Imam Keutheriu
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Ky është Imami al´lameja, muhadithi, muhakiku, fekihu, usuliu, historiani, sufiu, mutekelimi, shejhu Imam Muhammed Zahid ibën Hasan ibën Ali El-Keutheri El-Hanefi. Lindi në ditën e martë 27/28 Sheval të vitit 1296 h. në fshatin Haxhi Hasan Efendiu afër qytetit të Dozxhes në verilindje të Stambollit.
Mësimet e para i mori nga i ati dhe hoxhollarët e Dozxhes. Në vitin 1311 shkon në Stamboll dhe mëson te dijetarët e mëdhenj të vendit si: shejh al‘lameh Ibrahim Hakiu, shejh al’lameh Ali Zejnulabidin Alsuni, shejh al‘lameh Jusuf Dijauddin Tikveshiu dhe te i ati al‘lameh Hasan Ibën Ali El-Keutheriu, i cili vdiq më vitin 1345 h.
Imam Keutheriu pati disa poste filluar nga posti i ligëruesit në Xhami’l-Fatih dhe deri në postin e Veqilit të Meshihatit Islamik të Perandorinë Osmane. Në kohën kur shembet Perandoria Osmane dhe vjen në pushtet Qemal Ataturku, imami ishte nga kundërshtarët më të përbetuar të tij, derisa për këtë arësye edhe dënohet me vdekje.
Pas këtij vendimi imami migron në Egjipt. Më 1341 arrinë në Aleksandri pa e përshëndetur fare familjen e tij. Një kohë banon në Kajro e pastaj shkon në Sham-Siri pa e mbushur një vit nga ardhja e tij në Egjipt. Në vitin 1347 e viziton edhe një herë Sirinë. Qëndrimi i Imamit në Siri qe afërsisht një vit. Gjatë kësaj kohe ai u lidh për bibliotekës Dhahirije të Damaskut duke lexuar dorëshkrimet e çmueshme të saj. Pas qëndrimit në Siri ai u vendos në Egjipt dhe mbeti atje derisa edhe vdes në ditën e hënë më 19 Dhul Ka’deh të vitit 1371 h. Allahu e mëshiroftë me mëshirën e tij të gjerë.
Imam Keutheriut i dhanë ixhaze dijetarët më të dalluar të kohës në Egjipt, si: allameh Jusuf Ed-Dixhevi, muhadithi allameh shejh Ahmed Rafi’ Et-Tahtavi, muhadith allameh shejh Muhammed Xha’fer El-Katani; Dijetarët e Ez’herit: allameh Muhammed Salim Sherkavi , shejh allamhe Muhammed Habibullah Esh-Shankiti. Ai kishte ixhazet edhe nga Meulana shejh allameh Eshref Ali Et-Tehaneviu (Thanvi) dhe nga dijetarë tjerë Allahu i mëshiroft që të gjithë!
Imami ishte i dalluar për nga modestia, leximi i tij i gjërë, mbamendja e fuqishme, devotshmëria, qëndrimi fuqishëm me të vërtetën, kundërshtimi i bidatxhive dhe mbrojtja e fesë.
Te Imami mësuan nxënës të panumërt para shprënguljes në Egjipt dhe pas saj. Nga ai kërkuan dijetarët e mëdhenj bashkëkohës që tu jep ixhazetin e tij pasi kishte një sened (zinxhir shkenor) të lartë. Imami la mbas vetes një numër të madh veprash që dëshmojnë për dijen dhe vlerat e tij.
