Shko te përmbajtja

Edon Zhegrova

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Edon Zhegrova
Edon Zhegrova me Lille (2023)
Informacioni personal
Data e lindjes 31 mars 1999 (27 vjeç)
Vendi i lindjes Herford, Gjermani
Gjatësia 1.81 m (5 ft 11 in)
Pozicioni(et) Mesfushor-sulmues
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Juventus
Numri 11
Karriera me të rinjtë
2012 Flamurtari
2012–2015 Prishtina
2015 Standard Liège
2015–2017 Sint-Truiden
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2017–2020 Genk 19 (2)
2019–2020Basel (huazim) 22 (2)
2020–2022 Basel 38 (7)
2022–2025 Lille 80 (15)
2025– Juventus 0 (0)
Karriera ndërkombëtare
2018– Kosova 42 (5)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve

Edon Zhegrova (lindur më 31 mars 1999) është një futbollist profesionist kosovar i cili luan si mesfushor-sulmues për klubin francez Lille dhe përfaqësuesen kosovare.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zhegrova ka lindur në Gjermani, por ai u rrit në Prishtinë, ku prindërit e tij u kthyen pas përfundimit të Luftës së Kosovës.[1]

Ai është një produkt i sistemeve të ekipeve rinore të palëve të ndryshme Kosovare dhe Belge. Dhe në korrik të vitit 2017 nënshkroi një kontratë 3 vjeçare me Pro Ligën Belge Genk.

Zhegrova u thirr në Gusht të vitit 2017 për të debutuar për Ekipin Kombëtar Kosovar të Futbollit nën 21 vjeç, por e refuzoi atë, duke thënë se është e rëndësishme që ai të përqëndrohet në të luajtur në nivelin e klubit për tani. Më 10 shtator 2017, ai debutoi për klubin në ndeshjen kundër Gentit pasi erdhi si zëvendësues në minutën e 81-të në vend të Ruslan Malinovskyi.[2]

Më 4 shkurt 2019, Genk njoftoi se Zhegrova do të huazohet te klubi zviceran Basel.[3] Në të njëjtin ditë, klubi konfirmoi se ai do të bashkohet për gjysmë sezoni dhe morri numrin 30.[4] Më 23 shkurt 2019, ai bëri debutimin e tij në një fitore 0-2 kundër Neuchâtel Xamax pasi erdhi në zëvendësim në minutën e 83-të në vend të Valentin Stocker.[5]

Më 14 janar 2022, Lille siguroi shërbimet e Zhegrovës për 7 milion €,[6] me lojtarin i cili firmosi një kontratë katër-vjeçare. Pas prezantimit, ai mori fanellën me numrin 23.[7]

Më 1 shtator 2025, Zhegrova u transferua te klubi italian Juventus në një marrëveshje pesë-vjeçare, duke marrë fanellën me numrin 11. Klubi pagoi 15.5 milion € për kartonin e tij.[8][9] Ai u bë shqiptari i dytë nga Kosova që luan për klubin pas Riza Lushtës në vitin 1940.[10]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zhegrova debutoi me skuadrën e parë të Përfaqësueses kosovare të futbollit në miqësore më datë 24 Mars 2018 kundër kombëtares së Madagaskarit ku arriti të shënojë gol në debutim në minutën e 48të me një goditje nga distanca.[11]

Zhegrova ka lindur në Herford të Gjermanisë nga prindër shqiptar nga fshati Dobrajë e Madhe e Lipjanit.[12] Familja do të jetonte në këtë fshat për një kohë të shkurtër pasi u rikthyen pas mbarimit të Luftës së Kosovës.[1] Ai ka një motër të vogël, Valza, e cila ka qënë këngëtare.[13] karrierës.

Karakteristika personale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Edon është lojtar që luan kryesisht si krah i djathtë (winger) ose si mesfushor i djathtë; ka këmbë të majtë si kyç për stilin e tij të lojës. Wikipedia+1
  • Ai mbanë kombësinë e Kosovës dhe përfaqëson përfaqësuesen kombëtare të Kosovës. Wikipedia+1
  • Përveç kësaj, një burim përmend se ai ka marrë shtetësinë shqiptare në datën 22 gusht 2025, e cila i hap rrugë të veçanta si lojtar në disa liga evropiane.
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Genk 2017–18 Liga Pro Belge 121201[a]0151
2018–19 Liga Pro Belge 71114[b]2124
Gjithsej 192314210275
Basel (huazim) 2018–19 Super Liga Zvicerane 801090
2019–20 Super Liga Zvicerane 142103[b]0182
Gjithsej 2222030272
Basel 2020–21 Super Liga Zvicerane 305101[b]0325
2021–22 Super Liga Zvicerane 82007[c]2154
Gjithsej 3871082479
Lille 2021–22 Ligue 1 132001[d]0142
2022–23 Ligue 1 22331254
2023–24 Ligue 1 3363311[c]34712
2024–25 Ligue 1 124009[d]4218
Gjithsej 80156421710726
Gjithsej karriera 1592612536111020842
  1. Ndeshje në raundin play-off të Ligës Pro Belge
  2. 1 2 3 Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  3. 1 2 Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Konferencave
  4. 1 2 Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampionëve
  1. 1 2 "Genkenaar stuurt bondscoach wandelen: "Ik had daar weinig zin in". Voetbalprimeur (në holandisht). 5 shtator 2017.
  2. "Zhegrova debuton në futbollin belg". RTK. 10 shtator 2017.
  3. "Zhegrova trekt naar Basel" (në holandisht). K.R.C. Genk. 4 shkurt 2019.
  4. "Edon Zhegrova leihweise zum FC Basel 1893" (në gjermanisht). FC Basel. 4 shkurt 2019. Arkivuar nga origjinali më 18 prill 2019. Marrë më 18 prill 2019.
  5. "Der FCB gewinnt gegen Xamax" [The FCB fitoi kundër Xamax] (në gjermanisht). FC Basel. 23 shkurt 2019. Arkivuar nga origjinali më 18 prill 2019. Marrë më 18 prill 2019.
  6. Joël Domenighetti (14 janar 2022). "Lille va engager Edon Zhegrova". L'Équipe (në frëngjisht). Arkivuar nga origjinali më 14 janar 2022. Marrë më 14 janar 2022.
  7. "Edon Zhegrova, un nouveau talent chez les Dogues" (në frëngjisht). Lille OSC. 14 janar 2022. Arkivuar nga origjinali më 14 janar 2022. Marrë më 14 janar 2022.
  8. "Zhegrova is Bianconero!" (në anglisht). Juventus F.C. 1 shtator 2025.
  9. "Agreement reached with Lille for the permanent transfer of player Zhegrova" (PDF) (në anglisht). Juventus F.C. 1 shtator 2025.
  10. "80 vite më pas, Edon Zhegrova bëhet shqiptari i dytë nga Kosova që luan për Juventusin pas Riza Lushtës". Shqiptarja.com. 2 shtator 2025.
  11. "Challandes e nis me fitore, Zhegrova debuton me gol". Federata e Futbollit të Kosovës. 24 mars 2018.
  12. "Talenti Edon Zhegrova nuk e ka harruar, 12 vite më parë lindi dashuria e tij për Milanin. Afron mbyllja e rrethit?!". Telesport. 7 nëntor 2024.
  13. "Valza Zhegrova : Biografia". Tekste Shqip.