Jump to content

Apostujt

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Apostol)

Apostulli (greq. απόστολος, apóstolos: i dërguar, lat. Apostolo.) në Krishterim është një njeri të cilit i është dhënë detyra si "i Dërguar" drejtpërdrejtë nga Jisu Krishti për të përhapur Lajmin e mirë në botë. Për apostujt rrëfehet në Bibël, veçanërisht në Dhiatën e Re dhe në Veprat e Apostujve. "Pastaj Zoti caktoi shtatëdhjetë të tjerë dhe i nisi dy nga dy përpara tij, në çdo qytet dhe vend, ku ai do të shkonte." (Luka 10:1); "Sepse Perëndia që bëri Pjetrin apostull të hebrenjve, më ka bërë mua apostull të paganëve." (Galatasve 2:8).

Apostull (do të thotë lajmëtar, i dërguar për të përmbushur porosinë e dhënë apo për t’i transmetuar dikujt një lajm[1]. Apostulli në Krishterim është lajmëtari, përçuesi i ungjillit të Krishtit. Ungjillëzuesit e Krishtit janë të shumtë dhe klasifikohen në grupe me tipare të veçanta: 12 apostujt, 70 apostujt dhe apostuj të tjerë, ungjillorët, si edhe të “barabartët me apostujt” ose isapostujt. Ata që i përkasin mijëvjeçarit të parë janë shenjtorë të përbashkët të Kishës Ortodokse Lindore dhe Kishës Romako-Katolike.

Mbledhja të Dymbëdhjetë Apostujve. Kremtohen më 30 qershor.

Apostujt në ungjijtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndër Ungjijtë e Biblës rrëfehet për zgjedhjen e nxënësve të Jezusit, që quhen edhe "dymbëdhjetë apostujt". Numri dymbëdhjetë sipas traditës hebraike ka një domethënie të veçantë që përfaqësonte dymbëdhjetë fiset e Izraelit. Ungjilli i Lukës dhe i Markut rrëfejnë përputhtazi, se Jezusi i zgjodhi vetë dymbëdhjetë nxënësit e tij dhe i caktoi si apostuj (Lk 6,13 dhe Mk 3,14). Lista e emrave të përçuar në Ungjij nuk japin një trajtë të njëjtë, që numri i plotë i të gjithë apostujve kufizohej me 12. "Dhe kur zbardhi dita, thirri pranë vetes dishepujt e vet dhe zgjodhi prej tyre dymbëdhjetë, të cilëve u dha edhe emrin apostuj." (Lk 6:13) "Pastaj ai u ngjit në mal dhe thirri pranë vetes ata që deshi. Dhe ata erdhën tek ai. Dhe ai i caktoi dymbëdhjetë që të rrinin me të dhe që mund t`i dërgonte të predikojnë, dhe të kishin pushtet të shëronin sëmundjet dhe të dëbonin demonët." (Mk 3, 13-15)

# Ungjilli i Mateut Ungjilli i Markut Ungjilli i Lukës Shënime
1 Simon Pjetri Simon Pjetri Simon Pjetri  
2 Andrea, „vëllai i tij" Andrea Andrea, „vëllai i tij" Vëllai i Simon Pjetrit
3 Jakobi, biri i Zebedeusit Jakobi, biri i Zebedeusit Jakobi „Jakobi i Vjetri”"
4 Gjoni, „vëllai i tij" Gjoni, „vëllai i tij" Gjoni Si Jakobi i Vjetri bir i Zebedeut. Identiteti me Ungjillin e Gjonit i padëshmueshëm.
5 Filipi Filipi Filipi  
6 Bartolomeu Bartolomeu Bartolomeu „Bartolomeu" (nofkë) ndoshta njëlloj me „Natanael" (emër) nga Ungjilli i Gjonit
7 Toma Toma Toma „Binjakët Juda e Toma"
8 Mateu, (ish tagrambledhësi) Mateu Mateu Identiteti dyshohet me Mateun ungjillor, por i padëshmueshëm
9 Jakobi, biri i Alfeut Jakobi, biri i Alfeut Jakobi, biri i Alfeut „Jakobi i Riu"
10 Tadeu Tadeu Juda, „vëllai i tij" Si Jakobi i Riu një nga bijtë e Alfeut. „Juda" dhe „Tadeu" mund të jenë edhe persona të ndryshëm, tradicionalisht indentifikohen me njëri-tjetrin.
11 Simon Kananeu Simon Kananeu Simon Zeloti „Kananeu" emri i prejardhjes, „Zeloti" nofkë („Zelltari", anëtar i një lëvizjeje për pamvarësi nga romakët).
12 Juda Iskarioti Juda Iskarioti Juda Iskarioti „Iskariot" nofke „njeri nga Karioti" (ndoshta) apo „Sikarist" („Thikaxhiu", nga lat. "sica" = thikë; anëtar i një lëvizjeje për pamvarësi nga romakët, pak e mundëshme. Kallëzoi Jezusin).

