Jump to content

Bashkia Vau i Dejës

Coordinates: 42°00′N 19°23′E / 42.00°N 19.39°E / 42.00; 19.39
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Bashkia Vau Dejës)

42°00′N 19°23′E / 42.00°N 19.39°E / 42.00; 19.39

Vau i Dejës

Bashkia Vau Dejës është një bashkiRrethin e ShkodrësShqipëri.

Bashkia e Vau Dejës bën pjesë në Qarkun e Shkodrës, me distancë 20 km nga Shkodra, 92 km nga Tirana dhe 81 km nga Aeroporti i Rinasit. Ajo ka një sipërfaqe prej 468 km² ku 10 465 ha janë tokë bujqësore.

Bashkia  Vau Dejës kufizohet në veri dhe në perëndim me Bashkinë e Shkodrës, në lindje me Bashkinë Fushë-Arrëz  ndërsa në jug me Bashkitë Pukë dhe Lezhë.

Ajo përbëhet nga 6 njësi administrative me një popullsi prej 50 130 banorë, konkretisht: Vau Dejës me 13 035 banorë, Bushat me 24 200 banorë, Vig-Mnelë me 2 177 banorë, Hajmel me 6 300 banorë, Temal me 2 520  banorë dhe Shllak me 1 899 banorë.

Me ndarjen e re administrative në vitin 2015, Bashkia ka nën administrimin e saj qytetin e Vau Dejës dhe 47 fshatra.

Aktivititeti kryesor ekonomik është bazuar në bujqësi dhe blegtori, biznesi i vogël dhe shërbimet.

Bashkia Vau Dejës gjithashtu ka një zhvillim në sektorin e prodhimit te energjisë ,me hidrocentralin e Vaut të Dejës, të Komanit, me HEC-et Ashta 1 dhe Ashta 2 .

Në Bashkinë Vau Dejës ndodhet dhe Landfilli rajonal I  Bushatit, si pikë grumbulimi dhe përpunimi i mbetjeve  për rajonin Shkodër-Lezhë.


Stampa:Bashkia Vau i Dejës