Jump to content

Autoudha Adriatiko-Joniane

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Udha e autostradës.

Autostrada Adriatik-Jon (kroacisht:Jadransko–jonska autocesta; malazisht: Jadransko–jonski autoput) është një autostradë në ndërtim e sipër, përgjatë bregut perëndimor të Adriatikut dhe detit Jon. Kjo udhë e gjatë përshkon pjesën perëndimore të gadishullit Ballkanik.

Është planifikuar që distanca[1] të realizohet si një autostradë e pandërprerë. Ajo fillon në Trieste (Itali) dhe kalon së pari përmes Sllovenisë për në RijekaKroaci. Pjesa me e madhe ne Kroaci përbehet nga autostrada A1. Në afërsi të Dubrovnikut Autostrada Adriatik-Jon do të kalojë përmes Bosnje-HercegovinësTrebinje për në Mal të Zi. Atje ajo do të vazhdojë përmes Podgoricës dhe do të kalojë përmes pjesës veriore te Liqenit të ShkodrësShqipëri e me tej për në Durrës në drejtim të Greqisë. Në Greqi kjo udhë do të kalojë ne Janinë dhe Patra me pikë përfundimtare në Kallamata.

Ky korridor shihet nga Kroacia, Mali i Zi dhe Shqipëria si një projekt shumë i rëndësishëm infrastrukturor, megjithëse deri në ditët e sotme nuk është mbështetur e nuk është marrë parasysh nga BE në Korridoret Mbarë-evropiane të Komunikacionit. Vendet e përmendura kanë filluar një nismë për të mundësuar mbledhjen e kapitalit për realizimin e këtij projekti ndërkombëtar.

Nga pikënisja në Trieste janë rrugët që ekzistojnë më dhe bashkohen me autostradën RA13 dhe RA14 për aksin deri te kufiri Slloven një pjesë e distancës është pjesë e autostradës Adriatik-Jon. RA14 pastaj vazhdon në formë të autostradës Sllovene A3.

Pjesa sllovene fillon me autostradën e tanishme A3 nga kufiri Italian në Sežana për tek A1. Pjesa tjetër e autoustradës ende nuk është planifikuar, por do të shkojë drejt kufirit kroat në Jelšane, meqë atje do të realizohet lidhja me autostradën kroate A7. Përderisa të mbarohet kjo pjesë, komunikacioni kalon në një rrugë nacionale.

Deri më sot, Kroacia ka bërë përparimet më të mëdha në pjesën e saj duke realizuar pjesën më të rëndësishme të A7 dhe A1. Në fund të 2013, hapja e 11 km që mungonin deri tek kryqëzimi i autostradës Ploče (Mali Prolog) krijoi një udhë 393 km të gjatë prej kufirit slloven deri te Rupa, ose 514 km (pa ndërprerje) nëse ndjek udhën prej kyrqëzimit të autostradës në Orahovicë deri në Rijeka përmes A6 për Bosiljevo ose A1 për Žuta Lokva.

A7 është përfunduar që nga kufiri slloven Rupa deri Matulji përfshire edhe kalimin nga Rijeka (Matulji - Križišće, 26 km) (në tërësi 42 km). Planet afatmesme përfshijnë zgjatjen e A7 deri te A1 në Žuta Lokva (56 km). Përderisa ky aks në është përfunduar, automjetet në qarkullim duhet të kalojnë përmes një udhe të tërthorët drejt A1 përmes A6 (nga kryqëzimi i Orahovicës afër Rijekës, drejt Žuta Lokva, me distancë totale 135 km) ose duke përdorur udhën e drejtpërdrejtë (nga Orahovica, përmes Senj, drejt Žuta Lokvës, përafërsisht 83 km) duke përdorur bypassin e Rijekës (14 km) dhe duke përshkuar rrugën nacionale D8 (e njohur si "Rruga bregdetare e Adriatikut", ose "Jadranska Magistrala" në gjuhën Kroate) me gjatësi 69 km.

A1 përfundon ndërkohe ne Vrgorac në afërsi të qytetit Ploče. Pjesa (11 km) deri te kryqëzimi i autostradës Ploče (Mali Prolog) ka mbaruar në tetor 2013. Pas saj nis një autostradë katërkorsishe ( përafërsisht 15 km që duhet të kishin mbaruar në fund të vitit 2013, nga të cilat 10 km kanë kohë që kanë përfunduar). Jadranska Magistrala në Ploče (kryqëzimi i rrugës Čeveljuša), e cila aktualisht funksionon si A1. Vazhdimi i mëtejshëm deri në Slivno me siguri për Metkoviq është në fazën e planifikimit. Në jug të Slivno-s pason ndërprerja e përmendur tashmë e territorit shtetëror kroat në kontinent nga territori shtetëror boshnjak (Neum).

