Bashkia Vau i Dejës
42°00′N 19°23′E / 42.00°N 19.39°E
Vau i Dejës |
---|
Bashkia Vau Dejës është një bashki në Rrethin e Shkodrës në Shqipëri.
Bashkia e Vau Dejës bën pjesë në Qarkun e Shkodrës, me distancë 20 km nga Shkodra, 92 km nga Tirana dhe 81 km nga Aeroporti i Rinasit. Ajo ka një sipërfaqe prej 468 km² ku 10 465 ha janë tokë bujqësore.
Bashkia Vau Dejës kufizohet në veri dhe në perëndim me Bashkinë e Shkodrës, në lindje me Bashkinë Fushë-Arrëz ndërsa në jug me Bashkitë Pukë dhe Lezhë.
Ajo përbëhet nga 6 njësi administrative me një popullsi prej 50 130 banorë, konkretisht: Vau Dejës me 13 035 banorë, Bushat me 24 200 banorë, Vig-Mnelë me 2 177 banorë, Hajmel me 6 300 banorë, Temal me 2 520 banorë dhe Shllak me 1 899 banorë.
Me ndarjen e re administrative në vitin 2015, Bashkia ka nën administrimin e saj qytetin e Vau Dejës dhe 47 fshatra.
Aktivititeti kryesor ekonomik është bazuar në bujqësi dhe blegtori, biznesi i vogël dhe shërbimet.
Bashkia Vau Dejës gjithashtu ka një zhvillim në sektorin e prodhimit te energjisë ,me hidrocentralin e Vaut të Dejës, të Komanit, me HEC-et Ashta 1 dhe Ashta 2 .
Në Bashkinë Vau Dejës ndodhet dhe Landfilli rajonal I Bushatit, si pikë grumbulimi dhe përpunimi i mbetjeve për rajonin Shkodër-Lezhë.
Vendbanimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |