Ermir Lenjani
Të dhënat personale | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Ermir Lenjani | ||
Data e lindjes | 5 Gusht 1989 | ||
Vendi i lindjes | Kamenicë, Kosovë | ||
Gjatësia | 1,75 m (5 ft 9 in) | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Informacionet për klubin | |||
Klubi aktual | Rennais | ||
Numri | 19 | ||
Karriera në rini | |||
2005–2009 | Winterthur | ||
Karriera profesioniste* | |||
Vitet | Klubi | Ndesh.† | (Gls)† |
2009–2013 | Winterthur | 96 | (7) |
2010–2011 | → Grasshopper (Huazim) | 6 | (0) |
2013–2015 | St.Gallen | 45 | (2) |
2015– | Rennais | 4 | (0) |
Ekipi kombëtar‡ | |||
2013– | Shqipëria | 5 | (1) |
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 4 mars 2015. † Ndeshje (Gola). |
Ermir Lenjani (lindur më 5 gusht 1989 në Prishtinë) është një futbollist shqiptar i cili luan me klubin francez Rennais në Ligue 1 dhe me kombëtaren shqiptare si mesfushor.
Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Lindur në Prishtinë, nga Karaqeva e Kamenicës, Kosovë, Lenjani lëvizi me familjen në Zvicër që i vogël ku bashkua me akademinë e Winterthur si i ri. Ai arriti në skuadrën e parë gjatë sezonit 2009–10 por u huazua te Grasshopper në pjesën e parë të sezonit 2010–11 me qëllim për të fituar eksperiencë. Ai u rikthye te Winterthur dhe fitoi vendin në formacionin titullar. Ai u bashkua me skuadrën e Superligës Zvicerane, FC St. Gallen, në janar 2013.
Lenjani dhuroi dy assista në fitoren 2–1 të skuadrës kundër Lurzen më 3 gusht 2014, në një ndeshje ku skuadra e tij ishte në disavantazh. Ai në fillim assistoi golin e Marco Mathys në minutën e 78 dhe në fund golin e Džengis Čavušević në minutën e 93.[1]
Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Lenjani shfaqi dëshirën për të përfaqsuar Shqipërinë në janar 2013, kur filloi proçedurat për të marrë shtetësi shqiptare duke qënë me origjinë shqiptare. Ai u thirr nga trajneri Gianni De Biasi për ndeshjen miqësore kundër Armenisë në gusht 2013 por nuk bëri debutimin e tij gjatë ndeshjes.[2][3] Lenjani mori shtetësinë shqiptare më 8 tetor 2013.[4] Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren më 15 nëntor 2013 në një ndeshje miqësore kundër Bjellorusisë që u mbyll në barazim pa gola. Ai mori thirrjen e rradhës për ndeshjen miqësore kundër Maltës më 5 mars 2014.[5] Ai nuk luajti në këtë ndeshje me Shqipërinë e cila fitoi 2–0 duke e nisur vitin 2014 me fitore.[6]
Ai luajti 75 minuta në ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2016 kundër favoritëve të Portugalisë, me Shqipërinë që mori një fitore historike 1–0 jashtë fushe.[7] Lenjani shënoi golin e parë ndërkombëtarë kundër Danimarkës në ndeshjen e dytë kualifikuese, me Shqipërinë që mori një barazim 1–1 në ndeshjen e parë zyrtare në Elbasan Arena.[8]
Golat me kombëtaren[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
# | Data | Vendi | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompedicioni |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | 11 tetor 2014 | Elbasan Arena, Elbasan, Shqipëri | ![]() |
1–0 | 1–1 | Kualifikueset e UEFA Euro 2016 |
Statistikat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 11 tetor 2014
Kombëtarja shqiptare [9] | ||
---|---|---|
Viti | Ndeshje | Gola |
2013 | 1 | 0 |
2014 | 4 | 1 |
Total | 5 | 1 |
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ "St. Gallen vs. Luzern - 3 August 2014". Soccerway. 3 gusht 2014. Marrë më 11 tetor 2014. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "De Biazi i shton dy emra te rinj Kombetares Shqiptare ne takimin me Armenine". Gazeta Dielli. 12 gusht 2013. Marrë më 11 tetor 2014. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ekskluzive: Ermir Lenjani "blerja" e re e De Biazit kundër Armenisë". Asport.info. 12 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali origjinali më 16 tetor 2014. Marrë më 11 tetor 2014. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Lenjani dhe Ademi marrin shtetësinë shqiptare". Panorama Sport. 19 tetor 2013. Arkivuar nga origjinali origjinali më 18 tetor 2014. Marrë më 11 tetor 2014. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Risia për Maltën, Taulant Xhaka vishet kuqezi". Panorama Sport. 1 mars 2014. Marrë më 11 tetor 2014. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "De Biazi: Më pëlqeu Kapllani, Rama do të bëjë diferencën". Panorama Sport. 5 mars 2014. Marrë më 6 shtator 2014. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ ""Bekim" kuqezi në Aveiro, Shqipëria shokon Portugalinë". Panorama Sport. 7 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali origjinali më 8 shtator 2014. Marrë më 7 shtator 2014. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Flirtuam me fitoren, por bashkëkryesojmë me Danimarkën". Panorama Sport. 11 tetor 2014. Marrë më 12 tetor 2014. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Ermir Lenjani | National Football Teams
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Profili te Soccerway
- Pages with non-numeric formatnum arguments
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Lindje 1989
- Njerëz nga Prishtina
- Futbollistë
- Futbollistë shqiptarë
- Futbollistë në kombëtaren shqiptare
- Futbollistë në FC Winterthur
- Futbollistë në Grasshopper Club Zürich
- Futbollistë në FC St. Gallen
- Futbollistë në Stade Rennais F.C.
- Futbollistë në Super Liga Zvicerane
- Futbollistë në Ligue 1
- Njerëz që jetojnë
- Shqiptarë myslimanë