Guglielmo Stendardo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Guglielmo Stendardo
GuglielmoStendardo.JPG
Personal information
Data e lindjes 6 Maj 1981 (32 vjeçar)
Vendi i lindjes Napoli, Itali
Gjatësia 1,90 m (6 ft 3 in)
Pozita ne fushë Qëndër–Mbrojtës
Informacionet për klubin
Klubi aktual Atalanta
Kariera profesioniste*
Vitet Klubi Ndesh. (Gls)
1997–1998 Napoli 1 (0)
1999–2002 Sampdoria 32 (0)
2002–2003 Salernitana 17 (4)
2003–2005 Perugia 39 (3)
2003–2004 Catania (Huazim) 42 (0)
2005–2012 Lazio 85 (6)
2008 Juventus (Huazim) 5 (1)
2008–2009 Lecce (Huazim) 21 (0)
2012- Atalanta 59 (4)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 10 Nëntor 2013.
† Ndeshje (Gola).

Guglielmo Stendardo (i lindur më 6 Maj 1981) është një mbrojtës italian i cili aktualisht luan për ekipin italian Atalanta.

Vëllai i tij Mariano, është gjithashtu një futbollistë i cili luan aktualisht me SavoianSerie D.

Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

Fillimet dhe vitet në Serie B[redakto | redakto tekstin burimor]

Ai e filloi karrierën e tij tek Napoli sëbashku me vëllain e tij Mariano, ai bëri debutimin e tij në Serie A më 16 Maj të vitit 1998 në ndeshjen kundër Barit (2–2). Ai luajti vetëm një sezon në klub duke luajtur vetëm 1 ndeshje dhe në vitin 1998 u transferua tek Sampdoria ku luajti 5 sezone në Serie B, ai luajti gjithsej 33 ndeshje në ligë.

Në sezonin 2002–03, ai u huazua për gjashtë muaj tek Salernitana ku luajti 17 ndeshje dhe shënoi 4 Gola. Pasi huazimi mbaroi, Stendardo u huazua tek Catania që luante në Serie B. Atje ai arriti të luante 43 ndeshje në të gjitha kompedicionet por nuk e gjeti rrugën e Golit. Pasi mbaroi huazimin tek Catania, ai u ble nga skuadra e Perigias, atje qëndoi 1 sezon ku luajti 32 ndeshje dhe shënoi 2 Gola.

Kthimi në Serie A[redakto | redakto tekstin burimor]

Arritja tek Lazio[redakto | redakto tekstin burimor]

Pasi Perigia e udhëhequr nga Luciano Gaucci dështoi për tu ngjitur në Serie A, në sezonin 2005–06, Stendardo u transferua tek SS Lazio. Në sezonin e tij të parë, ai luajti 18 ndeshje dhe Golin e parë dhe të vetëm në atë sezon e shënoi në fitoren 1–4 kundër Ascolit. Në sezonin e dytë, Stendardo luajti 21 ndeshje dhe shënoi 3 Gola (1 kundër Udineses, Parmës dhe 1 tjetër në fitoren vendimtare 1–0 kundër Messinës).

Sezoni 2007–08 filloi me dëmtimet e Sebastiano Siviglias dhe Modibo Diakité, Stendardo sëbashku me Emílson Sánchez qëndruan në pjësën e parëtë sezonit në mbrojtje, performancat e tij në mbrojtjen vinin në ulje dhe ngritje.