Shko te përmbajtja

Hajredin Çeliku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hajredin Çeliku  (u lind më 4 Maj 1927 – vdiq më Qershor 2005)[1] është një ish-politikan Shqiptar i Partisë së Punës të Shqipërise (PPSh). Ai ishte anëtar i Parlamentit Shqiptar, Anëtar Byroje i Partisë së Punës të Shqipërisë dhe shërbeu si anëtar i Kabinetit të Shqipërisë.

Çeliku ka lindur në Peshkopi, Qarku DibërRepublikën e Shqipërisë më 4 maj 1927. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ai ishte aktiv në Lëvizjen e Re Komuniste; pas luftës u bë anëtar i Partisë Punëtore Shqiptare në vitin 1947. Ai përfundoi studimet në inxhinieri mekanikeUniversitetin e Tiranës.[2]

Në vitin 1966, ai ishte Zëvendëskryetar i Kuvendit Popullor. Ai shërbeu si përfaqësues në mandatin e gjashtë parlamentar deri në vitin 1970. Në vitet në vijim punoi si funksionar i Partisë në sektorin ekonomik dhe Sekretar i Partisë për Tiranën.[3]

Kongresin e 8-të të Partisë në nëntor të vitit 1981, ai u zgjodh anëtar i Byrosë Politike të partisë pa u bërë kandidat më parë. Çeliku mbeti anëtar i këtij organi qeverisës suprem deri në dhjetor 1990.

Midis 1982 dhe 1991, ai shërbeu përsëri si përfaqësues gjatë legjislaturës së dhjetë dhe të njëmbëdhjetë të Kuvendit Popullor.[4]

Më 23 nëntor 1982, kryeministri Adil Çarçani e emëroi atë në Ministër i Minierave dhe të Energjisë në qeverinë e tij. Pas kësaj, në vitin 1989 ai ishte një anëtar i Sekretariatit të Komitetit Qendror të Partisë. Ai ishte përsëri Ministër i Transporteve 1987-1989 në qeverinë tjetër të Çarçanit deri më 23 dhjetor 1990.[5]

Në vitin 1993, në Tiranë u ngrit një gjykatë speciale kundër Çelikut dhe nëntë ish-zyrtarë të lartë (Besnik Bekteshi, Foto Çami, Vangjel Çërrava, Muho Asllani, Lenka Çuko, Llambi Gegprifti, Qirjako Mihali, Pali Miska dhe Prokop Murra). Ata u akuzuan për "shpërdorim të fondeve publike". Për ta u dhanë dënimet e mëposhtme: Mihali dhe Gegprifti tetë vjet secila, Miska dhe Çuko shtatë vjet secili, Çami, Çeliku dhe Bekteshi gjashtë vjet secili, dhe Çërrava, Murra dhe Asllani pesë vjet secili.

  1. "U lind në Peshkopi". Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2018. Marrë më 19 dhjetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. "University of Tirana". Wikipedia. 2018-10-26. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. "Tirana". Wikipedia. 2018-12-19. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. "Kuvendi i Shqipërisë". Wikipedia. 2018-04-17. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. "Historia e Qeverive Shqiptare". Wikipedia. 2017-09-22. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)