Jump to content

Erwin Schrödinger

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Erwin Schrödinger
Lindi
Erwin Rudolf Josef Alexander Schrödinger

(1887-08-12)12 gusht 1887
Vdiq4 janar 1961 (73 vjeç)
KombësiaAustriakë
Shtetësia
Karriera shkencore
FushatFizikë
Nënshkrimi

Erwin Rudolf Josef Alexander Schrödinger, (shqip: Ervin Rudolf Jozef Aleksandër Shrëdinger), (12 gusht 1887 – 4 janar 1961), ishte një fizikant austriak i cili përpunoi më tej bazat e teorisë moderne të mekanikës kuantike.

Ai zhvilloi një ekuacion diferencial, zgjidhja e të cilit na jep funksionet valore të mundshme, që mund të shoqërojnë grimcën në një situatë të caktuar fizike. Ky ekuacion, që njihet gjerësisht si ekuacioni i Shrëdingerit, na jep të dhëna në lidhje me ndryshimin e forcave, që veprojnë mbi grimcën.

Shrëdingeri propozoi një interpretim të ri të kuptimit fizik të funksionit valor dhe në vitet në vijim kundërshtoi në mënyrë të përsëritur Interpretimin e Kopenhagenit mbi Mekanikën Kuantike.

Ai shkroi dhe vepra të tjera të rëndësishme në degë të ndryshme të fizikës si: mekanika statistike dhe termodinamika, veçoritë e lëndëve dielektrike, teoria e ngjyrave, elektrodinamika, teoria e përgjithshme e relativitetit dhe në kozmologji. Në një prej punimeve të tij më të njohura, e titulluar "Ç'është jeta?", Shrëdinger shtjellon probleme të gjenetikës, parë nga këndvështrimi i një fizikanti mbi dukuritë biologjike. Ai i kushtoi vëmendje të madhe edhe aspekteve filozofike të shkencës, koncepteve të filozofisë së lashtësisë dhe asaj lindore, etikës dhe besimit. Shrëdinger shkroi gjithashtu dhe mbi filozofinë e biologjinë teorike.

Ervin Shrëdinger ndërroi jetë në Vienë, Austri, më 4 janar 1961, në moshën 73 vjeçare.


Schrëdingeri, në fillimet e karrierës akademike

Ervin Shrëdinger lindi më 2 gusht, 1887, në Vienë. Ai ishte fëmija i vetëm i Rudolf Schrödingerit, i martuar më parë me të bijën e Alexander Bauer, profesorit të tij të kimisë në Fakultetin Teknik të Vienës. I ati i Shrëdingerit vinte prej një familjeje bavareze të vendosur breza më parë në Vienë. Ai i përkiste besimit katolik ndërsa e ëma atij luterian. Megjithëse i rritur në një mjedis në kontakt me besimet fetare, Shrëdingeri prirej drejt ateizmit. Por megjithatë ai tregoi vëmendje dhe interes ndaj besimeve lindore dhe panteizmit, të cilat kishin dukshëm ndikim në mendimin e tij.

Shrëdingeri arriti të mësojë gjuhën angleze pa ndihmën e shkollës meqënëse edhe gjyshja nga e ëma ishte britanike. Ai ishte mjaft i dhënë pas disiplinave shkencore, por edhe gramatikës antike dhe poezive në gjuhën gjermane. Ajo çka ai urrente ishte mbajtja mend e fakteve dhe të mësuarit prej librave.

Përgjatë rinisë së tij, Shrëdingeri u ndikua mjaft prej Artur Shopenhauerit. Leximet dhe njohja e gjerë e veprës dhe mendimit të Artur Shopenhauerit pati mjaft ndikim në botëformimin e tij filozofik. Ky ndikim shihet edhe në interesimin e tij mbi natyrën e ngjyrave, perceptimin e tyre dhe kolorometri.

Midis vitive 1914 dhe 1918 ai mori pjesë në përgatitjet luftarake si oficer në artilerinë e një numri kështjellash në Austri. Pas Luftës së Parë Botërore ai nis karrierën akademike si asistent profesor dhe më pas si profesor në katedrat e disa prej universiteteve më të mira në Austri, Gjermani dhe Poloni.

Në vitin 1927, bëhet pasardhës i Maks Plankut në Universitetin Fridrih Vilhelm (Friedrich-Wilhelms-Universität) në Berlin. Por në vitin 1933 ai vendos të largohet prej Gjermanisë së përfshirë nga racizmi dhe urrejtja naziste ndaj çifutëve. Pas kësaj ai ligjëroi për disa vite në Universitetet e Prinstonit dhe Oksfordit, kohë gjatë së cilës ai nderohet me çmimin Nobel.

Në vitin 1936 Shrëdingeri u kthye në Universitetin e Gracit në Austri, por atje u ndesh me vështirësi të shumta për shkak të kundërshtisë së tij të hapur ndaj nazizmit. Kështu largohet drejt Universitetit të DublinitIrlandë ku dhe qëndroi deri në vitin 1955, në mbyllje të karrierës. Vitet e fundit të jetës i kaloi në Austri.

Çmime dhe nderime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]