Diskutim:Balshajt/Arkivi 1
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Balshajt/Arkivi 1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi. |
Kthimi ne gjendjen e mbrapambetur
[Redakto nëpërmjet kodit]Kam kontribuar ne kete artikull perpos perkthimit te gjendjes ne wiki-n anglisht, shtova edhe referenca manuale. Liridoni zhberi kontributin tim me argumentimin se na qenka marre prej wikipedia anglishte, dhe ajo baze artikulli nuk eshte neutrale, ndaj dhe e la ne gjendjen e meperparshme qe nuk eshte se ka ndonje mundim ne te perpos copy-paste-imit nga ketu. Nese nuk me parashtrohen arsye bindese se pse nuk eshte e pranueshme gjendja e artikullit siç e punova per here te fundit, atehere do ta kthej serish ditet qe vijne. Ju falenderoj paraprakisht per disponimin --GjonBdeku (diskutimet) 13 prill 2018 14:57 (CEST) sock i Hatakes--Udha (diskutimet) 17 mar 2019 22:20 (CET)
- Ktheva versionin tend. I kerkoj falje Liridonit, dhe e kuptoj shume mire shqetesimin e tij per disa burime (shqetesim qe e kam edhe vete, pasi nuk i njoh ca akademike serbe qe mbeshtesin versionin), po versioni i GjonBdekut eshte me i mire pasi eshte i referencuar. Keto referenca mund te diskutohen me tej, po per mua nuk ka dyshim qe nga ana wikipediane versioni i GjonBdekut eshte permiresim i artikullit nga ana enciklopedike dhe kaq duhet te mjaftoje. Kush ka ngurrime dhe dyshime per referencat e perdorura mund te kerkoje prova, po dyshimet ne besen e GjonBdekut nuk jane te mjaftueshme qe te fshihet puna e tij. --1l2l3k (diskutimet) 13 prill 2018 15:42 (CEST)
Banrevert
[Redakto nëpërmjet kodit]Banrevert mund te behet kur asnjeri s'te kundershton. Sock-u i Hatakes e permiresoi artikullin duke ia hequr NPOV dhe une i ktheva veprimet, pra ti nuk po revert sock-un po mua. @Udha, Me kete zhberje ti po e varferon artikullin duke e zhbalancuar dhe duke i dhene ngjyra te ndezura shqiptare duke injoruar shume literature te pavarur, qe nuk eshte domosdoshmerisht proserbe, duke perfshire Elsie-n i cili cdo gje mund te kete qene, po jo pro-serb. Se fundmi pse po e heq gjenealogjine? Ajo eshte shume e rendesishme per familjet fisnike. --1l2l3k (diskutimet) 15 prill 2018 13:44 (CEST)
- I nderuar 1l2l3k, unë e di përkushtimin tënd në përmirësimin e Wikipedias, por nuk mendoj se ke të drejtë në këtë pikë. Unë zhbëra sockun e Hatakes as per WP:Banrevert, ku kjo lejohet qartë dhe ku theksohet se nuk kam fare nevojë të jap arsye për çfarë ose sa largoj. Nuk qëndron pretendimi në fjalinë e parë se duhet konsensus per Banrevert. Nga ana e rregullave, unë nuk bëra asgjë gabim. Meqenëse e di se je administratori më i zëshëm kundër Banrevertit kam treguar mirëkuptim dhe nuk kam zhbërë shumicën e redaktimeve të sockave të Hatakes, për hir të Wikipedisë.
- Nga ana tjetër zhbërja e redaktimeve të mia ku kisha futur material të referencuar nuk ishte në pajtim me rregullat, ndaj dhe të zhbëra, pa pasur ndonjë qëllim të keq. Besoj se këtë zhbërje e ke bërë pa qëllim të keq, mbase ke menduar se kam rikthyer material që shkel copyvio.
- Rikthemehm në temë: Unë s'e rikthej një seksion të dobët, me referenca mitologjike dhe spekulative që e hoqa në pajtim me rregullat. Madje është turp për Wikin që duhet të jap llogari këtu për këtë gjë! Kush të dojë le ta fusë atë seksion prapë, por përse ky zell për ta serbizuar një familje origjina e të cilëve është e paqartë? Sic thote artikulli ne ENwiki: "Apart from Mavro Orbini's tale, there are really no other accounts on their origin" Mavro Orbini, një çun i shekullit 16, nga artikulli në ENwiki figuron si pansllavist. Citimin nga ENwiki: " Orbini unifies the Illyrian and Slavic mythic identities and interprets history from a pan-Slavic mythological position" Sipas tij edhe Aleksandri i Madh ishte sllav. Edhe maqedonasit e lashtë ishin sllavë. Edhe ilirët flisnin gjuhën sllave. Nuk është çudi që për të edhe Balshajt ishin sllavë. Kaq sa i përket prejardhjes sllave të Balshajve.@GjonBdeku,Por problemi janë historianët "nacional-komunistë" shqiptarë, right?--Udha (diskutimet) 15 prill 2018 14:46 (CEST)
- Jam dakord qe Orbini mund te hiqet. Po nga diferenca qe tregova me siper, ti hoqe referencat #6-#13, dhe emrat e tyre jane:
- Giuseppe Gelchich
- Milan Shuflaj
- Slijepcevic
- John Fine
- Donald Nicol
- Peter Bartl
- Robert Elsie
- A je i sigurt qe Xhufi ka me shume tru sesa gjithe keta te sipermit bashke? Dhe nese po, kush je ti qe t'u vesh kryqin e te na vesh ne sqwiki vetem referencen Xhufi e te injorosh gjithe te tjeret? Xhufi eshte relevant, po gjithashtu relevante jane Shuflaj Gelchich, Nicol, Fine, Bartl, te gjithe te respektuar. Keshtu si e katandise ti artikullin, eshte i zhbalancuar komplet, dhe s'ka POV. Une jam Ok qe te anoje nga ana e origjines shqiptare, ndihu i lire te zgjerosh mendimin e Xhufit sa te duash, po mos fshi mendimet e te tjereve, se ndryshe kete artikull nuk do e lexoje dot asnjeri. Ose po te duam t'i leme injorante shqiptaret se cfare thote bota, vazhdojme keshtu e u themi perralla. 1l2l3k (diskutimet) 15 prill 2018 16:21 (CEST)
- Te lutem lexoje edhe nje here WP:Banrevert perpara se te më akuzosh per heqjen e ketij apo atij burimi. Nuk dua te tingelloj arrogant por duhet ta perseris se nuk jap pergjegjesi per heqjen e materialit te sockave. Nuk eshte e drejte te kryqezohem kur nuk kam shkelur rregullat.