12 apostujt janë 12 nxënësit (dishepujt) e Jisu Krishtit. Këta përbënin grupin e ngushtë dhe më të afërt të Tij, të cilëve u rezervoi mësimet më të larta. Në Ungjijtë, ata janë lajmëtarët e Krishtit. Ashtu siç Ai u dërgua prej Atit, kështu edhe ata u dërguan prej Tij. Këtë emër Jisui ua dha të dymbëdhjetë nxënësve (Lluk. 6:13, Mk. 3:14)[2]

Të dhëna kryesore të shkruara për apostujt janë katër Ungjijtë dhe kapitulli i parë i Veprave të Apostujve[3], ku përshkruhet lidhja që gjithsecili kishte me Krishtin, përgjatë kohës që Ai ishte ende në jetën e Tij tokësore. Përgjatë gjithë misionit të tyre, flisnin me autoritet dhe vendosmëri të plotë në emër të Atij që i dërgoi, pa u përpjekur t’i japin lavdi vetes për mësimin që po përcillnin.

Emrat e të Dymbëdhjetëve janë:

  • SIMON PETRO (29 qershor);
  • ANDREA, i vëllai i Petros (30 nëntor);
  • JAKOVI (30 prill);
  • JOANI (26 shtator);
  • FILIPI (14 nëntor);
  • BARTOMOLEU ose ndryshe NATHANAILI (11 qershor);
  • MATTHEU ose ndryshe LEVI (16 nëntor dhe 4 janar);
  • THOMAI, i mbiquajtur binjak (6 tetor dhe të Dielën pas Pashkës);
  • JAKOVI I ALFEUT (9 tetor dhe 4 janar);
  • SIMONI, i quajtur Zelot (10 maj);
  • JUDA I JAKOVIT ose ndryshe TADEU (21 gusht);
  • JUDA ISKARIOTI, i cili u bë tradhtar; dhe MATTHIA që e zëvendësoi (9 gusht).

Emrat e tyre janë paraqitur në katër lista, në katër libra të Dhiatës së Re: Mattheu 10:2-4; Marku 3:16-19; Llukai 6:14-16 dhe Veprat e Apostujve 1:13.

Nderimi dhe festimi i tyre

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Secili prej tyre nderohet në ditë të veçantë kremtuese, në një datë të përcaktuar kalendarike, sipas kalendarit të krishterë. Kryesisht data festuese është data e jetëndërrimit, datë përkujtimore historike, ose datë transferimi lipsani.

Të dymbëdhjetë apostujt nderohen gjithashtu edhe së bashku në një datë kremtuese. Kisha Ortodokse i kremton të Dymbëdhjetët së bashku më 30 Qershor.

Apostujt nderohen me fjalime, me shërbesa himnologjike, me kisha, me ikona dhe emrat e besimtarëve.

Jisu Krishti, pasi përzgjodhi dymbëdhjetë si nxënës dhe si apostuj të Tij, si shokë rrugëtimi dhe dishepuj të privilegjuar, zgjodhi edhe 70 (sipas disa të tjerëve 72) nxënës të tjerë. Edhe këta i zgjodhi mes numrit të madh të atyre që e ndiqnin pas, për të shkuar para Tij, pa trastë, pa sandale, dhe të përgatisnin ardhjen e Tij në çdo qytet dhe vend ku kalonin, duke kryer mrekulli dhe duke shpallur se Mbretëria e Perëndisë është afër (Lluk. 10).[4]

