Blerim Sejdiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Blerim Seidiu (4 shtatror 1985, Tetovë) është politikan dhe avokat shqiptar nga Maqedonia Veriore . Aktualisht është kryetar i Komunës së Zhelinës .

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arsimi dhe karriera e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas kryerjes së shkollimit fillor në shkollën fillore "Pashko Vasa" në Grupçin, shkollimin e mëtutjeshëm e vazhdoi në gjimnazin "Kiril Pejçinoviq" në Tetovë . Arsimin e lartë e kreu në Fakultetin Juridik në Universitetin e Evropës Juglindore me seli në Tetovë. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin FONShkup, ku mori titullin shkencor Master në fushën e shkencave juridike . Blerim Seidiu ka punuar për disa vite si avokat. Ai ka qenë sekretar i FC Shkëndia në periudhën më të suksesshme të klubit në vitet 2008-2011. Në periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2016 ka qenë udhëheqës i departamentit juridik në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup. [1]

Jeta politike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në zgjedhjet lokale të tetorit 2017, Sejdiu fitoi mandatin për kryetar komune në Komunën e Zhelinës . [1] Ka qenë kandidat për kryetar komune nga radhët e Besës . Më 29 tetor 2021, në zgjedhjet lokale, Bljerim Sejdiu fitoi raundin e dytë dhe u bë kryetar i ri i Komunës së Zhelinës.

Jeta private[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Blerim Seidiu është i martuar dhe baba i dy fëmijëve. [1]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c "Градоначалник". Општина Желино. Arkivuar nga origjinali më 10 април 2021. Marrë më 12 декември 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |access-date= dhe |archive-date= (Ndihmë!)