Shko te përmbajtja

Bakary Nimaga

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bakary Nimaga
Informacioni personal
Emri i plotë Bakary Nimaga
Data e lindjes 6 dhjetor 1994 (31 vjeç)
Vendi i lindjes Douala, Kamerun
Gjatësia 1.89 m (6 ft 2 in)
Pozicioni(et) Mesfushor–Sulmues
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
TSV Hartberg
Numri 42
Karriera me të rinjtë
–2012 Stade Malien
2012–2013 FC Twente
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2013–2018 Skënderbeu 97 (5)
2018–2019 Hatayspor 11 (1)
2019– TSV Hartberg 9 (0)
Karriera ndërkombëtare
2012– Mali U20 3 (0)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 4 Shkurt 2017

Bakary Nimaga (lindur më 6 Dhjetor 1994Douala, Kamerun) është një futbollist malian i cili luan me klubin shqiptar Skënderbeu KorçëKategorinë Superiore.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nimaga u bashkua me kampionët e shqipërisë Skënderbeu Korçë nga FC Twente në ditën e fundit të merkatos së Janarit të vitit 2013, duke firmosur një kontratë dy vjeçare e cila do të skadonte më 31 Dhjetor 2015. Në sezonin 2012–13, ai u paraqit në pesë ndeshje në ligë dhe dy ndeshje në Kupën e Shqipërisë, duke ndihmuar skuadrën e tij të fitonte Kategorinë Superiore për të tretin vit rresht.

Më 17 gusht 2014, Nimaga shënoi golin e vetëm në fitoren 1–0 kundër Flamurtaritstadiumin Qemal Stafa, në finalen e Superkupës së Shqipërisë 2014, duke i dhuruar trofeun e dytë në histori klubit.[1] Ai shënoi në pjesën e dytë pas një krosimi nga kapiteni Bledi Shkëmbi.[1]

Më 25 Janar 2015, Nimaga shënoi golin e tij të parë në ligë, duke shënuar të katërtin në fitoren 4–1 kundër ElbasanitElbasan Arena, në ndeshjen e parë të fazës së tretë të ligës.[2][3]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai ishte emëruar në skuadrën e Malit nën-20 për Kupën e Botës 2013 e zhvilluar në Turqi, ku u luajti në të tre ndeshjet e fazës së grupeve. Mali barazoi dy dhe humbi një duke përfunduar në fundin e Grupit D.[4]

Ai u vendos nën hetim nga Federata Maliane e Futbollit pas akuzave se mund të kishte mashtuar për moshën e tij, por pas ekzanimeve të dokumentacioneve të tij u zbulua se ai kishte lindur më 6 dhjetor 1994.[5]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 29 Janar 2015[6]

Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër Total
NdeshjeGolaNdeshjeGolaNdeshjeGolaNdeshjeGolaNdeshjeGola
Skënderbeu 2012–13 502070
2013–14 80324000152
2014–15 111211011153
Total 241735011375
Karriera në total 241735011375
Skënderbeu Korçë
  1. 1 2 Fatmir Ahmeti (17 gusht 2014). "Skënderbeu e nis me trofe, fiton Superkupën e Shqipërisë". Panorama Sport. Marrë më 17 gusht 2014.
  2. "Skënderbeu e 'shkeli' Elbasanin". Botasot.info. 25 janar 2015. Marrë më 29 janar 2015.
  3. "Skënderbeu "poker" Elbasanit, korçarët fitojnë lehtësisht dhe ndjekin Kukësin". Panorama Sport. 25 janar 2015. Marrë më 29 janar 2015.
  4. "FIFA Record" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2014. Marrë më 23 dhjetor 2014.
  5. "Affaire Bakary Nimaga, joueur de l'EN Juniors" (në frëngjisht). MaliWeb.net. Arkivuar nga origjinali më 8 korrik 2013. Marrë më 23 dhjetor 2014.
  6. "Bakary Nimaga" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 30 tetor 2014.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]