Mbledhja e Shtatëdhjetë Apostujve. Kremtohen më 4 Janar.
  • AGABI, (Vep. 11:28; 21:10), 8 prill;
  • AKAIKU, (1 Kor. 16:17), 15 qershor;
  • AKILA dhe PRISKILA, (Vep. 18:1; Rom. 16:3), 13 shkurt; ndërsa 14 korrik vetëm AKILA;
  • AMPLIA, (Rom. 16:8), episkop i Odisupojës (Maqedonisë), 31 tetor;
  • ANANIA, (Vep. 5:1), episkop i Damaskut, ai që pagëzoi Ap. Pavlin, 1 tetor;
  • ANDRONIKU, (Rom. 16:7), episkop i Panonias, 17 maj dhe 30 korrik;
  • APELI, (Rom. 16:10), episkop i Smirnës, 10 shtator;
  • tjetër APEL, (nuk përmendet në Shkrim), episkop i Iraklias (Thrakë), 31 tetor;
  • APOLLOI, (1 Kor. 3:5), episkop i Ҫezaresë, 8 dhjetor;
  • APFIA, (Filemoni 2), gruaja e Filemonit, 22 nëntor;
  • ARISTARKU, (Vep. 19:20; Kol. 4:10), episkop i Apamisë, 27 shtator dhe 14 prill;
  • ARISTOVULI, (Rom.16:10), episkop i Britanisë së Madhe, 15 mars;
  • ARTEMAI, (Tit. 3:12), episkop i Listrës, 30 tetor;
  • ARKIPI, (Filemoni 2; Kol. 4:17), 19 shkurt;
  • ASINKRITI, (Rom. 16:14), episkop i Irkanias, 8 prill;
  • EPENETI, (Rom. 16:5), episkop i Kartagjenës, 30 korrik;
  • EPAFRODITI, (Filip. 4:18), episkop i Kolofonit ose Andriakit, 8 dhjetor;
  • ERASTI, (Vep. 19:22), episkop i Paneasë, 10 nëntor;
  • EFVULI, (2 Tim. 4:21), 28 shkurt;
  • EVODI, (2 Tim. 4:20), episkop i Antiokisë, 7 shtator;
  • FORTUNATI, (1 Kor. 16:17), 15 qershor;
  • FLEGONI, (Rom. 16:14), episkop i Maratonës, 8 prill;
  • FILOLOGU, (Rom. 16:15), episkop i Sinopës, 5 nëntor;
  • FILEMONI, (Filemoni 2), episkop i Gazës, 22 nëntor;
  • FILIPI, (Vep.6:5), nga të shtatë dhjakonët, 11 tetor;
  • FIGJELI[6], episkop i Efesit, 30 qershor;
  • GAJI, (Vep. 20:4), episkop i Efesit, 5 nëntor;
  • HERMAI, (Vep. 14:12), episkop i Filipisë, 5 nëntor;
  • HERMIA, (Rom. 16:14), episkop i Dalmacisë, 8 mars;
  • HERODIONI, (Rom. 16:11), episkop i Patrës dhe Tarsit, 28 mars dhe 10 nëntor;
  • JASONI, (Vep. 17, Rom. 16:21), episkop i Tarsit, 29 prill;
  • JAKOVI, “vëllai” i Zotit, (Vep. 15:13 etj.) episkopi i parë i Jerusalemit, 23 tetor;
  • JUSTI ose JOSEU, (Vep. 1:23), “vëllai” i Zotit, episkop i Elefteropolit, 30 tetor;
  • JUNIA, (Rom. 16:7), 17 maj dhe 22 shkurt;
  • KARPI, (2 Tim. 4:13), episkop i Verias, Thrakë, 26 maj;
  • KEFAI, (1 Kor. 3), 8 dhjetor;
  • KLEMENTI ose KLIMI, (Filip. 4:3) episkop i Sardës (Sardikës), 10 shtator;
  • KLEOPA, (Llk. 24:25-26), episkop i Jerusalemit, ( Burim  Migne pg 953 957) (1204 encikl) 30 tetor;
  • KUARTI, (Rom. 16:23), episkop i Beritës (Bejrutit), 10 nëntor;