- Unë nuk mendoj se artikulli është aq keq, as i palexueshëm. Duhet të shtoj material, gjë të cilën do ta bëj me kënaqësi por njëherë duhet zgjidhur kjo çështja e POV pro-serbe. Më vie vërtet keq që artikulli nuk ju pengoi kur kishte mangësi të burimeve pro-shqiptare por ju pengon tani që ka "mangësi" burimesh pro-serbe. Ku ishe ky zell më parë? Përse nuk kërkuat me ngulm të shtonit burime si Xhufi më parë?
- Kredencialet akademike të Pëllumb Xhufit i ke këtu. Historian i mesjetës. Punime shkencore mbi historinë e mesjetës. Punim shkencor në një simpozium mbi Balshajt në Mal të Zi. Autor i pjesës mbi mesjetën në botimin e Historisë shqiptare nga Akademia e Shkencave. Kërkime shkencore. Një disertacion "Formacione
- A je i sigurt qe Xhufi ka me shume tru sesa gjithe keta te sipermit bashke? Dhe nese po, kush je ti qe t'u vesh kryqin e te na vesh ne sqwiki vetem referencen Xhufi e te injorosh gjithe te tjeret? Xhufi eshte relevant, po gjithashtu relevante jane Shuflaj Gelchich, Nicol, Fine, Bartl, te gjithe te respektuar. Keshtu si e katandise ti artikullin, eshte i zhbalancuar komplet, dhe s'ka POV. Une jam Ok qe te anoje nga ana e origjines shqiptare, ndihu i lire te zgjerosh mendimin e Xhufit sa te duash, po mos fshi mendimet e te tjereve, se ndryshe kete artikull nuk do e lexoje dot asnjeri. Ose po te duam t'i leme injorante shqiptaret se cfare thote bota, vazhdojme keshtu e u themi perralla. 1l2l3k (diskutimet) 15 prill 2018 16:21 (CEST)
feudale të Shqipërisë së Jugut në shekujt XIII-XIV"etj. Duket më kredibil sesa Elsie kur flitet për origjinën e paqartë të një familjeje fisnike mesjetare të Shqipërisë së Veriut, ndonëse i njeh më mirë familjet fisnike të jugut. Elsiet ia hidhnin shumë lehtë sharlatanë si K.T. i K.X. dhe studiuesi M.A. ndaj përhapte mite mbi letra heroike disidente dërguar Enver Hoxhës apo zbulime të librave shqip që datojnë para Mesharit. Përpos kësaj unë gjithë materialin që kam shtuar nga Xhufi e kam bërë me libër në dorë. Je në gjendje ta bësh ti të njëjtën gjë për historianët më lart?
- Edhe historianët që i listove ti me siguri kanë kredenciale të mira akademke, por ato të lutem na i sill ti nëse dëshiron të shtosh material nga ta. Poashtu do të ishte mirë që nëse shtohet diçka prej tyre në artikull të bëhet me librin përpara, dhe nga verzioni anglisht i librit, e jo nga përkthimi serbisht.--Udha (diskutimet) 15 prill 2018 17:54 (CEST)
- Mendoj qe versioni i tanishem nuk ka pse ndryshohet me. Une nuk ka pse te kem barren e sjelljes se provave per referenca qe jane shoshitur ne enwiki nga shume me teper njerez. @Udha, nese do heqesh perseri material te referencuar, do te te bllokoj per kohe te gjate. Merre seriozisht kete paralajmerim. Je bere problem disa here. Blloku do jete per muaj te tere. --1l2l3k (diskutimet) 16 prill 2018 02:06 (CEST)
- Edhe historianët që i listove ti me siguri kanë kredenciale të mira akademke, por ato të lutem na i sill ti nëse dëshiron të shtosh material nga ta. Poashtu do të ishte mirë që nëse shtohet diçka prej tyre në artikull të bëhet me librin përpara, dhe nga verzioni anglisht i librit, e jo nga përkthimi serbisht.--Udha (diskutimet) 15 prill 2018 17:54 (CEST)
Elsie
[Redakto nëpërmjet kodit]Elsie eshte perkthyes jo historian. Si i tille, mendimi i tij dhe perdorimi si reference eshte i dobet pra une e hoqa. Me thoni nese nuk jeni dakord. --1l2l3k (diskutimet) 30 prill 2018 19:07 (CEST)
- @1l2l3k, riktheva Elsien si studiues i specializuar në letërsinë dhe folklorin shqiptar. — Βατο (diskutimet) 19 mars 2019 17:29 (CET)
- Këtu 1l2l3k thotë që nuk ka kredenciale akademike dhe unë pajtohem me të.--Udha (diskutimet) 19 mars 2019 17:41 (CET)
- @Resnjari, @GrepfrutAroma, ju çfarë mendoni? — Βατο (diskutimet) 19 mars 2019 17:46 (CET)
- @Βατο, Elsie është në rregull. Jo vetëm që ishte një përkthyes, por akademik dhe shumë i respektuar edhe nga qeveria shqiptare. Duke e përdorur atë si një referencë është ok.Resnjari (diskutimet) 19 mars 2019 18:57 (CET)
- @Resnjari, Mua kjo çështja e origjinës së Balshajve më duket shumë e komplikuar prandaj mendoj se më mirë do të ishte të futej në artikull mendimi i historianëve profesionistë. Elsie ishte i mirë por ia ka huqur jo rrallë dhe siç e thotë edhe 1l2l3k, nuk ishte historian dhe përdorimi i tij këtu si referencë është i dobët.--Udha (diskutimet) 19 mars 2019 19:21 (CET)
- @Udha,, nuk ka një problem me Elsie. Seksioni në të cilin ai është në artikull quhet hipoteza serbe. Unë mendoj se është ok për sa kohë që nuk është paraqitur se pikëpamja e tij është e vetmja dhe vetëm, pasi çështja e origjinës është ende kontestuar në mesin e akademisë.Resnjari (diskutimet) 19 mars 2019 20:51 (CET)
- @Resnjari, Mua kjo çështja e origjinës së Balshajve më duket shumë e komplikuar prandaj mendoj se më mirë do të ishte të futej në artikull mendimi i historianëve profesionistë. Elsie ishte i mirë por ia ka huqur jo rrallë dhe siç e thotë edhe 1l2l3k, nuk ishte historian dhe përdorimi i tij këtu si referencë është i dobët.--Udha (diskutimet) 19 mars 2019 19:21 (CET)
- @Βατο, Elsie është në rregull. Jo vetëm që ishte një përkthyes, por akademik dhe shumë i respektuar edhe nga qeveria shqiptare. Duke e përdorur atë si një referencë është ok.Resnjari (diskutimet) 19 mars 2019 18:57 (CET)
- @Resnjari, @GrepfrutAroma, ju çfarë mendoni? — Βατο (diskutimet) 19 mars 2019 17:46 (CET)
- Këtu 1l2l3k thotë që nuk ka kredenciale akademike dhe unë pajtohem me të.--Udha (diskutimet) 19 mars 2019 17:41 (CET)
Seksioni mbi origjinen serbe.