Deri vonë nuk ka pasur plane konkrete për vazhdimin e autostradës përmes Bosnje-Hercegovinës (afërsisht 5-6 km). Në vitin 2007, filloi ndërtimi i urës së Pelješac, e cila do ta bënte të panevojshme kalimin përmes Bosnje-Hercegovinës. Është e paqartë nëse do të bëhet pjesë e A1.[2]

Vazhdimi i mëtejshëm i A1 nga Doli për në Dubrovnik është planifikuar (afërsisht 35 km). Sipas planit aktual, A1 duhet të përfundojë afër Osojnikut në kufirin me Bosnje-Hercegovinën. Fillimi i ndërtimit për këtë seksion nuk dihet.

Ndërtimi i autostradës në afërsi të Vrgorac (2010)
Drejtimi
Rruga Segmenti Distanca Gjendja
A7
Kufiri Slloveni / Rupa - Matulji 16 km e përfunduar
A7
Matulji - Orehovica 12 km e papërfunduar (rruga aktuale si A6 përmes Bosiljevo dhe më tutje deri A1Žuta Lokva - 135 km nga Orehovica)
A7
Orehovica - Sveti Kuzam - Križišće 14 km e përfunduar
A7
Križišće - Žuta Lokva 69 km Ruga aktuale e planifikuar si D8 për në Senj dhe D23 për në Žuta Lokva (gjithsej 83 km nga Orehovica deri në Žuta Lokva)
A1
Žuta Lokva - Zadar - Split - Vrgorac - Ploçe 360 km e përfunduar
A1
Ploče Mali Prolog - Slivno ? e papërfunduar
?
Slivno - Doli ? e papërfunduar
A1
Doli - Dubrovnik (Osojnik) 35 km planifikuar,

Bosnja-Hercegovina

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për një kohë të gjatë ishte e paqartë nëse Autostrada Adriatiko-Joniane do të kalonte përmes Bosnje-Hercegovinës apo nëse do të vazhdonte përtej DubrovnikutKroaci, drejt Aeroportit të Dubrovnikut, direkt në vendkalimin kufitar malazez në Debeli Brijeg.

Pasi planifikimi i rrugës përmes Bosnje-Hercegovinës ishte supozuar tashmë në planin e zhvillimit të trafikut për Malin e Zi deri në vitin 2020, tani është përcaktuar edhe vendndodhja e saktë e vendkalimit të ardhshëm kufitar midis Bosnje-Hercegovinës dhe Malit të Zi. Pika e kontaktit midis Bosnje-Hercegovinës dhe Malit të Zi duhet të jetë midis qytezës Aranđelovac (BeH) dhe Nudo (Mali i Zi). Megjithatë, plane konkrete për rrugën në Bosnje-Hercegovinë nuk ekzistojnë ende. Në çdo rast, ai do të kalojë pranë qytetit të Trebinjës.[3]

Rruga e planifikuar në Mal të Zi (kaltër) sipas planit për zhvillimin e transportit deri më 2020.

Pas konkretizimit të rrugës së Autostradës adriatikojoniane nëpër Bosnje dhe Hercegovinë tani janë gjithashtu më shumë të konkretizuar planifikimet e rrugës në Mal të Zi. Këto plane janë tashmë pjesë e Planit për zhvillimin e transportit të Malit të Zi, që pritet të përfundoj me 2020.

Autostrada Grahovë-Bozhaj do të formoj seksionin malazez të Autostradës adriatikojoniane. Autostrada do të filloj nga kufiri me Bosnjën dhe Hercegovinën diku afër Nudosë në Grahovë. Autostrada do të kaloj në veri të Bokës së Kotorrit për në Podgoricë dhe pastaj të vazhdoj deri tek Liqeni i Shkodrës.

Që prej kur konstruktimi i Autostradës Tivar-Bolari, gjegjësisht zgjerimi i saj deri në Beograd tani për tani është i rëndësishëm për Malin e Zi dhe se fondet e disponueshme janë të kufizuara për shkak të situatës ekonomike në Mal të Zi, nuk ka gjasa që të filloj konstruktimi i Autostradës Grahovë-Bozhaj në të ardhmen e afërt. Gjithsesi mund të supozojmë se autostrada është duke u konstruktuar, sepse rreth 15 km rrugë të autostradës afër Podgoricës janë të përbashkëta me Autostradën Tivar-Bolari.

Rrugët në Shqipëri

Shqipëria ka përfunduar pjesën më të madhe të korridorit veri-jug për lidhjen e Malit të Zi dhe Greqisë (që përbëhet kryesisht nga SH1 dhe SH4). Ky korridor veri-jug është në të njëjtën kohë autostrada adriatiko-joniane, kështu që vetëm dy pjesë nuk janë përfunduar. Kjo pjesë përfshin distancën nga kufiri malazez deri ne Shkodër (Han i Hotit - Shkodër, afërsisht 30km) dhe pak pjesë të distancës midis Memaliaj dhe Tepelena (afërsisht 7km). Këto dy pjesë janë ne punë e sipër dhe priten të mbarojnë brenda vitit 2014.

