Jump to content

Ermir Lenjani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ermir Lenjani

Lenjani me Rennais (2016)
Të dhënat vetjake
Emri i plotëErmir Lenjani
Datëlindja (1989-08-05) 5 gusht 1989 (35 vjeç)
VendlindjaKamenicë, Kosovë
Gjatësia1.75 m (5 ft 9 in)
PozicioniMbrojtës i majtë
Karriera me të rinjtë
2005–2009Winterthur
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2006–2012Winterthur U2143(10)
2009–2013Winterthur96(17)
2010–2011Grasshoppers (huazim)6(0)
2010Grasshoppers U21 (huazim)5(2)
2013–2015St. Gallen48(2)
2015–2017Rennes6(0)
2015–2017Rennes B5(0)
2015–2016Nantes (huazim)20(1)
2015–2016Nantes B (huazim)1(0)
2017–2020Sion83(14)
2020–2022Grasshoppers61(1)
2022–2023Ümraniyespor18(0)
Karriera ndërkombëtare
2013–Shqipëria45(6)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 21 qershor 2023
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 22 nëntor 2022

Ermir Lenjani (lindur më 5 gusht 1989) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si mbrojtës i majtë për kombëtaren shqiptare.

Lenjani e nisi karrierën e tij si profesionist te Winterthur. Pasi debutoi në vitin 2009, ai u huazua te Grasshoppers për gjashtë muaj, me të cilën ai u aktivizua edhe me ekipin nën-21. Në janar 2013, ai u transferua te St. Gallen. Pas dy vitesh, Lenjani kaloi në Francë, duke luajtur me Rennes dhe Nantes. Në vitin 2017, Lenjani u rikthye në Zvicër duke firmosur me Sion. Pas tre vitesh me Sionin, ku ai u dallua me performancat e tij, Lenjani kaloi te Grasshoppers, duke u rikthyer pas gati 10 vitesh. Në korrik 2022, Lenjani firmosi me Ümraniyespor në Turqi.

Lenjani debutoi me kombëtaren shqiptare në vitin 2013. Pas kësaj, ai ishte një nga lojtarët më të mirë në fushatën historike kualifikuese të Euro 2016, ku Shqipëria u kualifikua për herë të parë në një Kampionat Evropian. Në finalet e Evropianit, Lenjani asistoi golin e Armando Sadikut në fitoren historike kundër Rumanisë në fazën e grupeve.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lenjani lindi në KaraçevëKamenicës nga prindër me origjinë nga Prokupla.[1][2] Lenjani dhe familja e tij emigruan në Zvicrër dhe ai e nisi karrierën e tij si futbollist me FC Tössfeld në moshën 12 vjeç.[3] Pas tre vitesh, ai u bë pjesë e akademisë së Winterthur. Lenjani u bë pjesë e ekipit të parë të Winterthur gjatë pjesës së dytë të sezonit 2009–10.[4]

Lenjani bëri debutimin e tij si profesionist më 8 mars 2009 në ndeshjen kundër Thun në Ligën e Dytë Zvicerane; ai shënoi një dopietë duke i dhënë ekipit fitoren 4–2.[5] Goli i tij i rradhës erdhi më 16 maj në fitoren 4–1 në transfertë kundër Locarnos.[6] Ai e mbylli sezonin e parë me 12 ndeshje dhe 3 gola.

Lenjani luajti si titullar gjatë sezonit 2009–10, duke regjistruar 29 ndeshje dhe 6 gola. Më 1 korrik 2010, ai u huazua te klubi tjetër zviceran Grasshopper Club Zürich për pjesën e parë të sezonit 2010–11. Debutimi i tij në Super Ligën Zvicerane erdhi më 17 korrik në barazimin 1–1 kundër Neuchâtel Xamax, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 74të në vend të Steven Lang.[7] Lenjani shënoi golat e parë me klubin në fitoren rekord 12–0 kundër ekipit amator Gumefens/Sorens në kupë.[8]

Lenjani u rikthye te Winterthur për pjesën e dytë të sezonit 2010–11, duke shënuar 4 gola në 14 ndeshje. Më 27 shtator 2012, ai luajti ndeshjen e tij të 100të me klubin në barazimin 1–1 kundër Wohlen.[9]

Në janar 2013, Lenjani u transferua te klubi tjetër zviceran FC St. Gallen për 100,000 €.[10] Gjatë gjysmës së dytë të sezonit 2012–13, Lenjani ishte një lojtar rezervë, duke koleksionuar vetëm 206 minuta lojë nga shtatë ndeshje, dy prej të cilave si titullar.[11] Megjithatë, gjërat ndryshuan në sezonin e ardhshëm, me Lenjanin i cili u bë një titullar i padiskutueshëm në krahun e majtë të mbrojtjes; ai shënoi golin e parë të sezonit më 29 shtator në fitoren 1–0 në transfertë kundër ish ekipit të tij Grasshoppers.[12] Ai e mbylli kampionatin me 29 ndeshje dhe dy gola.[13]

Lenjani duke luajtur me Nantes në një ndeshje të Kupës së Ligës.

Performancat e dalluara të Lenjanit me St. Gallen dhe kombëtaren shqiptare tërhoqën interesimin e disa klubeve evropiane, përfshirë Stuttgart dhe Verona.[14] Megjithatë, më 5 janar 2015, Lenjani u transferua në Francë te Rennes për 700,000 €,[15][16] duke firmosur një kontratë dy-vjeçare e gjysëm.[17]

Lenjani bëri debutimin e tij me Rennes më 13 janar 2015 në çerek-finalen e Kupës së Ligës kundër Bastia;[18] në minutën e 76të, ai u përjashtua me karton të kuq, duke e lënë ekipin e tij me nëntë lojtarë.[19] Debutimi i tij në Ligue 1 erdhi më 7 shkurt në barazimin 1–1 në shtëpi kundër Marsejës, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 71të në vend të Pedro Henrique.[20]

Më 17 gusht 2015, Lenjani u huazua te Nantes për një sezoni; klubi kishte të drejtën e blerjes së kartonit në përfundim të sezonit.[21] Ai e nisi sezonin e ri duke shënuar golin e parë në Francë në ndeshjen e dytë të kampionatit; Nantes fitoi minimalisht kundër Stade de Reims.[22] Ai e mbylli sezonin e tij të parë të plotë me 20 ndeshje dhe 1 gol.[23]

Më 26 korrik 2017, Lenjani u rikthye në Super Ligën e Zvicrës duke firmosur një kontratë tre-vjeçare me Sion. Atij i'u dha numri 33 nga trajneri i ekipit Paolo Tramezzani, i cili ishte ndihmësi i Gianni De Biasit në kombëtaren shqiptare.[24] Ai luajti 29 ndeshje në kampionat në sezonin e tij të parë me Sionin, duke shënuar në takimet kundër Luganos dhe Thun.[25][26]

Lenjani ishte një nga lojtarët më të dalluar të ekipit në sezonin 2018–19. Ai shënoi gjashtë gola dhe regjistroi shtatë asiste në kampionat,[27] duke bërë që në nëntor 2018 trajneri i ekipit Murat Yakin të deklaronte se Lenjani ishte "lojtari më i mirë i ekipit".[28] Përgjatë këtij sezoni, Lenjani u aktivizua në disa role të ndryshme, përfshirë në rolin e mesfushorit të majtë, anësorit të majtë si dhe qëndër-sulmuesit në dy raste.[27][29][30]

Më 7 prill 2019, Lenjani shënoi brënda 10 sekondash në barazimin 2–2 kundër Lurzen, duke barazuar rekordin për golin më të shpejtë të shënuar ndonjëherë në futbollin zviceran;[31] ai gjithashtu asistoi golin e dytë të ekipit të shënuar nga Roberts Uldriķis.[32]

Më 11 shtator 2020, Lenjani firmosi një kontratë dy-vjeçare me Grasshoppers, duke u rikthyer te ty klub pas gati 10 vitesh.[33] Gjatë dy sezoneve të tij në Divizionin e Dytë të Zvicrës, Lenjani luajti 61 ndeshje dhe shënoi 1 gol, i cili erdhi më 23 prill 2021 në fitoren 3–1 kundër Thun.[34] Në përfundim të sezonit 2021–22, Lenjani u largua nga klubi pasi kontrata e tij nuk u rinovua.[35] Falë kontributit të tij, Grasshoppers u rikthye në elitën e futbollit zvicerian.