[Redakto nëpërmjet kodit]Kjo pjesë e artikullit qenka perkthyer duke perdorur si shabllon artikullin ne Enwiki pa i shqyrtuar disa burime te cilat jane ne gjuhen serbe. I gjithi duhet hequr se bashku me gjenealogjine. Burimet per origjinen serbe janë të dobëta, burimi Gelsic është i vitit 1899, pra shumë i vjetër kurse autori i burimit Shuflay ka vdekur ne vitin 1931. Burimi mbi gjenealogjine eshte i vitit 1868. Literatura e shekullit 21 thotë që ishin shqiptarë. Shih studiuesit Xhufi, Shpuza dhe Bogdani. Kurse Nicole, Bartl dhe Fine ndoshta jane referenca te rreme te futura nga perdorues nacionaliste serbe. Nese ndokush i ka ato burime le t'i sjelle paragrafet ku thonë se ishin serbë dhe le t'i përkthejne ne gjuhen shqipe qe t'i verifikojnë edhe perdoruesit qe nuk flasin gjuhen serbe.--Udha (diskutimet) 15 mars 2019 00:59 (CET)
- @Udha, unë mendoj se artikulli është mirë kështu, me shtesat që bëre ti. Lëviza seksionet sepse më parë duhet origjina dhe më pas historia, bashkova dy seksionet që ishin me titullin "Historia". — Βατο (diskutimet) 17 mars 2019 20:19 (CET)
- Po pate dëshirë mund të redaktosh hyrjen e artikullit sipas përmbajtjes, duke hequr pjesat pa citim. — Βατο (diskutimet) 17 mars 2019 20:23 (CET)
- Unë nuk mendoj se artikulli është mirë kështu lidhur me arsyet që i parashtrova më lart. Prandaj kërkova edhe të postohen paragrafe nga referencat me lart qe t'i verifikojme a jane te sakta apo te rreme, dhe ata paragrafe te perkthehen ne gjuhen shqipe, ose ato burime duhet të hiqen.--Udha (diskutimet) 17 mars 2019 20:46 (CET)
- @Udha, burimin Fine e vërtetova. — Βατο (diskutimet) 17 mars 2019 21:15 (CET)
- Vërejta që kishe shtuar një link për Google Books por pas kërkimit nuk gjeta ndonjë të dhënë për origjinën serbe. A mund të na sjellësh një paragraf të tillë këtu nëse ka?--Udha (diskutimet) 17 mars 2019 21:21 (CET)
- @Udha, burimin Fine e vërtetova. — Βατο (diskutimet) 17 mars 2019 21:15 (CET)
- Unë nuk mendoj se artikulli është mirë kështu lidhur me arsyet që i parashtrova më lart. Prandaj kërkova edhe të postohen paragrafe nga referencat me lart qe t'i verifikojme a jane te sakta apo te rreme, dhe ata paragrafe te perkthehen ne gjuhen shqipe, ose ato burime duhet të hiqen.--Udha (diskutimet) 17 mars 2019 20:46 (CET)
- Po pate dëshirë mund të redaktosh hyrjen e artikullit sipas përmbajtjes, duke hequr pjesat pa citim. — Βατο (diskutimet) 17 mars 2019 20:23 (CET)
@Udha, Fine i konsideron familje serbe, mund ta kuptosh kur lexon faqet mbi Balshajve, të cilët i përshkruan në kundërshtim me familjet shqiptare. Ndërsa Bartl i konsideron si një familje fisnike me origjinë te mundëshme serbe, shiko këtu, mund ta përkthesh me Google. Gjithashtu seksioni gjenealogjia mbështetet nga Bartl. Kështu që në situatën e tanishme artikulli është NOPOV, në qoftë se redaktohet dhe hyrja, mund ta kandidojmë si artikull të mirë. — Βατο (diskutimet) 17 mars 2019 21:34 (CET)
- Unë kërkova tek Fine por nuk gjeta asnjë vend ku thotë se janë serbë. Të lutem na sjell një paragraf të tillë. Në trungun e artikullit janë dhënë referenca dhe nëse janë të vërteta atëherë është e mundur të gjinden paragrafët dhe të sillen këtu dhe të verifikohen. Një artikull me referenca të paverifikueshme në gjuhën serbe artikull i mirë?--Udha (diskutimet) 17 mars 2019 21:37 (CET)
- @Udha, faqja 382, Activities of the Independent Serbian Nobels. U vërtetua. — Βατο (diskutimet) 17 mars 2019 21:53 (CET)
- Artikulli nuk përmbanë referenca të pavërtetueshme në gjuhë serbe për të mbështetur POV, kështu që mund edhe të jetë artikull i mirë. Gjithashtu, në qoftë se nuk ke besim në artikujt nga enwiki, diskutoje atje, jo këtu, ENwiki ka besueshmërinë më të mirë nga të gjitha. — Βατο (diskutimet) 17 mars 2019 21:57 (CET)
- Të lumtë që e gjete atë referencë, tani origjina serbe sipas Fine është e referncuar. Kështu me pak punë mund të gjinden të gjitha referencat me radhë.--Udha (diskutimet) 17 mars 2019 22:09 (CET)
- Edhe në artikujt e SQwikit mund të diskutojmë prandaj dhe hapa diskutimin, siç kemi bërë edhe gjetkë në SQwiki. Nuk e bëra ping askënd për të mos i ngarkuar të tjerët më këto çështje nëse ata nuk janë të interesuar. Unë thjesht kërkova të sillet ndonjë paragraf për referencat e kontestuara, disa prej të cilave janë në gjuhën serbe dhe nëse nuk e kanë bërë këtë në Enwiki është punë për ta. Enwiki nuk është e përkryer, ka vandalizëm tërë kohën nga nacionalistët e kombeve të ndryshme.--Udha (diskutimet) 17 mars 2019 22:16 (CET)
- @Βατο,, burimet serbe në përgjithësi nuk duhet të përdoren. Shumë prej atyre që vendoseshin në artikuj të tillë ishin nga socku Zoupan ose redaktori tjetër Antidiskriminator. Unë mendoj se edhe burimet në gjuhën angleze duhet të verifikohen se ajo që ata thonë është, vall është ajo që ata thonë ose faqja e saj e saktë. @Bato, për burimet serbe lexoni këtë artikull [1]. Të fala.Resnjari (diskutimet) 17 mars 2019 22:21 (CET)
