Gjeografia e Lipjanit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Komuna e Lipjanit ka pozitë të përshtatshme gjeografike, sepse gjendet në pjesën qendrore të Kosovës dhe në udhëkryqin e rrugëve më të rëndësishme të rajonit. Përmes territorit të komunës rrjedh lumi Sitnica, përreth dhe përgjatë të cilit shtrihen sipërfaqet më të plleshme bujqësore, të përshtatshme për prodhimtari bujqësore intensive. Gjithashtu, kjo komunë gjendet në afërsi të drejtpërdrejtë të qendrave më të mëdha të rajonit si;

Lipjan – Prishtinë 16.2 km

Lipjan – Mitrovicë 52.2 km Lipjan – Prizren 57.2 km Lipjan – Gjakovë 96 km Lipjan – Pejë 87.1 km Lipjan – Podujevë 46 km Lipjan – Ferizaj 25 km Lipjan – Gjilan 50 km Lipjan - Aeroporti i Prishtines 15 km ( vijë ajrore 6 km).km

Lipjan – Aeroport 15 km ( vijë ajrore 3 km).


Territori i komunës së Lipjanit shtrihet në mes të gjerësisë gjeografike veriore 42°44’- 42°52’ dhe të gjerësisë lindore prej 18°30’-18°45’. Ka mundësi të volitshme të shfrytëzimit të trafikut rrugor – hekurudhor e edhe atij ajror, meqenëse aeroporti gjendet në territorin e komunës dhe është nga qendra vetëm 15 km largësi. Kjo pozitë e territorit të komunës, si dhe e vetë qytetit Lipjan, paraqet rrethanë mjaft të përshtatshme për zhvillimin e mëtejmë të komunës. Përmes territorit të komunës së Lipjanit kalon hekurudha, e cila lidh këtë territor në të gjitha drejtimet me rajonin në tërësi.

Territori i Komunës së Lipjanit kufizohet:

Në raport me qendrat tjera komunale, Lipjani gjendet në vendin e 7 sipas numrit të banorëve, në bazë shënimeve nga viti 1981. Në planin hapësinor të Kosovës në kuadër të qendrave tjera të mëdha, Lipjani, me sipërfaqen që posedon, është paraparë si venbanim i rangut III nga aspekti urban nga gjthësejt ? rangje.

Në raport me vendbanimet në kuadër të territorit të saj, Lipjani është qendër e komunës me karakteri të qytetit, ndërsa Magura dhe Janjeva janë me karakter qyteze dhe sipas PH të Kosovës kanë karakter sekondar.

Sipas numrit të banorëve, Lipjani është vendbanimi më i madh mandej radhiten Janjeva, Gadimja e Poshtme, Sllovia dhe Magura, kurse sipas sipërfaqeve radhitja është kështu: Sllovia, Gadimja e Epërme, Blinaja, Suhadolli, zllakuqani, banulla, gushterica e Poshtme, Akllapi, smallusha ,shala e keshtu me rradhe.