Homsi
Homsi
Hims | |
---|---|
Qytet |
Homs ose Humus (arabisht: حمص; më parë është quajtur Emesa (greqisht: Ἔμεσα)[1] është qytet në perëndim të Sirisë, ndodhet 162 kilometra në veri të Damaskut.
Homsi ose Himsi i njohur si Emisa është një qytet në Sirinë perëndimore dhe kryeqyteti Rajonit së Homsit. Është 501 metra mbi nivelin e detit dhe ndodhet 162 kilometra në veri të Damaskut.[2] I vendosur mbi lumin Oronte, Homsi është gjithashtu lidhja qendrore midis qyteteve të brendshme dhe bregdetit të Mesdheut.
Para luftës civile në Siri, Homs ishte një qendër e madhe industriale, dhe me një popullsi prej të paktën 652,609 njerëzve në vitin 2004,[3] ishte qyteti i tretë më i madh në Siri pas Aleppo në veri dhe në kryeqytetin Damask në jug. Popullsia e saj reflekton diversitetin e përgjithshëm fetar të Sirisë, të përbërë nga myslimanë suni dhe alavitë, dhe të krishterë . Ka një numër të xhamive dhe kishave historike në qytet, dhe është afër kështjellës Krak des Chevaliers, një vend i trashëgimisë botërore .
Etimologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Origjina e emrit modern të qytetit është është një formë arabe e emrit latin të qytetit Emesus, që rrjedh nga greqishtja Émesa ose Émesos, [4] ose Hémesa.[5]
Vogëlsira
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]E mërkura konsiderohet si një ditë e rëndësishme për qytetarët e Homsit e cila lidhet me disa ngjarje të ndodhura në historinë e qytetit. Dy teori janë paraqitur për të shpjeguar këtë lidhje:[6]
- Gjatë epokës së dinastisë Emesani, njerëzit që adhuronin perëndinë e diellit Elagabalus mbanin liturgji të mëdhaja në "Tempullin e Diellit" të madh (aktualisht xhamia el-Nuri), duke festuar krijimin e Diellit në "ditën e katërt" të javës së veprës hyjnore (Rrëfimi i Krijimit në Biblën Hebraike).
- Gjatë pushtimit të [[Timurit, banorët e Homsit u shtirën si të çmendur për të shmangur masakrat dhe shkatërrimin e qytetit të tyre.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në shekullin e 12-të, Homs ishte një nga qytetet më të mëdhaja në Siri me 7000 banorë. Në vitin 1785, popullësia në Homs ishte më shumë se 2000 dhe banorët janë ndarë mes krishterëve ortodoks të lindjes dhe muslimanëve. Në vitet 1860, popullësia u rrit në 15,000-20,000. Që nga viti 1907, popullësia u rrit në 60,000, e cila dy e treta e popullësisë kanë qenë muslimanë. Sipas regjistrimit të popullësisë më 2004, popullësia ka qenë 652,609, ku 51% kanë qenë meshkuj dhe 48.5% kanë qenë femra.[7]
Sporti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Al-Karamah SC u themelua në vitin 1928 dhe është një nga klubet më të vjetër në Siri.[8] Ky klub ka fituar tetë tituj në ligën siriane dhe tetë tituj në kupën siriane. Klubi i dytë i cili është nga kjo qytet është Al-Wathba, e cila u themelua në vitin 1937. Stadiumi Halid Bin Velidi është stadiumi i tretë më i madh në Siri dhe ka 35,000 ulëse.
Qytetet binjake - qytete simotra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Homs është binjakëzuar me:
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Vailhé, Siméon (1909). "Emesa". Catholic Encyclopedia. Robert Appleton Company. Marrë më 26 shkurt 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "Distance Between Main Syrian Cities" (në anglisht). HomsOnline. 16 maj 2008. Marrë më 26 shkurt 2009.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ 2004 census.
- ^ Room, 2006, p. 167.
- ^ Raphael Patai (2015). The Jews of Hungary: History, Culture, Psychology (në anglisht). Wayne State University Press. fq. 24. ISBN 9780814341926. Arkivuar nga origjinali më 30 dhjetor 2019. Marrë më 14 tetor 2019.
- ^ George Kadar (2009). Adab al-nuktah, baḥth fī judhūr al-nuktah al-Ḥimṣīyah, ḥarb al-aydyūlūjiyā al-fukāhīyah wa-lītūrjiyā al-majānīn al-mundathirah أدب الـنـكـتـة، بـحـث في جـذور الـنـكـتـة الـحـمـصـيـة ، حـرب الأيـديـولـوجـيـا الـفـكـاهـيـة و لـيـتـورجـيـا الـمـجـانـيـن الـمـنـدثـرة (në arabisht). Dār Raslān.
- ^ General Census of Population and Housing 2004 Arkivuar 31 korrik 2012 tek Archive.today. Syria Central Bureau of Statistics (CBS). Homs Governorate. (arabisht)
- ^ "Al-Karamah Sports Club" (në gjermanisht). Welt Fussball Archive. Arkivuar nga origjinali më 16 shkurt 2010. Marrë më 27 shkurt 2009.
- ^ "Cidades Irmãs de Belo Horizonte". portalbelohorizonte.com.br (në portugalisht). Belo Horizonte. Arkivuar nga origjinali më 15 gusht 2021. Marrë më 2020-05-23.
- ^ "Humus Kayseri". 2015-04-02. Arkivuar nga origjinali më 2016-12-27.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "پیمان خواهرخواندگی بین شهرهای حمص و یزد". parsine.com (në persisht). Parsine. Marrë më 2020-09-16.