Françesku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Françesku (Frani)
Papa Françesku
Papa i 266 i Kishës katolike
Insigne Francisci.svg
Zgjedhja 13 mars 2013
Motoja Miserando atque Eligendo
Paraardhësi papa Benedikti XVI
Emri Jorge Mario Bergoglio
Lindja Buenos Aires,Argjentinë, 17.12.1936
Firma FirmaPapaFrancisco.svg

Papa Frani ose Françesku (latinisht: Franciscus; i lindur Jorge Mario Bergoglio; më 17 dhjetor 1936) është papa aktual, dhe i 266[1] i Kishës Katolike, i zgjedhur më 13 mars 2013. Në këtë rol, ai është edhe udhëheqësi i Kishës Katolike, edhe sovran i qytetit të Vatikanit.

Nga viti 1998 dhe deri në zgjedhjen e tij si papë, ai shërbeu si Arqipeshkv i Buenos Airesit dhe u bë kardinal në vitin 2001 nga Papa Gjon Pali II. Përveç gjuhës amtare, spanjishtes, Papa Françesku flet rrjedhshëm italisht dhe gjermanisht [2]

Françesku është i pari jezuit dhe i pari amerikano-latin që zgjidhet papë. Ai është gjithashtu papa i parë jo-europian në 1200 vitet e fundit.[3]

21 shtator 2014 realizoi vizitën e parë në Europë në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, ku mbajti edhe një meshë solemne në Sheshin Nënë Tereza, një fjalim dhe takim në Presidencë dhe shëtitje shenjtëruese në bulevardin e kryeqytetit mes mijëra pjesmarrësve dhe besimtarëve.[4]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ John A. Hardon's Modern Catholic Dictionary (1980) lists Pope John Paul II (1978–2005) as 264th pope, making Pope Benedict XVI the 265th and Francis the 266th
  2. ^ Pope Francis: 13 key facts about the new pontiff. The Guardian. March 13, 2013. Marrë më 13 March 2013. 
  3. ^ Donadio, Rachael (13 March 2013). The New Pope: Bergoglio of Argentina. The New York Times. Marrë më 13 March 2013. 
  4. ^ Papa: Ja pse do të shkoj në Shqipëri, Top Channel, 18.08.2014