jetojnë edhe sot, ku flasin patronimet e sotme të shqiptarëve që kanë këtë bazë : Allaçi (Drenicë), Allaki (Gjakovë), Allaj, Allani, Allabashi (Shqipëri).


  1. ^ "Emri dhe historiku i fshatrave". Arkivuar nga origjinali më 30 qershor 2006. Marrë më 11 korrik 2006.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]