Jump to content

Ali Pashë Arabaxhiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Arabaxhi Ali Pasha)

Arabaxhı Ali Pasha (tr. Bahadırzade Arabacı Ali Pashës; Ohër? 1620 - Rodos, 1693) ishte një vezir i madh për një kohë të shkurtër i Perandorisë Osmane, nga viti 1691 deri më 1692. Epiteti i tij arabacı do të thotë "karrocier" në gjuhën turke, një aluzion për praktikën e tij që i niste një karrocë armiqve politik për t'i çuar në syrgjyn ose drejt ekzekutimit.

U lind në Ohër në një familje të etnisë shqiptare.[1] Qe i karrierës së ilmijes, por më pas mori nëpunësira shtetërore.[2] Pasi shërbeu në zyra të ndryshme qeveritare, ai u bë vartës dhe qehaja i Fazil Mustafa Pashë Qyprilliu, i cili u emërua si një vezir i madh. Perandoria ishte e angazhuar në Luftën e Madhe Turke. Fazll Mustafa Pasha përkohësisht ndaloi përparimin e Austrisë, por u vra në aksion gjatë betejës së Slankamesë. Pesë ditë më vonë, Ahmeti II, sulltani caktoi Ali Pashën si kryevezirin e ri më 19 gusht 1691.[2][3]

Pritej të komandonte ushtrin si serdar-ı ekrem, siç kishte bërë paraardhësi i tij dhe mentori Fazil Mustafa Pashë Qyprilliu. Megjithatë, Ali Pasha preferoi të qëndronte në kryeqytet, që çoi drejt disfatave osmane. Pavaresia e tij ndaj çështjeve ushtarake dhe metodat e ashpra (duke përfshirë edhe dënimet me vdekje) ndaj kundërshtarëve të tij të mundshëm e detyruan atë të humbte mbështetjen e sulltanit. Më 27 mars 1692, ai u rrëzua.[2][3]

Ditëve të fundit dhe vdekja

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Së pari u internua për Gelibolu (një port në ngushticën e Dardaneleve, sot Turqi) dhe më pas në ishullin e Rodosit. Megjithatë, kur një fjalë arriti tek sulltani në Stamboll se ai kishte plane të kthehej (ose të bëj kryengritje), ai u ekzekutua me prerje koke në Rodos në vitin 1693.[2][3]

  1. ^ Hakan Kâzım Taşkıran, Aḥmed Ḥamdī (2008), Osmanlı'nın son dönemi ve Arnavutlar [End of the Ottoman period and the Albanians], Tepekule Kitaplığı Yayınları, fq. 36 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b c d Bello, Hasan (2017). "Një vështrim historik mbi librin "Historia e pashallarëve shqiptarë në Perandorinë Osmane" të [[Syrja bej Vlora|Syrja bej Vlorës]], pj. I". Zani i Naltë (në anglisht). 20 (173): 77. {{cite journal}}: Konflikt URL-wikilink (Ndihmë!)
  3. ^ a b c Özcan, Abdülkadir "Ali Paşa (Arabacı), (1999) Yaşamları ve Yapıtlarıyla Osmanlılar Ansiklopedisi, İstanbul:Yapı Kredi Kültür Sanat Yayıncılık A.Ş. C.1 s.222