Shko te përmbajtja

Dídac Vilà

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dídac
Dídac përpara një ndeshje me Spanjën U21
Informacioni personal
Emri i plotë Dídac Vilà Rosselló
Data e lindjes 9 qershor 1989 (36 vjeç)
Vendi i lindjes Mataró, Spanjë
Gjatësia 1.84 m (6 ft 0 in)
Pozicioni(et) Mbrojtës i majtë
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Espanyol
Numri 12
Karriera me të rinjtë
1998–1999 Mataró
1999–2008 Espanyol
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2008–2010 Espanyol B 40 (3)
2010–2011 Espanyol 24 (0)
2011–2015 Milan 1 (0)
2011–2012Espanyol (huazim) 37 (2)
2013–2014Betis (huazim) 12 (0)
2014–2015Eibar (huazim) 15 (0)
2015–2017 AEK Athens 58 (3)
2017– Espanyol 23 (0)
Karriera ndërkombëtare
2008 Spanja U19 2 (0)
2009 Spanja U20 6 (0)
2011 Spanja U21 8 (0)
2012 Spanja U23 1 (0)
2011– Katalonja 2 (0)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 24 tetor 2018
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 26 dhjetor 2015

Dídac Vilà Rosselló (lindur më 9 qershor 1989) është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan aktualisht në La Liga me skuadrën e Real Betis i huazuar nga AC Milan. Dídac është një mbrojtës i mjatë.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindur në Mataró, Barcelona, Katalonia, Dídac u bashkua me klubin lokal të RCD Espanyol që në moshën 10 vjeç, duke hyrë në skuadrën e moshave. Ai debutoi për skuadrën e parë në sezonin 2008–09, gjithashtu ai ndihmoi edhe skuadrën e rezervave që të fitonte divizionin e katërt.

Ai u vendos në skuadrën e parë nga trajneri Mauricio Pochettino. Dídac bëri debutimin e tij në La Liga më 30 janar 2010 në fitoren 1–0 në shtëpi kundër Athletic Bilbao.[1] Ai e përfundoi sezonin e parë si profesionist me 11 ndeshje (duke i luajtur të gjitha si titullar për 90 minuta), dhe skuadra e tij e përfundoi sezonin në mesin e tabelës.

Pasi humbi muajtë e parë të sezonit 2010–11 për shkak të problemeve fizike, Dídac edhe një herë ishte zgjedhja e parë në formacionin e Espanyolit. Më 28 janar 2011, ai u ble nga gjigjani italian A.C. Milan.[2]

Pasi luajti vetëm një ndeshje me skuadrën italiane, Dídac u rikthyue sërisht herët në qershor tek Espanyol, ai u huazua për vetëm një sezon. Gjatë sezonit kur ishte në huazim tek Espanyoli, Dídac humbi vetëm 1 ndeshje gjatë gjithë sezonit, ai shënoi edhe dy gola.[3][4]

Në fillim të sezonit 2012–13, Dídac do t'i bashkohej Valencias në formën e huazimit,[5][6] por marrëveshja e prish sepse lojtari spanjoll nuk i kaloi testet mjeksore.[7][8] Lojtari më pas ju nënshtrua një operacioni, duke dështuar për të bërë një ndeshje zyrtare për Rossonerët.

Për sezonin 2013–14, Dídac u huazua tek Real Betis.[9]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2011, Dídac u thirr për herë të parë për të luajtur me kombëtaren nën-21. Në atë vit, ai u thirr nga trajneri Luis Milla edhe për të luajtur në kampionatin europian të moshave U–21 që u zhvillua në Danimarkë, ai luajti në të gjitha ndeshjet nga 90 minuta me Spanjën që u shpall kampione. Ai ishte në formacionin më të mirë të turnamentit sëbashku me shokët spanjoll si David de Gea, Ander Herrera, Javi Martínez, Thiago Alcântara, Juan Mata dhe Adrián.

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Përditësuar më 30 shtator 2013[10]
Skuadra Sezoni Liga Kupa Kupa e Ligës Europa Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Espanyol B 2008–09 303300000333
2009–10 100000000100
Total 403300000433
Espanyol 2008–09 0010000010
2009–10 110000000110
2010–11 130300000160
2011–12 372110000403
Total 612510000683
Milan 2010–11 1000000010
2012–13 0000000000
Total 1000000010
Karriera në total 10158100001126
Espanyol B
Milan
Spanja U21
Spanja U20
  1. "Garcia makes the difference" [Garcia bën diferencën] (në anglisht). ESPN FC. 30 janar 2010. Arkivuar nga origjinali më 3 janar 2013. Marrë më 5 qershor 2012.
  2. "Dídac Vila, sold to AC Milan" [Dicad Vila shitet te AC Milan] (në italisht). RCD Espanyol. 28 janar 2011. Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2011. Marrë më 28 janar 2011.
  3. "Arda the artist in Atleti victory" [Arda artist në fitoren e Atletit] (në anglisht). ESPN FC. 22 prill 2012. Arkivuar nga origjinali më 2 janar 2013. Marrë më 5 qershor 2012.
  4. "Ighalo brace boosts Granada" [Dopieta e Ighalos shtyn Granadën] (në anglisht). ESPN FC. 1 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 3 janar 2013. Marrë më 5 qershor 2012.
  5. "Valencia sign Dídac on loan from Milan" [Valencia firmos me Didac në formën e huazimit nga Milan] (në anglisht). ESPN FC. 28 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2013. Marrë më 31 korrik 2012.
  6. "Didac Vila on loan to Valencia CF" [Didac Vila në huazim te Valencia CF]. clubvalenciacf.com (në anglisht). 27 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2020. Marrë më 1 gusht 2012.
  7. "Dídac: A.C. Milan comunicato ufficiale" [Dídac: Njoftim zyrtar i A.C. Milan]. acmilan.com (në italisht). A.C. Milan. 2 gusht 2012. Marrë më 2 gusht 2012.
  8. "Valencia call off Dídac deal" [Valencia anullon marrëveshjen me Didac] (në anglisht). ESPN FC. 2 gusht 2012. Arkivuar nga origjinali më 5 gusht 2012. Marrë më 9 gusht 2012.
  9. "El Real Betis incorpora a sus filas a Dídac" [Dídac i bashkohet rangjeve të Real Betis] (në spanjisht). Real Betis. 25 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 28 korrik 2013. Marrë më 25 korrik 2013.
  10. "Dídac Vilá" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 26 shtator 2012.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]