Dritan Hila
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Dritan Hila, gazetar dhe publicist shqiptar.
Dritan Hila (Tiranë, 28 gusht 1966) është një ish-diplomat dhe palo-publicist shqiptar.
Jeta dhe arsimimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lindi në Tiranë më 28 gusht 1966, i biri i Ylli Hilës dhe Vahidesë[1], i ati ka qenë hetues i Sigurimit të Shtetit[2]. Është diplomuar në vitin 1989 në Universitetin e Tiranes në Fakultetin Ekonomik, në Degën Sfere Qarkullimi. Mbas diplomimit, ka punuar për një periudhe kohe si ekonomist pranë enteve shtetërore.
Që nga viti 2000 rekrutohet në trupën diplomatike shqiptare, ku ka kryer detyra te ndryshme në Ministrinë e Punëve te Jashtme te Republikës se Shqipërisë
Karriera diplomatike dhe konflikti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitet 2002 deri 2004, ka qenë i akredituar si konsull i Shqipërisë në Bari (Itali), ndërsa në periudhën 2005-2006, ka qenë i akredituar si konsull i Shqipërisë në Milano (Itali).[3]
Në shkurt të vitit 2011, pas një konflikti gati gjashtë mujor, që kishte lidhje me çështje si "Marrëveshja e Shelfit Detar Midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Greke", e njohur nga publiku shqiptar si "Marrëveshja e Detit", dhe që u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë; me inaktivitetin e shtetit shqiptar ndaj ndërhyrjes se qarqeve greke në regjistrimin etnik të popullsisë që do behej në kuadër të censusit të përgjithshëm të tetorit të vitit 2011; me qëndrimin indiferent të shtetit shqiptar për të kundërshtuar raportin e europarlamentarit zviceran Dick Marty, në të cilin akuzoheshin qeveria shqiptare dhe ish UÇK-ja për trafik organesh, largohet nga shërbimi diplomatik. Që nga kjo periudhë, fillon betejën gjyqësore me Ministrinë e Jashtme Shqiptare, të cilën e ka fituar.
Karriera gazetareske
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hila, u bë prezent në shtypin shqiptar që në vitin 2008, ku ka trajtuar probleme të ndryshme të politikës së jashtme, si dhe të trajtojë raportet që duhet të kishte Shqipëria me subjekte të ndryshme ndërkombëtare. Karriera e tij gazetareske mori një hov cilësor pasi u njoh dhe u martua me gazetaren e njohur Rudina Xhunga.
Ka shkruar në gazetat Shqip, Gazeta Shqiptare, revista MAPO, gazeta MAPO dhe gazeta Shekulli. Gjithashtu ka qenë prezent në televizionet Top Channel, News 24, Ora News dhe Scan, si opinionist. Ka drejtuar emisionin "Arena" në kanalin televiziv Ora News. Sot ai është opinionist dhe e gjen në një sërë studiosh televizive duke mbrojtur thuajse përherë tezat e qeverisë.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Padi radhitur nga faqja online e Gjykatës së Apelit, Tiranë.
- ^ Tufa, Agron (20 mars 2017). "Polemikë me Dritan Hilën". Tema. Marrë më 27 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Jep dorëheqjen zv/ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila. Arsyet personale". www.balkanweb.com. Marrë më 2024-12-04.