Epiri (rajon administrativ)
Appearance
Rajoni i Epirit ose Periferia e Epirit, (greqisht: Ήπειρος/Ípeiros) është një nga trembëdhjetë rajonet administrative të Greqisë. Kufizohet në lindje me rajonin e Maqedonisë Perëndimore, në jug me Greqinë Perëndimore, në perëndim me detin Jon dhe ishujt e Jonit, në veri nga Shqipëria. Rajoni ka sipërfaqe 9.200 km² dhe është pjesë e rajonit historik më të gjerë, Epirit.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Epiri
Rajoni i Epirit ka qenë populluar nga fise të lashtë ku më kryesore janë Molosët, Thesprotët dhe Kaonët.
Ndarja administrative
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rajoni i Epirit është e ndarë në katër njësi rajonale ose qark(më parë të njohura si prefektura, nomoi), të cilat ndahen më tej në komuna (dimoi). Qarqet janë: Çamëri, Janina, Narta dhe Preveza.
Qarqet | Popullsia | Vendbanime | Komuna |
---|---|---|---|
Qarku i Çamërisë | 46.091 | 7 | Filati, Gumenica, Suli |
Qarku i Janinës | 170.239 | 24 | Dodona, Janina, Konica, Mecova, Pogoni, Xhumerka e Sipërme, Zagori, Zica |
Qarku i Nartës | 78.134 | 11 | Narta, Gjergj Karaiskaqi, Qendër Xhumerka, Nikolla Skufa |
Qarku i Prevezës | 59.356 | 9 | Parga, Preveza, Ziroi |