Elbert Krasniqi
Elbert Krasniqi | |
|---|---|
Official portrait (2021) | |
| Minister of Local Government Administration | |
Titullar | |
| Në detyrë 22 March 2021 | |
| Presidenti | Glauk Konjufca (acting) Vjosa Osmani |
| Kryeministri | Albin Kurti |
| Zëvendës | Arbër Vokrri |
| Paraprirë nga | Goran Rakić |
| Të dhëna vetjake | |
| U lind më | 22 shtator 1986 (39 vjeç) Peja, Kosovo, Yugoslavia (now Kosovo) |
| Nënshtetësia | Kosovan |
| Partia politike | New Democratic Initiative of Kosovo |
Elbert Krasniqi (lindur më 22 shtator 1986) është politikan kosovar dhe lider i komunitetit kosovaro-egjiptian, i cili aktualisht është ministër i administratës së pushtetit lokal dhe udhëheqës i Nismës së Re Demokratike të Kosovës . Krasniqi para pozitës së tij ka qenë deputet.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Krasniqi u lind dhe u rrit në Pejë, ku kreu arsimin fillor dhe të mesëm. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe ka magjistruar në diplomaci në Shkup .
Ai u përfshi në çështjet e komunitetit dhe pushtetit vendor që në vitin 2007, duke promovuar dhe zbatuar projekte rajonale dhe ndërkombëtare. Ai ka punuar me Asociacionin Italian Trentino con i Balcani, duke shërbyer si përfaqësues ligjor dhe drejtor zyre për Kosovën dhe Ballkanin. Në vitin 2011 është përzgjedhur si delegat i Agjencisë për Demokraci Lokale në Kosovë, pjesë e rrjetit të Asociacionit të Agjencive për Demokraci Lokale – ALDA Europe.[2]
Politika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]I nominuar nga IRDK-ja, Krasniqi fitoi një ulëse në Kuvendin Komunal të Pejës dhe shërbeu si nënkryetar i këtij organi nga viti 2014 deri në vitin 2016. Krasniqi ka shërbyer edhe si kryetar i Rrjetit Ballkanik për Demokraci Lokale nga viti 2018 deri në vitin 2019.
Veprimtari shumëvjeçar i IRDK-së, Krasniqi u zgjodh kryetar i partisë në vitin 2017. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, ai fitoi një vend të rezervuar për komunitetin egjiptian. Ai ka qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ka shërbyer në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike. Si përfaqësues i komunitetit egjiptian, Krasniqi ka kritikuar përpjekjet e Serbisë për të minuar zgjedhjet kosovare dhe për të uzurpuar vendet e rezervuara për pakicat joserbe.[3]
I rizgjedhur në parlament në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2021, Krasniqi hoqi dorë nga vendi i tij për të shërbyer si ministër në qeverinë e dytë të Kurtit . Fridon Lala është betuar si deputet i ri.
Portofoli ministror i Krasniqit përfshin rishikimin ligjor të akteve komunale, duke përfshirë një plan të profilit të lartë për t'i dhënë tokë publike familjes së Dua Lipës për festivalin e saj vjetor Sunny Hill.[4]
Në vitin 2022, Krasniqi u zgjodh për një mandat të dytë kryetar i IRDK-së.
Personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Krasniqi flet anglisht, gjermanisht, italisht dhe serbo-kroatisht. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.[2]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "MP Elbert Krasniqi". Assembly of the Republic of Kosovo. Marrë më 23 korrik 2022.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - 1 2 "Minister Elbert Krasniqi [Official biography]". Ministry of Local Public Administration of the Republic of Kosovo. Marrë më 23 korrik 2022.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Elbert Krasniqi: Fuqia politike e Listës Serbe në Kuvend po del të jetë më e madhe se 10 deputetë". Reporteri. 20 shk 2021. Marrë më 23 korrik 2022.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Berisha, Fitore (4 korrik 2022). "Elbert Krasniqi: "Sunny Hill" do të mbahet çdo vit në shtëpinë e përhershme në Kosovë". Ekonomia Online. Marrë më 23 korrik 2022.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)