Ndreu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shën Andrea

Ikonë e Shën Andreas
Peshkop i I i Bizantit
Lindi Betsaida, Kaparnaum, Galilea
Vdiq 30 nëntor, Patras, Ahaia, Greqi
Festa katolike 30 nëntor
Festa ortodokse 30 nentor
Shenjat dalluese: peshku; kryqi në formë X; zbathur; litari
Shenjt mbrojtës i Rumanisë; Ukrainës; Rusisë; Patras

Shna Ndreu ose Andrea në liturgjinë e vjetër katolike, që tradita ortodokse i referohet edhe si I Parëthirruri, ishte apostull i Jezu Krishtit, vëllai më i vogël i Pjetrit. Është shenjt për katolikët dhe ortodoksët.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas fesë së krishterë lindi në Betsaida, pranë liqenit të Galilesë. Andrea me siguri nuk është emri i tij galileas, as në aramisht e as në hebraisht nuk gjendet ndonjë gjurmë e një emri të tillë, emër që përkundrazi është i zakonshem në kulturën greke. Përpara se të njihte Jezusin ishte dishepull i Shën Gjonit Pagëzorit (Gjoni :37-40) ishte ndoshta i pari që ndoqi Jezusin. Jetonte në Kapernaum (Marku 1:29). Në ungjij tregohet në të gjitha çastet ngritëse të Jezusit dhe ishte padyshim një prej dishepujve më të afërt të Mesisë (Marku 13:3; Gjoni 6:8, 12:22). Në Veprat përmendet vetëm një herë (1:13). Sipas Eusebit që përmend Origjeni, Andrea predikoiAzinë e Vogël, përgjatë Detit të Zi e ndoshta arriti edhe në Vollga. Për këtë arsye ai është shenjt mbrojtës i Rumanisë, Ukrainës dhe Rusisë. Sipas Etërve të kishës, ai predikoi edhe në Epir, Kapadoci, Skithi, Trakë, Maqedoni dhe Ahia. Ai madje predikoi në Kurdistanin e sotëm dhe Gjeorgji. Tradita e njeh si peshkop të parë të Konstandinopojës.

Vdiq dëshmor në kohën e Neronit nga guvernatori Egeas (apo Egeates) në Patra, ku u kryqëzua në një kryq në formë X (që quhet Crux decussata) dhe zakonisht njihet si "Kryqi i Shën Andreas". Është shenjt mbrojtës i Patras. Eshtrat e tij u sollën me 3 mars 357Kostandinopojë.

Dita përkujtimore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

30 nëntor

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]