Hirushja (1950)
Hirushja | |
---|---|
Regjia nga | Clyde Geronimi Hamilton Luske Wilfred Jackson |
Historia nga | William Peet Ted Sears Homer Brightman Kenneth Anderson Erdman Penner Winston Hibler Harry Reeves Joe Rinaldi |
Bazuar në | "Hirushja" nga Charles Perrault |
Prodhuesi | Walt Disney Ben Sharpsteen |
Luajnë | Ilene Woods Eleanor Audley Verna Felton Rhoda Williams James MacDonald Luis van Rooten |
Montazhi | Donald Halliday |
Muzika | Oliver Wallace Paul Smith |
Kompania prodhuese | |
Shpërndarë nga | RKO Radio Pictures |
Data e publikimit | 15 shkurt 1950 (Boston) 4 mars 1950 (Shtetet e Bashkuara) |
Kohëzgjatja | 76 minuta |
Shteti | Shtetet e Bashkuara |
Gjuha | Anglisht |
Buxheti | $2.2 million[1] |
Fitimi | $182 million[2] |
Hirushja (titulli origjinal: Cinderella) është një film fantazi muzikor i animuar amerikan i vitit 1950 i prodhuar nga Walt Disney Productions dhe i publikuar nga RKO Radio Pictures. Është filmi i 20-të i animuar nga kompania e Walt Disney, i bazuar në përrallën e njohur me të njëjtin titull të Charles Perrault.
Gjatë fillimit të viteve 1940, Walt Disney Productions kishte vuajtur financiarisht pasi kishte humbur lidhjet me tregjet evropiane të filmit për shkak të shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore. Për shkak të kësaj, studio pësoi dështime komerciale si Pinocchio, Fantasia (të dyja 1940) dhe Bambi (1942), të cilat të gjitha më vonë do të bëheshin më të suksesshme me disa rishfaqje në kinema dhe video në shtëpi. Në vitin 1947, studioja kishte mbi 4 milionë dollarë borxh dhe ishte në prag të falimentimit. Walt Disney dhe animatorët e tij u kthyen në prodhimin e filmit artistik në vitin 1948 pasi prodhuan një varg filmash me paketë me idenë e përshtatjes së Cendrillon të Charles Perrault në një film të animuar.[3]
Cinderella u lëshua në kinema më 15 shkurt 1950. Ajo mori vlerësimin e kritikëve dhe ishte një sukses në arkë, duke e bërë atë hitin më të madh të Disney që nga Borëbardha dhe Shtatë Xhuxhët (1937) dhe duke ndihmuar në ndryshimin e fatit të studios.[3] Ai gjithashtu mori tre nominime për Academy Award, duke përfshirë Best Scoring of a Musical Picture, Best Sound Recording, dhe Best Original Song për "Bibbidi-Bobbidi-Boo".
Filmi u pasua nga dy vazhdime videofilm, Cinderella II: Dreams Come True (2002) dhe Cinderella III: A Twist in Time (2007), dhe një ribërje live-action më 2015. Në vitin 2018, filmi u zgjodh për ruajtje në National Film Registry të Shteteve të Bashkuara nga Libraria e Kongresit si "kulturalisht, historikisht ose estetikisht domethënëse”.[4]
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Njëherë e një kohë, në një tokë të largët, ndodhej një mbretëri e vogël. E qetë, e begatë dhe e pasur me romancë e traditë. Atje, në një vilë madhështore jetonte një zotëri i ve dhe vogëlushja e tij. Megjithëse ishte një baba i dashur dhe i përkushtuar që nuk i linte gjë mangët vajzës së tij të shtrenjtë, mendonte se ajo kishte nevojë për kujdesin e një nëne. Kështu ai u martua përsëri me një vejushë që vinte nga një familje e mirë, me dy vajza në moshën e të bijës, Anastasian dhe Drizelën.
Për fat të keq, zotëria fisnik vdiq para kohe dhe njerka, ziliqare për bukurinë e vogëlushes që i linte në hije vajzat e saj të shëmtuara, u tregua e ftohtë dhe mizore me thjeshtrën e saj. Ajo e detyronte t'i kalonte ditët në kuzhinë, pranë oxhakut, aq sa vajzës ia vunë nofkën Hirushe.
Vitet kaluan dhe vila filloi të rrënohej pak nga pak, sepse pasuritë e familjes shpenzoheshin për tekat e kota të dy motrave egoiste, ndërsa Hirushja ishte bërë shërbëtore në shtëpinë e saj. Por pavarësisht të gjithave, Hirushja vazhdonte të ishte e mirë dhe e sjellshme sepse me çdo agim ajo ndiente t'i rilindte në zemër shpresa se një ditë ëndrrat e lumturisë së saj do të realizoheshin.
Zërat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ilene Woods – Hirushja
- Eleanor Audley – Njerka
- Verna Felton – Kumbara Zanë
- William Phipps – Princi
- Lucille Bliss – Anastasia
- Rhoda Williams – Drizela
- Luis van Rooten – Duka i Madh / Mbreti
- Jimmy MacDonald – Xhak / Gas / Bruno
- June Foray – Luçiferi
- Don Barclay – Portieri
- Betty Lou Gerson – Tregimtarja
Në shqip, Hirushja u dublua nga Anila Muçaj në dialog dhe nga Odeta Katundi në këngë.
Këngët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Hirushja" – Kori
- "Ëndrrat janë dëshira" – Hirushja
- "Këndo o bilbil" – Drizela, Hirushja
- "Kënga e punës" – Minjtë
- "Bibidi-bobidi-bu" – Kumbara Zanë
- "Kjo është dashuri" – Hirushja, Princi
- "Kjo është dashuri (reprizë)" – Hirushja
- "Ëndrrat janë dëshira (reprizë)" – Kori
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Barrier 1999, f. 401.
- ^ D'Alessandro, Anthony (27 tetor 2003). "Cartoon Coffers – Top-Grossing Disney Animated Features at the Worldwide B.O." Variety (në anglisht). fq. 6. Marrë më 7 nëntor 2021 – nëpërmjet The Free Library.
- ^ a b "25 Things You Never Knew About Disney's 'Cinderella'". Moviefone (në anglisht). 15 shkurt 2015. Marrë më 22 gusht 2017.
- ^ McNary, Dave (12 dhjetor 2018). "'Brokeback Mountain,' 'Jurassic Park,' 'My Fair Lady' Added to National Film Registry". Variety (në anglisht). Marrë më 5 janar 2019.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Barrier, Michael (1999). Hollywood Cartoons : American Animation in Its Golden Age: American Animation in Its Golden Age (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-0-19-802079-0.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Filma 1950
- Filma të animuar amerikanë
- Filma të animuar për fëmijë
- Filma fantazi muzikore
- Filma anglisht të viteve 1950
- Filma me regji nga Clyde Geronimi
- Filma me regji nga Hamilton Luske
- Filma me regji nga Wilfred Jackson
- Filma të prodhuar nga Walt Disney
- Filma me muzikë të kompozuar nga Oliver Wallace
- Filma me muzikë të kompozuar nga Paul Smith (kompozitor)
- Filma të Walt Disney Animation Studios
- Filma me skenar nga Bill Peet
- Filma me skenar nga Ken Anderson
- Filma me skenar nga Winston Hibler
- Filma me skenar nga Homer Brightman
- Filma me skenar nga Erdman Penner
- Filma me skenar nga Harry Reeves
- Filma me skenar nga Joe Rinaldi
- Filma të animuar 1950