Gjeografia e Angolës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Gjeografia e Shteteve - Angola)

Gjeografia e Angolës

Rep. e KONGOS
Rep. Dem.
K O N G O
ZAMBIA
BOTSUANA
N A M I B I A
Oqeani
Atlantik
redaktoni hartën


Angola ndodhet në kontinentit Afrikan në mes të Namibisë e Republikës Demokratike të Kongos dhe ka dalje në Oqeanin Atlantik. Sipas OKB-së hynë në rajonin e Afrikës qendrore mirëpo disa organizata e institute e plasojnë në Afrikën jugore.

Sipërfaqja e përgjithshme e Angolës është 1,246,700 km2 dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 12 30 J, 18 30 L apo shikuar nga Shqipëria në anën jug-lindore (ora 7:00).

Vija bregdetare e Angolës është 1,600 km (diku pesë herë më e gjatë se Bregdeti Shqiptar) ndërsa kufiri tokësorë 5,198 km i gjatë dhe e ndanë atë nga : Republika Demokratike e Kongos 2,511 km (nga të cilat 225 km janë vijë kufitare e provincës së diskutueshme Kabinda (ang.: Cabinda ), Republika e Kongos 201 km, Namibia 1,376 km, Zambia 1,110 km

Klima në pjesën jugore dhe përgjatë bregdetit deri në Luandë, është klimë gjysmë shkretinore, ndërsa në veri mbajnë temperatura të ulëta me thatësira sezonale (maj-tetor) dhe reshje po ashtu sezonale që fillojnë në nëntor e vazhdojnë deri në prill.

Relievi i Angolës përshkruhet nga vija e ngushtë bregdetare, hapësirë e cila ngritët shpejt në lartësia dhe përfundon në rrafshnaltën e gjerë në brendi të vendit. Pika më e ultë e relievit është përgjatë bregdetit dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,620 metrave në pikën e quajtur "Moro de Moko" (ang.:Morro de Moco), në pjesën perëndimore në brendi të vendit.

Si pasurit natyrore të Angolës sipas CIA-Factboock llogariten të jenë: Vajguri ,Diamante të çmuara, Hekuri (Fe), Fosfate, Bakri (Cu), Ari (Au), Boksit dhe Urani (U). Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 2.41% e sipërfaqes së vendit.

Shiko dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]