  • KRISKI ose KRESHENTI, (2 Tim. 4:10), episkop i Kalqedonisë, 30 korrik;
  • KODRATI, 21 shtator;
  • LINI, (2 Tim. 4:21), u vendos episkop i Romës nga ap. Petro, 5 nëntor;
  • LLUKAI ose LUKIOS, jo ungjillori, episkop i Laodicesë, 10 shtator;
  • MARKU i quajtur Joan, jo ungjillori, (Vep. 12:12), episkop i Biblos (së Antiokisë), 27 shtator;
  • MARKU, jo ungjillori, nipi i Varnavës, episkop i Apollonisë (Apoliandës), 30 tetor;
  • MATTHIA, (Vep. 1:23), zëvendësoi Judën, numërohet tek të Dymbëdhjetët, 9 gusht;
  • NARKISI, (Rom. 16:11), episkop i Athinës, 31 tetor;
  • NIKANORI, (Vep.6:5), nga të shtatë dhjakonët, 28 korrik;
  • NIMFAI, (Kol. 4:15), 28 shkurt;
  • OLIMBAI dhe RODIONI, (Rom. 16:15), 10 nëntor;
  • ONESIMI, (Kol. 4:9; Filemoni), 15 shkurt dhe 22 nëntor;
  • ONESIFORI, (2 Tim. 1:16), episkop i Kolofonit, 7 shtator;
  • PATROVI, (Rom. 16:14), episkop i Pozuolit, 5 nëntor;
  • PARMENAI, (Vep.6:5), nga të shtatë dhjakonët, episkop i Solonit, 28 korrik;
  • PROHORI, (Vep.6:5), nga të shtatë dhjakonët, episkop i Nikomedisë, 28 korrik;
  • PUDI, (2 Tim. 4:21), 14 prill;
  • QESARI ose ÇEZARI, (Filip. 4:22), episkop i Durrësit[7], 8 dhjetor;
  • RUFI, (Rom. 6:13), episkop i Thivës (Tebës), 8 prill;
  • SILA, (Vep. 15), episkop i Korinthit, 30 korrik;
  • SILUANI ose SILVANI, (2 Kor. 1:19; 1 Thes. 1:1), episkop i Thesalonikit (Selanikut), 30 korrik;
  • SIMEONI ose KLEOPA, (Mat.13:55-56), “vëllai” i Zotit, episkopi i Jerusalemit, 27 prill dhe 30 tetor;
  • STAHI ose STAKI, (Rom. 16:9), episkop i Bizantit, 31 tetor;
  • STEFANAI, (1 Kor. 1:16), 15 qershor;
  • STEFANI, (Vep.6), nga të shtatë dhjakonët, 27 dhjetor;
  • SOSTENI, (1 Kor. 1:1), episkop i Kolofonit, 8 dhjetor;
  • SOSIPATRI, (Rom. 16:21, episkop i Ikoniumit, 29 prill dhe 10 nëntor;
  • TERTI, (Rom. 16:22), episkop i Ikoniumit, 30 tetor;
  • TIMOTEU, (Vep. 16; Rom. 16:21; 1 & 2 Tim., përmendur shpesh nga ap. Pavli), episkop i Efesit, 22 janar;
  • TIMONI, (Vep.6:5), nga të shtatë dhjakonët, episkop i Vostrës, 28 korrik;
  • TITI, (Gal. 2:1; 2 Tim. 4:10; Titi), episkop i Gortinës së Kretës, 25 gusht;
  • TROFIMI, (Vep. 20:4; 2 Tim. 4:20), 14 prill;
  • TIHIKU, (Vep. 20:4, Efes. 6:21), episkop i Kalqedonisë ose Kolofonias, 8 dhjetor;
  • URBANI, (Rom. 16:9), episkop i Maqedonisë, 31 tetor;
  • VARNAVA, (Vep. 4:37; 12:25 etj., Gal. 2:1), 11 qershor;
  • ZENAI ose ZINON, (Tit. 3:13), episkop Diospolit, 27 shtator;
  • ZAKEU, (Lluk. 19), që hipi mbi pemën e fikut për të parë Krishtin, 20 Prill.