- @Resnjari, jam dakord me ju që mos të përdoren burimet serbe, unë thash që për gjëra jo të rëndësishme si përshkrimi i ngjarjeve mund edhe të përdoren. Kur të përkthehen artikujt nga ENwiki nuk do të fshihet gjithë përmbajtja e referencuar me burime serbe. — Βατο (diskutimet) 17 mars 2019 22:27 (CET)
- @Βατο,, jam dakord dhe përqindja ku do të ishte rasti është i vogël. Pjesa më e madhe e historiografisë së tyre është propaganda ose manipulimi. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të mos riciklojmë propagandën dhe manipulimet serbe.Resnjari (diskutimet) 17 mars 2019 22:49 (CET)
- @Resnjari, jemi dakord. — Βατο (diskutimet) 17 mars 2019 22:53 (CET)
- @Βατο,, jam dakord dhe përqindja ku do të ishte rasti është i vogël. Pjesa më e madhe e historiografisë së tyre është propaganda ose manipulimi. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të mos riciklojmë propagandën dhe manipulimet serbe.Resnjari (diskutimet) 17 mars 2019 22:49 (CET)
- @Resnjari, jam dakord me ju që mos të përdoren burimet serbe, unë thash që për gjëra jo të rëndësishme si përshkrimi i ngjarjeve mund edhe të përdoren. Kur të përkthehen artikujt nga ENwiki nuk do të fshihet gjithë përmbajtja e referencuar me burime serbe. — Βατο (diskutimet) 17 mars 2019 22:27 (CET)
- @Βατο,, burimet serbe në përgjithësi nuk duhet të përdoren. Shumë prej atyre që vendoseshin në artikuj të tillë ishin nga socku Zoupan ose redaktori tjetër Antidiskriminator. Unë mendoj se edhe burimet në gjuhën angleze duhet të verifikohen se ajo që ata thonë është, vall është ajo që ata thonë ose faqja e saj e saktë. @Bato, për burimet serbe lexoni këtë artikull [1]. Të fala.Resnjari (diskutimet) 17 mars 2019 22:21 (CET)
- Artikulli nuk përmbanë referenca të pavërtetueshme në gjuhë serbe për të mbështetur POV, kështu që mund edhe të jetë artikull i mirë. Gjithashtu, në qoftë se nuk ke besim në artikujt nga enwiki, diskutoje atje, jo këtu, ENwiki ka besueshmërinë më të mirë nga të gjitha. — Βατο (diskutimet) 17 mars 2019 21:57 (CET)
- @Udha, faqja 382, Activities of the Independent Serbian Nobels. U vërtetua. — Βατο (diskutimet) 17 mars 2019 21:53 (CET)
- @Resnjari, po më habit tejmase si pohim ky i yti pas debateve ndër vite që keni kaluar në en.wiki, dakord pjesës së qëmtimit që i duhet bërë, por ku vallë i vendoset vija ndarëse e "burimeve serbe që nuk duhen përdorur në përgjithësi" dhe cilat janë ato burime në veçanti që mund t'i përdorim? --GrepfrutAroma (diskutimet) 17 mars 2019 22:34 (CET)
- @GrepfrutAroma,, unë asnjëherë nuk kam rënë dakort me përdorimin e burimeve serbe. Unë nuk kam pasur kohë për të adresuar disa nga këto gjëra pasi ka aq pak redaktorë të interesuar për tema shqiptare në wikipedia angleze. Mund të përdorim burime perëndimore. Ka shumë pak historianë të besueshëm serbë para vitit 2000. Duhet të jemi të kujdesshëm se cilat burime serbe përdorim para vitit 2000.Resnjari (diskutimet) 17 mars 2019 22:46 (CET)
- @Resnjari, dakordësia është një gjë dhe kundër-argumenti është një tjetër, neve mund të mos na pëlqejë për njëmijë arsye historiografia e komshinjve tanë, por medievistikën tonë që kombëtarizon periudhën parakombëtare (nacionalizmave do t'u duheshin disa shekuj për të mbirë) a e konsideron të besueshme? --GrepfrutAroma (diskutimet) 17 mars 2019 22:58 (CET)
- Që të jetë mbase më e kapshme ajo çka dua të them: ne po privojmë veten nga burime (serbe, greke, mongole, çfarëdo) ndërkohë që metodologjia e medievistikës (dhe krejt historiografisë sonë) nuk ka qenë gjë tjetër (dhe vijon të jetë) një kopje majmunësh? Diku lart lexova që Shuflaj është burim i vjetër, po kush ka bërë punë sa Shuflaj ndër mjerëdevistët tanë? Mirë se po e heqim, po kush ka për t'ia zënë vendin, ai që përkthen “sllavët dhe shqiptarët” e bën “bujq dhe malësorë”? --GrepfrutAroma (diskutimet) 17 mars 2019 23:26 (CET)
- @GrepfrutAroma,, unë asnjëherë nuk kam rënë dakort me përdorimin e burimeve serbe. Unë nuk kam pasur kohë për të adresuar disa nga këto gjëra pasi ka aq pak redaktorë të interesuar për tema shqiptare në wikipedia angleze. Mund të përdorim burime perëndimore. Ka shumë pak historianë të besueshëm serbë para vitit 2000. Duhet të jemi të kujdesshëm se cilat burime serbe përdorim para vitit 2000.Resnjari (diskutimet) 17 mars 2019 22:46 (CET)
- Megjithate, ketu gjeta nje te dhene te vyer per Balshajt quajtur “arbanaski gospodin” sipas references Xhufi.--GrepfrutAroma(diskutimet) 18 mars 2019 00:47 (CET)
- @GrepfrutAroma,, shiko unë nuk jam këtu për të ricikluar polemika të vjetra. Unë jam shumë i vetëdijshëm për problemet që ka historiografia shqiptare. Personalisht nuk i përdor shumica e burimeve shqiptare dhe ka vetëm disa akademikë shqiptarë, të cilët mendoj se janë me cilësi të mirë. Unë mendoj se gabim është kur ju thoni nuk kemi askujt si Shuflaj. Ne kishim Eqrem Çabej dhe Arshi Pipa një kritik kundër komunizmit që e mbani atë të jetë një nga të paktët që arriti të ishte i papërgatitur. Ju gjithashtu bëni disa pika të tjera problematike. Vetëm për shkak se historiografia shqiptare ka probleme ata janë të vegjël krahasuar me histriografinë serbe. Dhe ne këtu, duke injoruar faktin se do të thotë se e njëjta propagandë do të shfaqet këtu në wiki shqip. Gjithçka që po ju them është që duhet të jeni shumë të kujdesshëm me historiografinë serbe. Unë jam një produkt i sistemit arsimor australian jo të sistemeve shqiptare apo të tjera të Ballkanit. Unë nuk jam si të tjerët, prandaj mos më merr për një budalla.Resnjari (diskutimet) 18 mars 2019 23:16 (CET)