Librat e tij
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Prej librave të botuara janë këto:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- „Te’nibul Hatib fi ma sakahu fi Terxhimeti Ebi Hanifete min Ekadhib“
- „En-Nuketu Et-Tarifetu fi Tehadduthi an Rududi Ibën Ebi Shejbe ala Ebi Hanifete“
- „Ihkaku´l-Hakk bi Ibtali´l-Batil fi Mugithi´l-Halk“
- „El-Ishfak ala Ahkami Et-Talak“
- „Nedhretun Abiretun fi Mezaimi men Junkiru Nuzule Isa kable´l-Ahireti“
- „Min Iberi´t-Tarih“
- „Safeatu´l-Burhan ala Safehati´l-Udvan“
- „Maku´t-Tekavvul fi Meseleti´t-Tevessul“
- „Husnu´t-Tekadi fi Sireti Ebi Jusuf El-Kadi“
- „Bulugu´l-Emani fi Sireti Mhammed ibën Hasan Esh-Shejbani“
- „El-Imtaë’ bi Sireti Imamejni Muhammed ibën Zijad ve Sahibihi Muhammed ibën Shuxhaë’“
- „Lumuhatu´n-Nedher fi Sireti Imam Zufer“
- „El-Havi fi Sireti Ebi Xha’fer Et-Tahavi“
- „El-Istibsar fi´t-Tehadduthi ani´l-Xhebri ve´l-Ihtijar“
- „Tedh’hibu´t-Taxhi El-Lexhini fi Terxhimeti El-Bedr El-Ajni“
- „Akvemu´l-Mesalik fi Rivajeti Malik an Ebi Hanifete ve Ebi Hanifete an Malik“
- „Et-Tahriru´l-Vexhiz fi ma Jebtegihi El-Mustexhiz“
- „Nibrasu´l-Muhtedi min Ixhtilai Enbai El-Arif Bilah Dimërdash El-Muhammedi“
- „Irgamul-Murid fi Sherhi En-Nedhmi´l-Atid li Tevesuli´l-Murid“ dhe një sërë librash tjera.
Disa libra të imamit janë të mbetura në dorëshkrim. Ato janë:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- „El-Med’hal El-Amm li Ulumi´l-Kur’an“. Kjo është vepra themelore e Imamit,
- „Ibdau Vuxhuh´t-Teaddi fi Kamil Ibën Adi“
- „Nekdu Kitabi Duafa li´l-Ukajli“
- „Et-Teakkubu´l-Hathith fi ma Junfihi Ibën Tejmije mine´l-Hadith“
- „Refu’r-Rejbeti an Tehabuttati Ibën Kutejbeti“
- „El-Ihtimam bi Terxhimeti Ibën Humam“
- „Tahdhirul Halef min Mehazi Selef“
- „Faslu´l-Mekal fi Temhisi Uhdutheti´l-Euàl“
- „Atbu´l-Mugterin bi Dexhaxheleti´l-Muamirrin“.
Shkrimet dhe studimet e Imamit janë mbledhur në një libër me titull „Mekalatu’l-Keutheri“. Këtu gjithsejtë janë përmbledhur 117 studime të Imamit. Po ashtu edhe parathëniet, vlerësimet dhe shënimet e Imamit për disa libra janë përmbeldhur në një libër të vetëm me titull „Mukaddimatu’l-Keutheri“.
Biografinë e plotë dhe të gjërë të Imamit e ka shkruajtur Al´lameh, letrari i njohur, studiuesi i rrallë Ahmed Hajri Pasha në librin e tij „El-Imam El-Kutheri“. Për jetën e imamit dhe dijen e tij janë shkruajtur studime si: Punim doktorati të cilin e ka mbrojtur në Ez’her në vitin 1408 h. Hamid Ibrahim Muhammed me titull:“ Muhammed Keutheriu dhe studimet e tij në Kelam“. Po kështu edhe një student mbron punimin e paraqitur për studime të larta në Univerzitetin e Jordanit me titull:“ Keutheriu Muhaddith“ dhe një punim magjistrature i paraqitur në Ankara po me të njejtin titull: “Keutheriu Muhaddith“. Këto dhe shumë gjurme tjera të këtij Imami të madh, janë gjurmë që nuk i mohon kush përveç dikujt që është mediokër e shkurtëpamës.