Nderimi dhe festimi i tyre

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Secili prej tyre nderohet në ditë të veçantë kremtuese, në një datë të përcaktuar kalendarike, sipas kalendarit të krishterë. Kryesisht data festuese është data e jetëndërrimit, datë përkujtimore historike, ose datë transferimi lipsani.[8]

Këta apostuj nderohen gjithashtu edhe së bashku në një datë kremtuese. Kisha ortodokse lindore i kremton të Shtatëdhjetët së bashku më 4 Janar.[9]

Apostujt nderohen me fjalime, me shërbesa himnologjike, me kisha, me ikona dhe emrat e besimtarëve.

Apostuj të tjerë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndër apostujt radhiten edhe të tjerë, të cilët nuk bënin pjesë në grupin e të Dymbëdhjetëve apo të Shtatëdhjetëve.

Ndër to përmendim apostujt Marku, Llukai dhe Pavli (Pali).

Dy ungjillorët, Marku dhe Llukai, nuk bënin pjesë në grupin e të Dymbëdhjetëve, pra nuk ishin nxënës të drejtpërdrejtë të Krishtit, por ishin nxënës të nxënësve të Krishtit.

  • MARKU ishte nxënës i apostull Petros. Marku shkroi gjithashtu Ungjillin sipas Markut.
  • LLUKAI ishte mjek si dhe nxënës i apostull Pavlit. Llukai shkroi Ungjillin sipas Llukait, si edhe Veprat e Apostujve.
  • PAVLI (i cili më parë quhej Saul), ishte dikur farise dhe persekutues i zjarrtë i të krishterëve. Ai pati një zbulesë nëpërmjet një vegimi, ku zëri i Krishtit e qortoi për persekutimin ndaj vetë Krishtit dhe e thirri për t’i shërbyer tashmë Atij si apostull, në përhapjen e Lajmit të Mirë, të Ungjillit të Krishtit.

Nderimi dhe festimi i tyre

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Secili prej tyre nderohet në ditë të veçantë kremtuese, në një datë të përcaktuar kalendarike, sipas kalendarit të krishterë. Kryesisht data festuese është data e jetëndërrimit, datë përkujtimore historike, ose datë transferimi lipsani.

Apostujt nderohen me fjalime, me shërbesa himnologjike, me kisha, me ikona dhe emrat e besimatrëve.

Epitete apostujsh

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për shenjtorë të tjerë, termi “apostull” përdoret jo si titull, por më tepër si epitet, duke nënkuptuar punën e tyre të madhe ungjillëzuese në popuj jo të krishterë, dhe ata që kanë kontribuuar gjerësisht në themelimin e komuniteteve të krishtera.[10]

Disa, me punën e tyre të madhe ungjillëzuese në popuj jo të krishterë, janë quajtur “Ndriçues (gr. Φωτιστής, lat. Illuminator) (të vendeve përkatëse) si:

Të barabartë me apostujt

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të tjerë shenjtorë, të cilët kanë kontribuuar gjerësisht në ndërtimin e Kishave dhe ungjillëzimin e kombeve të ndryshme pagane, janë bërë të denjë për titullin “të barabartë me apostujt” (gr. Ισαποστολος, lat. Aequalis Apostolis), si:

  • MARIA MAGDALENA, miroprurëse (shek. I) - 22 korrik
  • FOTINIA, gruaja samaritane që bisedoi me Krishtin, (shek. I) - 26 shkurt
  • THEKLA, dëshmorja e parë (shek. I) - 24 shtator
  • AVERKI i Hieropolit (shek. II) - 22 tetor
  • KONSTANDINI i Madh dhe ELENA, mbretër (shek. III-IV) - 21 maj
  • NINA, ndriçuese e Gjeorgjisë (296-338) - 14 janar
  • MIRIANI II i Iberisë († 361), mbreti i parë i krishterë në Gjeorgji - 14 janar
  • PATRIKU i Irlandës (shek. V) - 17 mars
  • FOTI I i Konstandinopojës (820-891) - 6 shkurt
  • KIRILI dhe METODI, ndriçues të sllavëve (shek. IX) - 11 maj
  • BORISI I i Bullgarisë († 907) - 24 korrik
  • OLLGA e Kievit (890-969) - 11 korrik
  • VLADIMIRI i Madh i Kievit (958-1015) - 15 korrik
  • SAVA i Serbisë (1175-1235) - 14 janar
  • KOZMA Etolosi në Kolkondas të Fierit (1714-1779) - 24 gusht
  • INOCENTI i Alaskës (1797-1879) - 31 mars
  • NIKOLLA i Japonisë (1836-1912) - 3 shkurt

Nderimi dhe festimi i tyre

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Secili prej tyre nderohet në ditë të veçantë kremtuese, në një datë të përcaktuar kalendarike, sipas kalendarit të krishterë. Kryesisht data festuese është data e jetëndërrimit, datë përkujtimore historike, ose datë transferimi lipsani.