- @Resnjari,, mire se te gjeta. Aspak nuk jam per polemika te vjetra dhe ta bera pyetjen sepse e di cilit formim i perket dhe pergjigjen e ka selfevident. Çabej dhe Pipa jane filologë, historian gjuhe dhe e shumta kritike letrare - Çabej me pak. E vertete qe jane nder te paktit me ndershmerine intelektuale si dhe integritet gjithejetesor. Por po flisja per historiografine dhe perkatesisht per medievistiken (as i pari e as i mbrami nuk jane medieviste). @Βατο, nen metimin e siper-permendur hoqi referencen Gelçiq sepse "eshte e vjeter", argument i cili nuk e kemi as luksin qe ta perdorim ne nje wiki te perunjur si e jona, sepse tek e fundit çdo pohim qe eshte i referencuar mund ta konstatojme tek paragrafi i referencave se kujt i perket dhe jo te varferojme sq.wiki-n gjithnje e me teper thjesht sepse disa perdorues kane mizat e veta. Lexuesi shqiptar meriton pershfaqje dinjitoze materiali, nese duam ta tregojme veten me te mire se komshite tane atehere t'ua njohim ate qe ato kane (medievistiken) meqe ne s'e kemi te hajrit, keshtu ngrihemi etikisht edhe permbi ta. Pasurimi enciklopedik eshte sherbim etik, pa tone inkuizitore, pa diksion provokativ, pa tarafe (i vetmi taraf eshte dija e qashter) dhe ne komunikim te pjekur. Gjithe te mirat i nderuar. --GrepfrutAroma (diskutimet) 19 mars 2019 12:34 (CET)
- @GrepfrutAroma, Gelcich nuk është burim dytësor. Burimet parësore nuk mund të përdoren në enciklopedi për të mbështetur përmbajtje të kontestuara. Mund të shtosh burime dytësore të cilët mbështesin Gelcich-in. — Βατο (diskutimet) 19 mars 2019 14:08 (CET)
- Mendoj se duhet te sigurosh librin para e pastaj te japesh verdiktin. Gelcich mund te mos jete studjues i rishte, por dytesor eshte me siguri se nuk i ka nxjerr nga thesi i vet te dhenat ne gjithe ate liber. Ajo heqje eshte varferuese per artikullin se ai merret ne menyre eksplicite per rrethanat nga dolen Balshajt.--GrepfrutAroma (diskutimet) 19 mars 2019 14:28 (CET)
- @GrepfrutAroma, ka mjaft burime dytësore të reja dhe perëndimore për të përdorur në artikull. — Βατο (diskutimet) 19 mars 2019 15:28 (CET)

- @Βατο, shume mire qe ka mjaft. Varferimi nuk eshte shume mire. --GrepfrutAroma (diskutimet) 19 mars 2019 15:31 (CET)
- @GrepfrutAroma,, nuk ka rëndësi nëse ata janë një historian, një linguist, një antropolog, një sociolog ose një arkeolog. Të gjitha këto janë pjesë e shkencave humane dhe shpesh fushat e tyre mbivendosen. Përgjigja ime ishte në pretendimin tuaj se ne nuk kemi prodhuar ndonjë figurë të këtij lloji në nivelin të kroatit Shufllaj. Ne kemi dhe është Çabej, i cili ishte dhe ende është shumë i respektuar në mesin e akademikëve ndërkombëtarë të përfshirë në studimet shqiptare. Unë do t'ju them këtë. Ka shqiptarë që mendojnë se për shkak të disa dështimeve të kaluara që kemi pasur në përvojën tonë historike, që në njëfarë mënyre gjithçka që është serbe dhe greqishtja është e saktë. Shumë nga dituria të ashtuquajturat e tyre pretendojnë për ne se nuk jemi një etnitet i vërtetë dhe pa një gjuhë të vërtetë. Saktësia e njëjtë që ushtrohet me burime shqiptare, duhet të ekzistojë edhe me burimet serbe dhe greke. Dikush duhet të dijë pak për akademikin përpara se të marrë gjërat si të drejtë. Përndryshe ne mund të lejojmë redaktorët grekë e serbë të vijnë këtu dhe të redaktojnë dhe të lënë propagandën e tyre këtu gjithashtu.Resnjari (diskutimet) 19 mars 2019 13:15 (CET)
- @Resnjari, kurrsesi nuk nenkuptoj qe duhet t'ua marrim gjithçka per ar te kulluar. Por mund te shtohen togfjaleshat "sipas burimeve serbe/greke/italiane" qe te qartesohet dhe kanalizohet lexuesi se nga cili filter po e merr aksh te dhene. Per temen per te cilen po diskutojme, na vlejne medievistet i nderuar.--GrepfrutAroma (diskutimet) 19 mars 2019 13:22 (CET)
- @GrepfrutAroma,, ju mund ta thoni atë në këtë mënyrë dhe është në rregull. Por kjo varet nga secili artikull dhe kush që citohet si referencë. Nëse shihni si referenca Jovan Cvijić ose Spiridon Gopčević i largojnë ato. Me Gopčević ai ka falsifikuar të gjitha veprat e tij dhe me Cvijić vazhdimisht ka ndryshuar të dhënat e tij për t'iu përshtatur dhe për të mbrojtur Serbinë e Madhe. Të gjithë ju jeni shumë të kujdesshëm ndaj atyre dyve. Hiq nga çdo faqe në Wikipedia shqip, nëse është në një artikull si një referencë.Resnjari (diskutimet) 19 mars 2019 19:08 (CET)
- @Resnjari, kurrsesi nuk nenkuptoj qe duhet t'ua marrim gjithçka per ar te kulluar. Por mund te shtohen togfjaleshat "sipas burimeve serbe/greke/italiane" qe te qartesohet dhe kanalizohet lexuesi se nga cili filter po e merr aksh te dhene. Per temen per te cilen po diskutojme, na vlejne medievistet i nderuar.--GrepfrutAroma (diskutimet) 19 mars 2019 13:22 (CET)
