Jump to content

Foka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Fokat zvarritëse)

Foka
Klasifikimi shkencor
Mbretëria:
Filumi:
Klasa:
Infraklasa:
Rendi:
Nënrendi:
Superfamilja:
Pinnipedia
Familjet
Përhapja e fokave

Fokat, të njohur gjerësisht si këmbëlopatat, janë gjitarë gjysmë-detarë, të përhapur gjerësisht, që i përkasin superfamiljes Pinnipedia.[a] Sot ekzistojnë tre familje fokash: Odobenidae (anëtari i vetëm i gjallë është trikeku), Otariidae (fokat me veshë: luanët e detit dhe fokat me lesh) dhe Phocidae (fokat pa veshë). Ka 33 lloje të gjalla të fokave, dhe më shumë se 50 lloje të zhdukura janë përshkruar nga fosilet. Edhe pse historikisht është menduar se fokat vijnë nga dy linja trashëgimore, provat molekulare tregojnë se vijnë vetëm nga një linjë. Fokat i përkasin rendit Carnivora dhe më të afërit e gjallë të tyre janë arinjtë dhe musteloidët (nuselalat, rakunët, qelbësit dhe pandat e kuqe), me të cilët u ndanë rreth 50 milion vjet më parë.

Madhësia e fokave shkon nga 1 m e 45 kg tek foka e Bajkalit, deri në 5 m e 3,200 kg tek elefanti i detit Jugor, që është edhe karnivori më i madh. Disa lloje shfaqin dimorfizmin gjinor. Kanë trup aerodinamik dhe katër gjymtyrë të modifikuara në pendë notimi. Edhe pse jo aq të shpejtë sa delfinët në det, janë më fleksibël dhe më të shkathtë. Fokat me veshë përdorin gjymtyrët e përparme për të notuar, ndërsa fokat pa veshë dhe trikekët përdorin gjymtyrët e pasme. Fokat me veshë dhe trikekët gjymtyët e pasme i fusin nën trup dhe i përdorin si këmbë kur janë në tokë. Në krahasim me fokat pa veshë që e kanë më të vështirë lëvizjen në tokë. Fokave me veshë i dallohen qartë veshët, ndërsa fokave pa veshë dhe trikekëve i mungojnë. Këmbëlopatat kanë shqisa të zhvilluara mirë: shikimin dhe dëgjimin e kanë të përshtatur për ajër dhe ujë. Kanë të zhvilluar mirë sistemin somatosensitiv. Disa lloje janë përshtatur mirë zhytjes në thellësi të mëdha.  Ata kanë një shtresë yndyre, ose dhjami, nën lëkurë për t'i mbajtur ngrohtë në ujra të ftohtë, dhe përveç trikekut, të gjitha llojet tjera janë të mbuluar me gëzof.

Phocidae

foka me unazë

foka e Bajkalit

foka e Kaspikut

foka larane

foka e limanit

foka e hirtë

foka me shirit

foka e Groenlandës

foka me feçkë

foka me mjekërr

foka e Vedelit

foka leopard

foka gaforrengrënëse

foka e Rosit

elefanti jugor i detit

elefanti verior i detit

foka e Mesdheut

foka e Havait

Otariidae

foka me gëzof e Antarktikut

foka me gëzof e Guadalupës

foka me gëzof e Huan Fernandezit

foka me gëzof e Galapagosit

foka jugore me gëzof

luani i detit i Australisë

luani i detit i Zelandës së Re

foka me gëzof e Nënantarktikut

foka e kafët me gëzof

foka me gëzof e Amerikës së Jugut

luani i detit i Kalifornisë

luani i detit i Galapagosit

luani i detit i Japonisë

luani i detit i Shtellerit

foka veriore me gëzof

Odobenidae

 trikekët

  1. ^ Nga latinishtja; pinna "pendë" dhe pes, pedis "këmbë"