Akllapi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Akllap
Fshat
Vendndodhja
Akllap is located in Kosova
Akllap
Akllap
Administrimi
Shteti Flamuri Kosovë
Rajoni Prishtinë
Komuna Lipjan
Të dhëna dhe statistika
Vendasit Akllapas
Lartësia 764 m (m.n.d.)
Zona Kohore UTC+1
Verore UTC+2
Koordinatat 42° 32′ 28″ Veri

21° 14′ 27″ Lindje

Akllap është një vendbanim në komunën e Lipjanit, Kosovë.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fshati Akllap, është fshati më i thellë malor i komunës së Lipjanit. Po të hyjë njeriu për herë të parë në këtë fshat, do të jetë i fascionuar me mrekullitë që ka ditur t’i krijojë vetëm natyra. Aty shihet një peizazh që vështirë mund ta kenë fshatrat tjera. Një pjesë e Akllapit, nga malet e Zhegocit dhe të Janjevës, është e rrethuar me drurë të bukur, ndërsa dy anët tjera janë me kullosa, që magjepsin me pamjen e tyre.

Fshati ka rrugën e asfaltuar, shkollën e plotë fillore, dyqan, ujë që të pikë në ballë nga të ftohtit, i cili vjen nga burimet dhe rëniet e tij të lira nga malet.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fshati Akllap i banuar kryesisht më shqiptarë ka diku rreth 200 banorë.

Popullsia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të dhëna freskuese nga fshati dhë statistikat prezente. Numri i familjeve që jan shpërngulur nga fshati që nga viti 1999-2012 është: 74 familje me 409 banorë. Numri i familje që momentalisht jetojnë në fshat është: 104 familje me 649 banorë.

Një numër jo i vogël i familjeve nuk ia ditën vlerën, ata u shpërngullën nga fshati, mendonin se diku në Lipjan, do t’i presë “xheneti”, dhe se do të jetojnë pa punuar fare. Të tillët, s’do mend, besojmë se tash janë penduar, por duket se është bërë vonë. Disa i shitën si mundën pronat e tyre, të tjerët i lanë shtëpitë e boshatisura dhe arat djerrina. Akllapasi që ende jeton në këtë fshat, mbi 17 kilometra nga qendra komunale e Lipjanit.

Më parë Akllapi ka pasur 104 shtëpi, ky numër sot është përgjysmuar.

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fshati Akllap ka kushte ideale për të ushtruar shumë veprimtari bujqësore, në rend të parë është blegtoria. Përderisa para lufte kishte familje që posedonte 200 deri 300 dele, apo më mirë të themi i gjithë fshati i kishte mbi dymijë dele, për çka edhe mori nofkën fshat i dhenve, sot as njëzet copë dhenë nuk mund t’i gjeshë.

Këtu toka punohet nga banorët që mbetën pa e lëshuar fshatin, ndërsa bujqit zakonisht kultivojnë kulturat buqësore, si grurë dhe misër, mirëpo nuk mungojnë as kulturat tjera, si patatet, lakrat, fasulja… Me një fjalë, të gjitha kulturat kopshtare. Po ashtu, fshati Akllap njihet edhe me kultivimin e shumicës së pemëve.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fshati Akllap ka një histori të begatë kulturore e kombëtare, sepse këtu lindën e u rritën atdhetarë të shumtë, siç ishte Rexhep Akllapi. Ndërkaq, gjatë kohës sa gjendej Kosova nën okupimin serb, në Akllap kanë gjetur vend për të zhvilluar veprimtari politike e kombëtare shumë figura të njohura kombëtare. Jo vetëm kaq. Akllapi ka edhe një histori tjetër të vecantë, sepse këtu gjendet një kishë eremite që mendohet se më parë ishte hyrje e minierës, por që u adaptua më vonë si kishë. Hyrjet e tilla të çojnë deri në fshatin Vukoçincë dhe në Janjevën e lashtë. Këta pak banorë, që ende kanë mbetur në Akllap, u shprehën se një ditë jo të largët, pra nisur nga braktisja e fshatit që është duke ndodhur, ky fshat do të mbetet në kujtesën e njerëzve me fjalët: Na ishte një herë këtu një Akllap.

Fshati Akllap gjatë luftës qe djegur thuaja në tërësi nga barbaria serbe, po ashtu patë edhe të vrarë e të lënduar. Në mbrojtje të familjes kur forcat serbe donin ti zinin të gjalle në shtëpin time rreth 20 persona nga dora serbe u vra Ibrahim Gashi i cili ishte duke ardhur të ju tregonte dhe ti tërhiqte nga rreziku.

Shih dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]