- @GrepfrutAroma,, nuk ka rëndësi nëse ata janë një historian, një linguist, një antropolog, një sociolog ose një arkeolog. Të gjitha këto janë pjesë e shkencave humane dhe shpesh fushat e tyre mbivendosen. Përgjigja ime ishte në pretendimin tuaj se ne nuk kemi prodhuar ndonjë figurë të këtij lloji në nivelin të kroatit Shufllaj. Ne kemi dhe është Çabej, i cili ishte dhe ende është shumë i respektuar në mesin e akademikëve ndërkombëtarë të përfshirë në studimet shqiptare. Unë do t'ju them këtë. Ka shqiptarë që mendojnë se për shkak të disa dështimeve të kaluara që kemi pasur në përvojën tonë historike, që në njëfarë mënyre gjithçka që është serbe dhe greqishtja është e saktë. Shumë nga dituria të ashtuquajturat e tyre pretendojnë për ne se nuk jemi një etnitet i vërtetë dhe pa një gjuhë të vërtetë. Saktësia e njëjtë që ushtrohet me burime shqiptare, duhet të ekzistojë edhe me burimet serbe dhe greke. Dikush duhet të dijë pak për akademikin përpara se të marrë gjërat si të drejtë. Përndryshe ne mund të lejojmë redaktorët grekë e serbë të vijnë këtu dhe të redaktojnë dhe të lënë propagandën e tyre këtu gjithashtu.Resnjari (diskutimet) 19 mars 2019 13:15 (CET)
- @GrepfrutAroma, @Udha, hoqja mbrojtjen nga artikulli, mund të bëhen ndryshime pa luftë redaktimesh. — Βατο (diskutimet) 18 mars 2019 14:32 (CET)
A i perligj tjeret i vetem Repishti?
[Redakto nëpërmjet kodit]@Resnjari, Repishti a eshte medievist? A i dime nje studime medievistike perveç atij vellimit te pergjithshem qe ka bere me Pipen? A e citon kush Repishtin si autoritet mbi ate fushe? --GrepfrutAroma (diskutimet) 20 mars 2019 17:05 (CET)
- @GrepfrutAroma,, disa gjëra për ju. Repishti është një historian dhe nuk është produkt i sistemit komunist shqiptar. Arsyeja pse e përmendi këtë mbi të gjitha është sepse ai e përmend atë emër në një botim akademik në anglisht në Perëndim. Ju nuk mund të përjashtoni të gjithë ata që janë shqiptarë, sepse ata nuk janë një medievist. Pronat e kësaj familjeje janë të njohura në gjuhën shqipe në atë mënyrë. Pronat e tyre të tokës quhen Principata e Zetës në burimet e gjuhës serbe. Edhe ato burime nuk thonë se kjo është ajo që Balshajt vetë i quanin pronat e tyre të tokës. Të dy emrat janë një neoglizëm i shkencave moderne. A keni një burim të besueshëm akademik që thotë se Balshajt ka përdorur në çfarëdo gjuhe të zonës një nga këto dy forma për pronat e tyre të tokës? Nëse ju nuk mund, fjalia është e mirë si ajo është me referencat e saj.Resnjari (diskutimet) 20 mars 2019 17:30 (CET)
- @Resnjari, me vjen keq te te them, por nuk mund te me tregosh mua kush eshte Repishti sepse familjaret tane kane qene burgjeve se bashku. Me trego per fushen e ekspertizes perkatese, medievistiken pra, une nuk e di per medievist. Fakti qe e shkruan ne anglisht nuk e ben me shume medievist se ç'eshte. Ato vise dokumentet venedikase e quajne Zenta prej nga edhe kalku ne shqip Genta, nese eshte perdorur edhe mbrapa ne shekuj nga relacionet kishtare (shih Zamputtin) atehere i bie qe te jete jehone e nje emertimi standard. Po ne, ne sq.wiki e gjejme ta shpikim rroten nga e para? Kaq bezdi e kemi akademizmin boteror dhe duhet ta bejme medoemos fshatçe, a thua se nuk eshte pak fshatçe si ç'eshte? --GrepfrutAroma (diskutimet) 20 mars 2019 17:36 (CET)
- @GrepfrutAroma,, por edhe njëherë ju bëni një gabim. Emrat venecianë të principatës janë në italisht dhe emrat osmanë janë në turqisht. Këto shtete kishin emrat e tyre ndonjëherë të nxjerra nga çdo gjuhë tjetër për vende. Çfarë i quajti familja Balsha tokat të tyre? Ju nuk keni marrë përgjigje në këtë pyetje. Përjashtimi i formës shqiptare të emrit në wikipedia shqiptare nuk mjafton. Disa nga akademikët e cituar në artikull nuk përqendrohen në periudhën mesjetare, por megjithatë janë akademikë në shkencat të humanitet. Repishti është një historian. Nuk ka nevojë për këto lojëra.Resnjari (diskutimet) 20 mars 2019 18:34 (CET)
- I nderuar, po qe se jeni i fushes se shkencave humane, duhet ta dini qe eshte me relevante si te kane quajtur bashkekohesit sesa si don nje historian pas 5 shekujsh te te quaj. Konvencionet akademike boterore vendosen keshtu, jo nga ndonje marreveshje postum. Radhitet "siç njihej nga x dokument venecian, relacion kishtar apo kronike osmane" perfund, nuk pretendohet te serviret ar i kulluar, po e them edhe njehere kete. Na del me e rendesishme nje sajese e shek. XX sesa si i kane thene venedikasit ne shek. XIV-XV. Nuk eshte faji jone qe nuk kane shkruar gjuhen e vet Balshajt... apo e kane shkruar? Uh po, kancelarine e kishin serbe. --GrepfrutAroma (diskutimet) 20 mars 2019 18:38 (CET)
- Vërtetë, dikush do të duhet të përdorë emrat e përdorur në burimet arkivore dhe historiografia të 20-30 viteve të fundit ka lëvizur në atë drejtim për disa subjekte në Perëndim, si për shembull me Boudicea, tani Boudica dhe Montezuma, tani Moctezuma. Emrat e dhënë në gjuhën që disa njerëz përdoren ose ku njihen nga koha nuk përdoren nga akademia. Për shembull në anglisht themi Jesus jo Yeshua, Confucius jo Kong Fuzi, Greece jo Hellas, Ottoman Empire jo Devlet-i Aliye-i'Osmaniye. Në historiografinë shqiptare tradita që doli për thirrjen e këtyre tokave të familjes Balsha është Principata e Shkodrës. Gjithashtu, kështu që kancelari kishte serbët kjo nuk do të thotë se ishte një shtet i pastër serb apo sllave.Resnjari (diskutimet) 22 mars 2019 18:50 (CET)
- I nderuar, po qe se jeni i fushes se shkencave humane, duhet ta dini qe eshte me relevante si te kane quajtur bashkekohesit sesa si don nje historian pas 5 shekujsh te te quaj. Konvencionet akademike boterore vendosen keshtu, jo nga ndonje marreveshje postum. Radhitet "siç njihej nga x dokument venecian, relacion kishtar apo kronike osmane" perfund, nuk pretendohet te serviret ar i kulluar, po e them edhe njehere kete. Na del me e rendesishme nje sajese e shek. XX sesa si i kane thene venedikasit ne shek. XIV-XV. Nuk eshte faji jone qe nuk kane shkruar gjuhen e vet Balshajt... apo e kane shkruar? Uh po, kancelarine e kishin serbe. --GrepfrutAroma (diskutimet) 20 mars 2019 18:38 (CET)
- @GrepfrutAroma,, por edhe njëherë ju bëni një gabim. Emrat venecianë të principatës janë në italisht dhe emrat osmanë janë në turqisht. Këto shtete kishin emrat e tyre ndonjëherë të nxjerra nga çdo gjuhë tjetër për vende. Çfarë i quajti familja Balsha tokat të tyre? Ju nuk keni marrë përgjigje në këtë pyetje. Përjashtimi i formës shqiptare të emrit në wikipedia shqiptare nuk mjafton. Disa nga akademikët e cituar në artikull nuk përqendrohen në periudhën mesjetare, por megjithatë janë akademikë në shkencat të humanitet. Repishti është një historian. Nuk ka nevojë për këto lojëra.Resnjari (diskutimet) 20 mars 2019 18:34 (CET)
- @Resnjari, me vjen keq te te them, por nuk mund te me tregosh mua kush eshte Repishti sepse familjaret tane kane qene burgjeve se bashku. Me trego per fushen e ekspertizes perkatese, medievistiken pra, une nuk e di per medievist. Fakti qe e shkruan ne anglisht nuk e ben me shume medievist se ç'eshte. Ato vise dokumentet venedikase e quajne Zenta prej nga edhe kalku ne shqip Genta, nese eshte perdorur edhe mbrapa ne shekuj nga relacionet kishtare (shih Zamputtin) atehere i bie qe te jete jehone e nje emertimi standard. Po ne, ne sq.wiki e gjejme ta shpikim rroten nga e para? Kaq bezdi e kemi akademizmin boteror dhe duhet ta bejme medoemos fshatçe, a thua se nuk eshte pak fshatçe si ç'eshte? --GrepfrutAroma (diskutimet) 20 mars 2019 17:36 (CET)
- Kalqet (fr. calque linguistique) jane tejshkrime qe burojne prej diku. Ne historiografine shqiptare Principata e Shkodres eshte inovacion i plote, ex novo apo iptida siç i kemi thene motit. Ta dini, po mbeshtetni nje tradite te patradite, sepse tradite dmth "të tejbartësh", se nga e tejbart historiografia shqiptare jam shume i lumtur ta mesoj, por nuk e mendoj se wiki eshte vendi ku duhet te mbeshteten emertime te parrenja. --GrepfrutAroma (diskutimet) 25 mars 2019 17:42 (CET)
- Nëse e thotë Gelçiq atëherë i bie që ai nuk është i besueshëm sepse Fine tregon se nuk ka dokument të para 1360 ku përmenden. Bartl dhe Gelcic dhe Akademia serbe janë diskredituar.--Udha (diskutimet) 30 mars 2019 14:27 (CET)
Shuflaj
[Redakto nëpërmjet kodit]@Βατο,, ku fluturoi kjo copez qe jep shume brendi per gjuhen diplomatike? E kuptoj qe nuk vlen per origjinen, por a do zhduket ngaqe Shuflaj "eshte i vjeter"?--GrepfrutAroma (diskutimet) 25 mars 2019 17:37 (CET)
- @GrepfrutAroma, e largova sepse nuk kishte rëndësi në ate paragraf, mund të përdoresh burimin për të shtuar informacione të tjera. — Βατο (diskutimet) 25 mars 2019 17:46 (CET)
Bartl
[Redakto nëpërmjet kodit]Referenca Bartl qenka "Lexicon" dhe mbeshtetet kryesisht mbi burime sllave, disa nga shekulli 19.1. Sipas një burimi serb të shekullit 19: The oldest mention of a Balšić is from 1304, when Serbian Queen Helen of Anjou sent a letter in Slavic through her trustee Matija Balšić from Bar (Mata de Balsich de Antibaro) to Ragusa. Referenca:Српско учено друштво,1886,p=151,loc= "Најстарија листина у којој има помен о једном Балши на српском земљишту од године је 1304 ("). 2. Није без значаја да се он ... „Regina misit unam suam literan slavonicam per Mata de Balsich de Antibaro". Monumenta Serbica, GT." Ndërsa sipas Fine asnjë burim nuk i referohet Balshajve para vitit 1360.--Udha (diskutimet) 30 mars 2019 12:12 (CET)
- @Βατο, Redaktimi jot i fundit është kryesisht rikthim në versionin e GrepfrutAromas dhe nuk i përfilli fare ankesat e mia. Kjo më dekurajon prej redaktimit të Wikipedisë. Poashtu rikthimi nga Balsha ne Balshiq në hyrje dhe heqja e fjalisë " Shumica e burimeve të sotme mbështesin origjinën shqiptare të tyre." që e kam shtuar pas konsultimit me ty.--Udha (diskutimet) 30 mars 2019 12:41 (CET)
- @Udha, për Bartl/Fine jam dakord, ajo pjesë duhet larguar sepse Fine e shpjegon qartas. Ndërsa për versionin, lexoje mirë hyrjen dhe përmbajtjen, dhe do të vëreshë që është sa më e paanshëme duke përfshirë redaktimet e tuaja dhe të Grepit. — Βατο (diskutimet) 30 mars 2019 12:51 (CET)
U ndryshuan lidhjet e jashtme
[Redakto nëpërmjet kodit]Përshëndetje, redaktorë!
