Pjetri
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Pjetri | |
---|---|
papa i 1 i Kishës Katolike | |
Zgjedhja | prill 33 |
Fundi papatit | 29 qershor 67 Data është tradicionale, disa teori hamendësojnë vitin 64. |
Pasardhësi | Lino |
Lindja | Betsaida, Palestina, 1 afërsisht |
Vdekja | Roma, Itali, 67 |
Varrimi | Bazilika e Shën Pjetrit |
Simon Pjetri ( l. afërsisht viti 1 , Betsaidë, Palestinë - v. 67, Romë, Itali) ishte një nga dymbëdhjetë Apostujt e Jezusit të Nazaretit qysh nga fillimi i predikimive të Tij dhe papa i parë i Kishës Katolike.[1] Shërbeu si papë që nga zgjedhja e tij më prill 33 AD dhe deri më 29 qershor 67 AD. Data është tradicionale, disa teori hamendësojnë vitin 64 AD. Pasardhësi i tij ishte Shën Papë Linusi I.
Njoftime mbi jetën e tij gjenden në Dhiatën e Re ku Pjetri është nxënësi i parë por edhe mbrojtësi i Tij i parë (në çastin kur Jezusin donin ta kapnin), para gjykimit dhe kryqëzimit të Krishtit edhe mohuesi i Tij i parë si edhe dëshmitari i parë i të ringjallurit të Jezusit. Ai ishte udhëheqësi i dishepujve të Krishtit dhe drejtues i Bashkësisë së Parë të Jeruzalemit, ndërsa më vonë Pjetri u hirotonis si Ipeshkvi i parë i Antiokisë, dhe më vonë si themelues dhe kryetar i Kishës së Romës, ku edhe vdes si dëshmor. Kisha Katolike e njeh atë si ipeshkvin e parë, si edhe Papën e parë të vazhdimësisë së pandërprerë të papëve. Është Shenjtor i rëndësishëm dhe i nderuar për të gjithë të krishterët dhe njihet si themeluesi i Kishës së Krishtit (me porosi të Tij).
Emri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga rrëfimet e Ungjijve, Shën Pjetri quhej Simon (hebraisht שמעון - Šim‘ôn, Shim'on, nga rrënja e fjalës hebraike shama - "dëgjoj") ose Simeon, Simon ben Jonah / Bar Jonah, por sipas Mattheut 16:18 dhe Gjonit 1:42, Shën Pjetri mori emrin Kefa nga vetë Jezusi, që në aramaisht do të thotë "shkëmb", "gur", dhe në greqisht përkthehet me fjalën Petros (πετρος); ndërsa në latinisht me fjalën Petrus. Edhe Pali i Tarsusit (Shën Pali) e thërriste Kefas (1 Korinthianëve 1:12 ; 3:22 ; 9:5 ; 15:5 e Galatianëve 1:18 ; 2:9 ; 11:14) si edhe Pjetër (Galatianëve 2:7-8).
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Commons: Shën Pjetri – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
- Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead. Lista e të gjithë papëve nga gazeta Guardian.
Burim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ * Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead. {{{emri}}} - Enciklopedia katolike e papëve
Tituj të Kishës katolike | ||
---|---|---|
Parardhësi — |
Papë prill 33 – 29 qershor 67 data është tradicionale, disa teori hamendësojnë vitin 64. |
Pasardhësi Lino |
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |