Dritan Abazoviq

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Dritan Abazoviq
Deputet i Parlamentit të Malit të Zi
14 tetor 2012 –
Kryetar i Këshillit Komunal të Malit të Zi Pozitiv në Ulqin
8 dhjetor 2013 – 15 tetor 2014
Të dhënat personale
Lindi më: 25 dhjetor 1985
Lindi në: Ulqin, Mali i Zi
Kombësia: Shqiptar
Profesioni: Politikolog
Grada shkencore: Master
Partia politike:
Feja: Islami

Dritan Abazoviq (malaz. Dritan Abazović) është politolog shqiptar nga Mali i Zi.

Jeta[redakto | përpunoni burim]

Ka lindur më 25 dhjetor 1985Ulqin, RSF e Jugosllavisë (sot Mali i Zi). Shkollën fillore dhe gjimnazin e ka kryer në vendlindje. Ka diplomuar në Fakultetin e shkencave politike në Universitetin në Sarajevë, ku ka marrë titullin e politologut të diplomuar. Ka magistruar në Fakultetin e shkencave politikePodgoricë, gjithashtu është doktorant në Universitetin e Malit të Zi.

Puna[redakto | përpunoni burim]

Ka qenë për një kohë të gjatë bashkëpuntorë i organizatave joqeveritare në fushat e të drejtave të njeriut, integrimeve euro-atlantike dhe veprimeve qytetare. Ka qenë i angazhuar në projekte lidhur me promovimin e multikulturalitetit në zonat e ish-Jugosllavisë ku janë zhvilluar konflikte të armatosura. Prej 2010 deri më 2012 ka qenë drejtori ekzekutiv i TV Teutës. Në vitin 2010 ka botuar librën e tijë të parë "Kultura kosmopolitane dhe e drejta globale". Flet rrjedhshëm shqipen (si gjuhë amtare), anglishten dhe serbokroatishten.[1]

Në vitin 2012 është zgjedhur si deputet në Parlamentin e Malit të Zi me partinë Mali i Zi Pozitiv dhe më 2013 është bërë Kryetari i Këshillit Komunal të Malit të Zi Pozitiv në Ulqin. Si deputet i Parlamentit të Mali të Zi ai është pjesë i 3 komiteteve: për mardhënie ndërkombëtare dhe emigim, për integrime evropiane dhe për të drejtat dhe liritë e njeriut. Më 15 tetor dha dorëheqje nga partia Mali i Zi Pozitive.[2]

Botime[redakto | përpunoni burim]

  • Kultura kosmopolitane dhe e drejta globale (malaz. Kosmopolitska kultura i globalna pravda) – 2010

Referenca[redakto | përpunoni burim]

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]