Më 9 qershor 2022, Lenjani u zhvendos në Turqi duke firmosur një kontratë një-vjeçare me mundësi rinovimi edhe për një vit me Ümraniyespor në Ligën e Dytë Turke.[36]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

2013–2014: Debutimi dhe ndeshjet e para

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lenjani shfaqi dëshirën për të përfaqsuar Shqipërinë në janar 2013, kur filloi proçedurat për të marrë shtetësi shqiptare, kjo falë origjinës shqiptare të tij dhe familjes së tij. Ai u thirr nga trajneri Gianni De Biasi për ndeshjen miqësore kundër Armenisë në gusht 2013 por nuk u aktivizua gjatë ndeshjes.[37][38] Lenjani mori pasaportën shqiptare më 8 tetor 2013.[39] Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren më 15 nëntor 2013 në një ndeshje miqësore kundër Bjellorusisë që u mbyll në barazim pa gola. Ai mori thirrjen e rradhës për ndeshjen miqësore kundër Maltës më 5 mars 2014.[40] Ai nuk luajti në këtë ndeshje me Shqipërinë e cila fitoi 2–0 duke e nisur vitin 2014 me fitore.[41]

2014–2016: Fushata historike e Euro 2016

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai luajti 75 minuta në ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2016 kundër favoritëve të Portugalisë, me Shqipërinë që mori një fitore historike 1–0 në transfertë.[42] Lenjani shënoi golin e parë me Shqipërinë në barazimin 1–1 kundër Danimarkës në ndeshjen e dytë kualifikuese; ky ishte goli i parë i shënuar në Elbasan Arena.[43]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 7 qershor 2023[44][45]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Winterthur U21 2006–07 1. Liga Promotion 4 0 4 0
2007–08 20 6 20 6
2008–09 17 4 17 4
2009–10 1 0 1 0
2011–12 1 0 1 0
Gjithsej 43 10 43 10
Winterthur 2008–09 Liga e Dytë Zvicerane 12 3 0 0 12 3
2009–10 29 6 3 1 32 7
2010–11 14 4 0 0 14 4
2011–12 25 2 5 0 30 2
2012–13 16 2 2 0 18 2
Gjithsej 96 17 10 1 106 18
Grasshoppers 2010–11 Liga e Dytë Zvicerane 6 0 1 2 7 2
Grasshoppers U21 2010–11 1. Liga Promotion 5 2 5 2
St. Gallen 2012–13 Super Liga Zvicerane 7 0 0 0 7 0
2013–14 29 2 4 2 8 0 41 4
2014–15 12 0 2 0 14 0
Gjithsej 48 2 6 2 8 0 62 4
Rennes 2014–15 Ligue 1 3 0 2 0 5 0
2015–16 1 0 1 0
2016–17 2 0 1 0 3 0
Gjithsej 6 0 3 0 9 0
Rennes B 2014–15 CFA 2 3 0 3 0
2016–17 CFA 2 0 2 0
Nantes 2015–16 Ligue 1 20 1 3 0 23 1
Nantes B 2015–16 CFA 1 0 1 0
Sion 2017–18 Super Liga Zvicerane 29 2 2 3 31 5
2018–19 25 6 3 0 28 6
2019–20 32 6 4 0 36 6
Gjithsej 86 12 9 3 95 15
Grasshoppers 2020–21 Liga e Dytë Zvicerane 32 1 0 0 32 1
2021–22 Super Liga Zvicerane 29 0 1 0 30 0
Gjithsej 61 1 1 0 62 1
Ümraniyespor 2022–23 Süper Lig 18 0 4 0 22 0
Gjithsej karriera 384 45 36 5 8 0 248 51
Redaktuar më 19 nëntor 2022[46][47]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Shqipëria 2013 1 0
2014 7 1
2015 7 0
2016 9 2
2017 2 0
2018 2 0
2019 5 0
2020 1 0
2021 7 1
2022 4 1
2023 0 0
Gjithsej 45 5