Tani sa ndryshova 1 lidhjet e jashtme në Balshajt. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Kam bërë këto ndryshime:
- U shtua arkivi https://web.archive.org/web/20120204155458/http://www.montenegro.org/balsic.html te http://www.montenegro.org/balsic.html
Kur të keni mbaruar së shqyrtuari ndryshimet e mia, mund të ndiqni udhëzimet te stampa më poshtë për të rregulluar çdo problem me adresat.
Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raporto bug) 8 shtator 2019 16:54 (CEST)
Internet Archive Bot
[Redakto nëpërmjet kodit]Përshëndetje, redaktorë!
Sapo ndryshova 1 lidhje të jashtme te artikulli Balshajt. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Ndër të tjera, aty mund të gjeni dhe informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:
- U shtua etiketa
{{dead link}}
te lidhja http://dz-srv1.sub.uni-goettingen.de/sub/digbib/loader?ht=VIEW&did=D180398&p=48. - U shtua ky version i arkivuar i faqes https://web.archive.org/web/20120204155458/http://www.montenegro.org/balsic.html për lidhjen http://www.montenegro.org/balsic.html.
Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 15 maj 2020 02:06 (CEST)
Çkemi
[Redakto nëpërmjet kodit]@Olsi, a ka mundesi mo lla ta shohesh kete pune sepse qe nje IP ta shohe si lufte editimin e tjetrit dmth qe i bo WP:OWN artiklles? Vreje iher se nuk ka si te rrije, iu fut me tapi te gjithave kjo IP ktuna.--80.78.68.217 19 nëntor 2020 20:43 (CET)
- Ti je IP që sot me fyeve në profilin tim ngjashëm me IP-në që bllokoi Kleini.--185.106.120.141 19 nëntor 2020 20:45 (CET)
- Shtojme edhe WP:Wikihounding. Flm. --80.78.68.217 19 nëntor 2020 20:47 (CET)
- Edhe ky artikull do te mbrohet. Shpresoj te gjejme nje zgjidhje perfundimtare dhe ne bashkepunim me administratoret e tjere pasi kjo nuk eshte zgjidhje. Sa mbrohet nje artikull, kaloni te nje tjeter. --Olsi (diskutimet) 19 nëntor 2020 21:17 (CET)
- Edhe mu i nderum Ols m'vjen shum kejq qe nji klloshar te demtoje dhe intoksikoje artikuj te tere me WP:OWN.--80.78.68.217 19 nëntor 2020 21:20 (CET)
- Edhe ky artikull do te mbrohet. Shpresoj te gjejme nje zgjidhje perfundimtare dhe ne bashkepunim me administratoret e tjere pasi kjo nuk eshte zgjidhje. Sa mbrohet nje artikull, kaloni te nje tjeter. --Olsi (diskutimet) 19 nëntor 2020 21:17 (CET)
- Shtojme edhe WP:Wikihounding. Flm. --80.78.68.217 19 nëntor 2020 20:47 (CET)
@Olsi, mos u mendo gjatë por blloko lirshëm këdo që prish punë. Diskutimet i kemi bërë në të shkuarën, tani është koha për të vepruar. Unë s'po i ndjek dot ndryshimet në kohë reale se s'jam mirë këto kohë. - Klein Muçi (diskutimet) 20 nëntor 2020 11:39 (CET)
- Te shkuara @Klein Muçi, uroj te behesh me mire. Ne rregull, do te mundohem t'i bllokoj por ajo qe me shqeteson eshte rikthimi i tyre. Pavaresisht sa IP apo perdorues bllokon, gjithmone do ta gjejne nje menyre per tu rikthyer. --Olsi (diskutimet) 21 nëntor 2020 12:48 (CET)
- @Olsi, a ka mundesi mo lla t'i aprovosh ndryshimet e fundit në artikull?--185.106.120.141 21 nëntor 2020 17:48 (CET)
- Ne fakt jo, po pres ta beje dikush qe ka me shume informacion ne lidhje me kete teme. --Olsi (diskutimet) 22 nëntor 2020 03:00 (CET)
- @Olsi, a ka mundesi mo lla t'i aprovosh ndryshimet e fundit në artikull?--185.106.120.141 21 nëntor 2020 17:48 (CET)
Internet Archive Bot
[Redakto nëpërmjet kodit]Përshëndetje, redaktorë!
Sapo ndryshova 1 lidhje të jashtme te artikulli Balshajt. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Ndër të tjera, aty mund të gjeni dhe informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:
- U shtua ky version i arkivuar i faqes https://web.archive.org/web/20180502212653/http://bibliotekashkoder.com/digital/hylli_i_drites/vjeti_XIV_1938_10/ për lidhjen http://bibliotekashkoder.com/digital/hylli_i_drites/vjeti_XIV_1938_10/.
Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 23 janar 2024 12:47 (CET)