Apostujt nderohen me fjalime, me shërbesa himnologjike, me kisha, me ikona dhe emrat e besimatrëve.

Apostujt në veprën adhuruese

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Kishën Ortodokse termi “Apostull”, është edhe libër liturgjik, i cili përmban fragmentet nga Veprat dhe Letrat e Apostujve të Dhiatës së Re, që lexohen gjatë mbledhjeve adhuruese në Kishë.[11]

Në Kishën Ortodokse, shërbesat kishtare përkushtuar apostujve janë përfshirë në librat me shërbesat e të kremteve dhe të shenjtorëve të të gjithë vitit, nga 1 shtatori deri në 31 gusht, sipas kalendarit romak. Ky libër quhet "Mujoret" ose Mineat. Në gjuhën shqipe, disa prej tyre janë përkthyer nga Kryepeshkopi (= Mitropolit) Theofan Noli, në librin me titull "Kremtore e Kishës Orthodhokse" e vitit 1956.

  • Oρθόδοξος συναξαριστής, Σύναξη των Αγίων Εβδομήκοντα Αποστόλων [1]
  • Orthodox Wiki [2]
  • Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë - Adhurimi [3]
  • OCA [4]
  • Kalendari kremtues Ortodoks 2020 [5]
  • Migne, J.P. (General Editor). Cursus Completus Patrologiae Graecae. Paris: 1857–66.
  • Hieromonak Makarios, Sinaksari - Jeta e Shenjtorëve të Kishës Orthodhokse, V.III Janar - Shkurt, bot. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Tiranë 2016.
  • Nicon Patrinacos, A Dictionary of Greek Orthodoxy, Hellenic Heritage Publications, Pleasantville, NY, 10570, 1987.
  • Ιωάννης Μ. Φουντούλης, ΛΕΙΤΟΥΡΓΙΚΗ Α΄: Εισαγωγή στη Θεία Λατρεία, Β’ εκδοση, Θεσσαλονίκη, 1995, σ. 76
  1. ^ Θρησκευτικὴ καὶ ἠθικὴ ἐγκυκλοπαίδεια, Εκδότης Αθ. Μαρτίνος, Αθήναι : 1962-1968, τομ.2, Αθηναι 1963, σ. 1176
  2. ^ Nicon Patrinacos, A Dictionary of Greek Orthodoxy, Hellenic Heritage Publications, Pleasantville, NY, 10570, 1987, fq 34.
  3. ^ "Veprat e Apostujve".
  4. ^ Θρησκευτικὴ καὶ ἠθικὴ ἐγκυκλοπαίδεια, Εκδότης Αθ. Μαρτίνος, Αθήναι : 1962-1968, τομ.2, Αθηναι 1963, σ.1203-4
  5. ^ Hieromonak, Makarios (2016). Sinaksari, Jeta e Shenjtorëve të Kishës Orthodhokse, Vëllimi III, Janar - Shkurt. Tiranë: Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë. fq. 60–63. ISBN 978 - 9928 - 4377 - 3 - 0.
  6. ^ "Ορθοδοξος Συναξαριστης, Άγιος Φυγέλλος Απόστολος από τους Ο'" (në greqisht).
  7. ^ Θρησκευτικὴ καὶ ἠθικὴ ἐγκυκλοπαίδεια, Εκδότης Αθ. Μαρτίνος, Αθήναι : 1962-1968, τομ.2, Αθηναι 1963, σ.1204.
  8. ^ "Kalendari Kremtues Ortodoks 2020".
  9. ^ Hieromonak, Makarios (2016). Sinaksari, Jeta e Shenjtorëve të Kishës Orthodhokse, Vëllimi III, Janar - Shkurt. Tiranë: Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë. fq. 60–63. ISBN 978 - 9928 - 4377 - 3 - 0.
  10. ^ "Apostles - Other apostles".
  11. ^ Ιωάννης Μ. Φουντούλης, ΛΕΙΤΟΥΡΓΙΚΗ Α΄: Εισαγωγή στη Θεία Λατρεία, Β’ εκδοση, Θεσσαλονίκη, 1995, σ. 76.