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Rezultatet e Shqipërisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Lenjani.[47]
Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Ermir Lenjani
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 11 tetor 2014 Elbasan Arena, Elbasan, Shqipëri 5  Danimarka 1–0 1–1 Kualifikueset e UEFA Euro 2016
2 26 mars 2016 Ernst-Happel-Stadion, Vjenë, Austri 16  Austria 1–2 1–2 Ndeshje miqësore
3 29 maj 2016 Stadion Hartberg, Hartberg, Austri 17 Flamuri Katari 2–1 3–1 Ndeshje miqësore
4 23 mars 2021 Estadi Nacional, Andorra La Vella Andorra 51  Andorra 1–0 1–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022
5 27 shtator 2022 Arena Kombëtare, Tiranë, Shqipëri 64  Islanda 1–0 1–1 UEFA Liga e Kombeve 2022–23
  1. ^ "Debimi nga Sanxhaku i Nishit" (PDF). asha-ks. Marrë më 9 shkurt 2020.
  2. ^ "Lenjani është në vendlindjen e tij në Karaçevë". Telegrafi. 28 dhjetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 27 mars 2016.
  3. ^ "Ermir Lenjani – Euro 2016 profile". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. Marrë më 30 nëntor 2017.
  4. ^ "Ermir Lenjani, Player Profile" (në gjermanisht). FC-St.Gallen.ch. 27 mars 2016. Arkivuar nga origjinali më 28 dhjetor 2014. Marrë më 27 mars 2016.
  5. ^ "Thun vs. Winterthur 2 – 4" (në anglisht). Soccerway. 8 mars 2009. Marrë më 27 mars 2016.
  6. ^ "Locarno vs. Winterthur 1 – 4" (në anglisht). Soccerway. 16 maj 2009. Marrë më 27 mars 2016.
  7. ^ "Grasshopper vs. Neuchâtel Xamax 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 17 korrik 2010. Marrë më 27 mars 2016.
  8. ^ "Gumefens / Sorens vs. Grasshopper 0 – 12" (në anglisht). Soccerway. 17 tetor 2010. Marrë më 27 mars 2016.
  9. ^ "Wohlen vs. Grasshopper 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 27 shtator 2012. Marrë më 27 mars 2016.
  10. ^ "Ermir Lenjani – Transfer history". Transfermarkt (në anglisht). Marrë më 16 nëntor 2023.
  11. ^ "Ermir Lenjani » Super League 2012/2013". World Football (në anglisht). Marrë më 16 nëntor 2023.
  12. ^ "Grasshoppers vs. St. Gallen 0 – 1" (në anglisht). Soccerway. 28 shtator 2013. Marrë më 16 nëntor 2023.
  13. ^ "Ermir Lenjani » Super League 2013/2014". World Football (në anglisht). Marrë më 16 nëntor 2023.
  14. ^ "Ermir Lenjani shkon në Francë, sot pritet firma për Stad Rene". Gezata Shqip. 6 janar 2015. Marrë më 16 nëntor 2023.
  15. ^ "Lenjani transferohet ne Ligue 1. Mesfushori firmos me Rennes". Infoalbania.al. 5 janar 2015. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2016. Marrë më 27 mars 2016.
  16. ^ "Lenjani transferohet ne Ligue 1. Mesfushori firmos me Rennes". Infoalbania.al. 5 janar 2015. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2016. Marrë më 27 mars 2016.
  17. ^ "UFFICIALE:Rennes preso anche Lenjani" (në italisht). TuttoMercatoWeb.com. Marrë më 16 nëntor 2023.
  18. ^ "Bastia vs. Rennes 3 – 1" (në anglisht). Soccerway. 13 janar 2015. Marrë më 27 mars 2016.
  19. ^ "Ermir Lenjani debuton me karton të kuq me Renne në Kupën e Francës". Shqiptarja.com. 13 janar 2015. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2016. Marrë më 27 mars 2016.
  20. ^ "Rennes vs. Olympique Marseille 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 7 shkurt 2015. Marrë më 27 mars 2016.
  21. ^ Rinald Bregasi (17 gusht 2015). "Ermir Lenjani zyrtarisht te Nantes". SuperSport.al. Arkivuar nga origjinali më 18 gusht 2015. Marrë më 22 gusht 2015.
