Bashkim Kopliku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bashkim Kopliku
Zëvendëskryeministër
Në detyrë
13 prill, 1992 – 3 dhjetor, 1994
Paraprirë ngaAbdyl Xhaja, Zyhdi Pepa
Pasuar ngaDashamir Shehi
Ministër i Rendit Publik
Në detyrë
13 prill, 1992 – 6 prill, 1993 (më tej u ngarkua me problemet ekonomike)
Paraprirë ngaVladimir Hysi
Pasuar ngaAgron Musaraj
Të dhëna vetjake
U lind më15 korrik 1943
Shkodër, Mbretëria Shqiptare (1943–44)
Vdiq më22 nëntor 2020
Durrës, Republika e Shqipërisë
NënshtetësiaShqiptar
Punësimiinxhinier

Bashkim Kopliku (Shkodër, 15 korrik 1943 - Durrës, 21 nëntor 2020) inxhinier dhe ish-politikan shqiptar.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind më 15 korrik 1943 në Shkodër dhe ndërroi jetë më 21 nëntor të vitit 2020. Më 1962 - 1966 ndoqi Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në Universitetin e Tiranës. Më 1966 - 1969 punoi si inxhinier elektronik në qendrën radiomarrëse të Kamzës, Tiranë. Më 1969 - 1970 u zhvendos nga Tirana në Shkodër për arsye politike.[1]

Ka qenë zëvendëskryeministër i Shqipërisë në periudhën 1992-95, deputet në Kuvendin e Shqipërisë në 1991-97, kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë në 1996-97, anëtar i kryesisë së PDSH në 1991-97, i dekoruar me "Urdhrin e Lirisë të Klasit të Parë", nga Presidenti i Shqipërisë në vitin 1993, kryetar i Bashkisë Durrës (Komiteti Ekzekutiv Pluralist Durrës) në 1991-92, kryeinxhinier i URT Durrës në 1990, ka mbajtur pozicione të ndryshme drejtuese në fushën e elektronikës, por edhe dënim si punëtor për qëndrime "të gabuara" politike në 1975-76. Është autor i rreth 700 shkrimeve opinion në gazeta të ndryshme, etj. etj."

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 159. ISBN 9789994356225. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)