Dafina Gexha-Bunjaku
Dafina Gexha-Bunjaku | |
|---|---|
Gjatë një takimi qeveritar, 2021 | |
| Zëvendësministre e Shëndetësisë | |
Titullar | |
| Në detyrë Mars 2021 | |
| Presidenti | Glauk Konjufca (acting) Vjosa Osmani |
| Kryeministri | Albin Kurti |
| Ministri | Arben Vitia Herself (acting) Rifat Latifi |
| Ministre e Shëndetësisë | |
| Në detyrë 1 tetor 2021 – 16 nëntor 2021 | |
| Presidenti | Vjosa Osmani |
| Kryeministri | Albin Kurti |
| Paraprirë nga | Arben Vitia |
| Pasuar nga | Rifat Latifi |
| Ministre e Shëndetësisë | |
| Në detyrë 7 tetor 2022 – 27 dhjetor 2021 | |
| Presidenti | Vjosa Osmani |
| Kryeministri | Albin Kurti |
| Paraprirë nga | Rifat Latifi |
| Pasuar nga | Arben Vitia |
| Të dhëna vetjake | |
| U lind më | 10 nëntor 1975 Gjakovë, Kosovë, Jugosllavi (tani Republika e Kosovës) |
| Nënshtetësia | Republika e Kosovës |
| Partia politike | Pavarur |
| Arsimimi | Universiteti i Prishtinës |
Dafina Gexha-Bunjaku është një epidemiologe shqiptare nga Kosova dhe tanimë zëvendësministre e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës . Pas një karriere të suksesshme në ISHP e Kosovës, ajo iu bashkua qeverisë së dytë Kurti si zëvendësministre në mars të vitit 2021. Ajo veproi si ministre në dy terme: nga 1 tetori deri më 16 nëntor 2021 dhe nga 7 tetor 2022 deri më 27 dhjetor 2022. [1] [2]
Arsimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gexha-Bunjaku mori diplomën e doktoraturës në Universitetin e Prishtinës në vitin 2004, pas një pauze gjatë Luftës së Kosovës. Në vitin 2011, ajo përfundoi studimet e saj në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dhe mori titullin MBA në menaxhim shëndetësor nga një program i përbashkët mes Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Vjenës.
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga viti 2000 deri në vitin 2013, Gexha-Bunjaku ka punuar me zyrën e OBSH në Prishtinë, Institutin HLSP, si dhe me programe dhe këshillime të tjera të lidhura me shëndetin, duke ndihmuar Ministrinë e Shëndetësisë. Në janar 2008, ajo iu bashkua Institutit Kombëtar për Shëndetin Publik si epidemiologe – një pozicion që e mbajti për më shumë se 13 vjet, deri në pozicionin e saj aktual në qeveri. [3]
Gjatë fazave të hershme të pandemisë COVID-19 në Kosovë, si pjesë e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Gexha-Bunjaku ndihmoi në hartimin e masave parandaluese dhe kontrolluese ndaj pandemisë. Ajo gjithashtu shërbeu si pikë kontakti e Kosovës për disa sëmundje ngjitëse në Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve dhe bashkë-hartoi programin e mjekësisë familjare të mbështetur nga OBSH dhe Kolegji Mbretëror i Mjekëve të Përgjithshëm në Mbretërinë e Bashkuar. [4]
Hulumtimi i Gexha-Bunjakut për HIV-in dhe sëmundjet e transmetueshme është publikuar ndërkombëtarisht. [5]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Dafina Gexha-Bunjaku, ushtruese e detyrës së ministres së Shëndetësisë". Telegrafi. 1 tetor 2021. Marrë më 15 shtator 2022.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Dafina Gexha-Bunjaku". Ministry of Health of the Republic of Kosovo. Arkivuar nga origjinali më 15 shtator 2022. Marrë më 15 shtator 2022.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Dafina Gexha-Bunjaku". LinkedIn. Marrë më 15 shtator 2022.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Profili i u.d.ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku". Albinfo.ch. 1 tetor 2021. Marrë më 15 shtator 2022.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Dafina Gexha Bunjaku". Research Gate. Marrë më 15 shtator 2022.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)