  22. ^ "Debutim ëndrrash për Ermir Lenjanin, shënon dhe i jep 3 pikët Nantesit (Video)". Panorama Sport. 22 gusht 2015. Marrë më 22 gusht 2015.
  23. ^ "Ermir Lenjani » Ligue 1 2015/2016". World Football (në anglisht). Marrë më 16 nëntor 2023.
  24. ^ "Sioni zyrtarizon Lenjanin, Tramexani i garanton kontratë afatgjatë". Panorama Sport. 26 korrik 2017. Marrë më 14 janar 2018.
  25. ^ "Lugano vs. Sion 1 – 2" (në anglisht). Soccerway. 21 shtator 2017. Marrë më 27 mars 2019.
  26. ^ "Sion vs. Thun 7 – 2" (në anglisht). Soccerway. 11 mars 2018. Marrë më 27 mars 2019.
  27. ^ a b "Detailed Stats of Ermir Lenjani". Transfermarkt (në anglisht). Marrë më 16 nëntor 2023.
  28. ^ "Elozhe nga trajneri: Lenjani është lojtari më i mirë që kam!". JavaNews.al. 27 nëntor 2018. Marrë më 14 janar 2020.
  29. ^ "LENJANI titullar për Sionin/ luan në pozicionin që i "mësoi" De Biazi (FOTO)". sport.alpenews.al. 11 nëntor 2018. Marrë më 14 tetor 2020.
  30. ^ "Zyrtare: Ermir Lenjani bëhet me ekip të ti". insajderi.com. Marrë më 14 tetor 2020.
  31. ^ "Lenjani në historinë e futbollit zvicerian, zbuloni rekodin që vendos shqiptari". Panorama Sport. 7 prill 2019. Marrë më 8 prill 2019.
  32. ^ "Sion vs. Luzern 2 – 2" (në anglisht). Soccerway. 7 prill 2019. Marrë më 8 prill 2019.
  33. ^ "GC VERPFLICHTET ERMIR LENJANI". gcz.ch (në gjermanisht). Grasshoppers. 11 shtator 2020. Marrë më 11 shtator 2020.
  34. ^ "Grasshoppers vs. Thun 3 – 1" (në anglisht). Soccerway. 23 prill 2021. Marrë më 8 prill 2019.
  35. ^ "End of the season squad update". gcz.ch (në anglisht). Grasshoppers. 23 maj 2022. Arkivuar nga origjinali më 25 maj 2022. Marrë më 25 maj 2022.
  36. ^ "Kulübümüz, İsviçre'nin Grasshoppers takımında forma giyen" (në turqisht). Ümraniyespor. 9 qershor 2022. Marrë më 19 tetor 2022.
  37. ^ "De Biazi i shton dy emra te rinj Kombetares Shqiptare ne takimin me Armenine". Gazeta Dielli. 12 gusht 2013. Marrë më 11 tetor 2014.
  38. ^ "Ekskluzive: Ermir Lenjani "blerja" e re e De Biazit kundër Armenisë". Asport.info. 12 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 16 tetor 2014. Marrë më 11 tetor 2014.
  39. ^ "Lenjani dhe Ademi marrin shtetësinë shqiptare". Panorama Sport. 19 tetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2014. Marrë më 11 tetor 2014.
  40. ^ "Risia për Maltën, Taulant Xhaka vishet kuqezi". Panorama Sport. 1 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2014. Marrë më 11 tetor 2014.
  41. ^ "De Biazi: Më pëlqeu Kapllani, Rama do të bëjë diferencën". Panorama Sport. 5 mars 2014. Marrë më 6 shtator 2014.
  42. ^ ""Bekim" kuqezi në Aveiro, Shqipëria shokon Portugalinë". Panorama Sport. 7 shtator 2014. Marrë më 7 shtator 2014.
  43. ^ "Flirtuam me fitoren, por bashkëkryesojmë me Danimarkën". Panorama Sport. 11 tetor 2014. Marrë më 12 tetor 2014.
  44. ^ "Ermir Lenjani". Soccerway (në anglisht). Marrë më 17 nëntor 2023.
  45. ^ "Football : Ermir Lenjani" (në anglisht). Football Database. 22 mars 2016. Marrë më 22 mars 2016.
  46. ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Ermir Lenjani" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 17 nëntor 2023.
  47. ^ a b "Ermir Lenjani". eu-Football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 23 shtator 2022.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]