Pjesa më e madhe e distancës është rrugë e gjerë me dy gjurmë (e ashtuquajtur “superstradë“) u zgjerua në vend të autostradës së planifikuar me katër korsi (e ashtuquajtur "autostradë"). Megjithatë, pjesë të rrugës tashmë janë duke u zgjeruar. Pjesët e mbetura do të mbeten vetëm autostrada me dy korsi në të ardhmen (Han i Hotit-Shkodër dhe Levan-Tepelenë-Gjirokastër).

Drejtimi rrugor
Rruga Segmenti Distanca Statusi
S1
Kufiri Mali i Zi / Han i Hotit - Shkodër afër. 31km e përfunduar si rruge dykalimshe e shpejte
S1
Shkodër - Milot afër. 50km e përfunduar si rrugë dykalimshe e shpejtë
A1
Milot - Thumanë afër. 22km e përfunduar si autostradë me katër korsi
S52
Fushë-Kruja - Vora afër. 13km e përfunduar si rrugë dykalimshe e shpejtë
S2
Vora - Durrës afër. 18km e përfunduar si autostradë me katër korsi
S4
Durrës - Mbrostar afër. 75km e përfunduar si autostradë me katër korsi
S4
Mbrostar - Fier afër. 5km e përfunduar si bypass
S4
Fier - Levan afër. 7km e përfunduar si bypass
S4
Levan - Tepelena afër. 69km e përfunduar si rrugë dykalimshe e shpejtë
S4
Tepelena - Kakavija / Kufiri Greqi afër. 58km e përfunduar si rrugë dykalimshe e shpejtë

Në Greqi Autostrada Adriatiko-Joniane ndjek rrugën GR-5 nga kufiri shqiptar në Kakavia deri në Janinë, një seksion i planifikuar të përmirësohet në autostradë. Nga atje ajo ndjek autostradën A5 (Ionia Odos) deri në Antirrio ku kalon Gjirin Korintik nëpërmjet urës Rio-Antirrio për të takuar autostradën A8 (Olympia Odos) në Rio.

Nga Rio deri në Pirgos, një autostradë tjetër (e cila do të jetë zgjatimi i Olympia Odos - A8), është në ndërtim e sipër për të zëvendësuar atë seksion të rrugës ekzistuese kombëtare GR-9. Seksioni tjetër nga Pirgos në Kalo Nero është vonuar për shkak të shqetësimeve mjedisore në lidhje me liqenin Kaiafas. Rruga Kalo Nero - Tsakona është një degë e GR-9 dhe të çon në kryqëzimin me autostradën A7, pranë qytetit të Kalamata.

Drejtimi
Rruga Seksioni[4][5] Distanca Status
N22
Kufiri Shqipëri / Kakavia - Kalpaki ca. 16 km e përfunduar si autostradë, vazhdimi është shtyrë
N20
Kalpaki - Ioannina / A2 ca. 30 km Rruga Nacionale normale, vazhdimi është shtyrë
A5
Janina / A2 - Filippiada ca. 40 km e përfunduar N5
A5
Filippiada - Arta-Süd (Umfahrung von Arta) ca. 8 km e përfunduar
A5
Arta-Süd - Komboti ca. 6 km e përfunduar N5
A5
Komboti - Menidi ca. 6 km e përfunduar N5
A5
Menidi - Stanos (Umfahrung von Amfilochia) ca. 30 km e përfunduar N5
A5
Stanos - Kouvaras ca. 12 km e përfunduar
A5
Kouvaras - Etoliko (Umfahrung von Agrinio) ca. 12 km e përfunduar
A5
Etoliko - Messolongi ca. 8 km e përfunduar N5
A5
Messolongi - Andirrio ca. 8 km e përfunduar N5
A5
Andirrio - Rio (Rio-Andirrio-Brücke) ca. 4 km e përfunduar
A5
Rio - Patras-Ost ca. 2 km e përfunduar
A5
Patras-Ost - Rogitika (Umfahrung von Patras) ca. 15 km e përfunduar
A5
Rogitika - Pyrgos ca. 195 km në ndërtim, aktualisht si N9
A5
Pyrgos - Tsakona ca. 100 km në ndërtim, aktualisht si N9 dhe N9a
A7
Tsakona - Kalamata ca. 16 km e përfunduar N7
  1. ^ Adriatic – Ionian Transport Corridor on the Territory of the Republic of Croatia Arkivuar 29 dhjetor 2009 tek Wayback Machine (Adriatisch-ionischer Verkehrskorridor durch das Territorium der Republik Kroatien; PDF; 2,5 MB)
  2. ^ Beschreibung des Streckenverlaufs (mit Grenzquerung) in Narodne novine 13/2009
  3. ^ "Potpisan protokol o Jadransko-jonskom autoputu između Crne Gore i BiH" (në serbo-kroatisht). Arkivuar nga origjinali më 4 janar 2012. Marrë më 20 tetor 2013.
  4. ^ openstreetmap.org – Eingezeichnete Planung der A5 und der A7 in Griechenland
  5. ^ Motorways-Exit Lists - Europe - Greece - Streckenführung inkl. Baustatus

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]