Jakup Krasniqi
Jakup Krasniqi (i lindur më 1 janar 1951) në fshatin Negrovc të Komunës së Drenasit, është politikan shqiptar dhe ish-President i përkohshëm i Kosovës. Ka qenë Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Gjatë Luftës së Kosovës ai ishte zëdhënës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Në nëntor të vitit 2020 u arrestua për krime lufte kundër njerëzimit të paraqitura para Dhomave Speciale të Kosovës.
Jakup Krasniqi | |
---|---|
Ish–President i Kosovës | |
Në detyrë 4 Prill 2011 – 7 Prill 2011 | |
Paraprirë nga | Behgjet Pacolli |
Pasuar nga | Atifete Jahjaga |
Në Detyrë | |
Në detyrë 27 Shtator 2010 – 22 Shkurt 2011 | |
Paraprirë nga | Fatmir Sejdiu |
Pasuar nga | Behgjet Pacolli |
Kryetar i Kuvendit të Kosovës | |
Në detyrë 12 Dhjetor 2007 – 17 Korrik 2014 | |
Paraprirë nga | Kolë Berisha |
Pasuar nga | Kadri Veseli |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 1 Janar 1951 Negrovc, Drenas, ish-Jugosllavi (tani Kosovë) |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Partia politike | Partia Demokratike (1999 – 2014) NISMA për Kosovën (2014 – 2020) |
Punësimi | Politikan Profesor |
Nënshkrimi | |
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Studimet i mbaroi në Prishtinë në Fakultetin Filozofik dega Histori. Më pas i kushtohet punës si pedagog dhe krahas saj fillon veprimtarinë politike në ilegalitet. Në vitet 1981 deri më 1991 burgoset për arsye politike nga pushtuesi serb.
Aktiviteti politik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ishte pjesëtar aktiv i LDK-së në Drenas e më vonë edhe anëtar i kryesisë së LDK-së. Angazhohet aktivisht në ndërtimin e strukturave të UÇK-së dhe zëdhënës i saj në kohën e luftës. Anëtar i delegacionit shqiptar në Rambuje të Francës. Ministër në qeverinë e parë të Kosovës. Pas zgjedhjeve të para në Kosovën e çliruar ministër për shërbimet publike.
Në zgjedhjet e lira pas pushtimit më 1992-1998 deputet në parlamentin e Kosovës. Në seancën e parlamentit të ri të Kosovës më 9 janar 2008, dalë nga votimet e 17 nëntorit 2007, Jakup Krasniqi zgjidhet Kryetar i Parlamentit të Kosovës.
Në vitin 2014 së bashku me Fatmir Limaj formuan partinë e quajtur Nisma për Kosovën. Tani është Kryetar i Këshillit Kombëtar të kësaj partie.
Detyra dhe funksione
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1972–1977 Arsimtar në Fatos dhe Arllat;
- 1976–1977, Arsimtar në Shkollën e Mesme në Drenas;
- 1979–1981 Arsimtar në Arllat dhe pastaj në Shkollën e Mesme në Skenderaj;
- 1991–1994 Arsimtar në gjimnazin “Skënderbeu“ në Drenas;
- 1995–1998 Kryetar i Këshillit të Arsimit në Drenas;
- 1998–1999 Zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK);
- 1999 Anëtar i Delegacionit të Kosovës dhe i Grupit Politik në Konferencën e Rambujesë;
- 1999–janar 2000 ministër i Ministrisë për Rindërtim dhe Zhvillim;
- 2001-Deputet në Legjislaturën e Parë;
- mars 2002 dhjetor 2004 Ministër i Ministrisë së Shërbimeve Publike në Qeverinë e Kosovës;
- tetor 2004-2007 Deputet në Kuvendin e Kosovës, mandati II;
- 2004-2007 Shef i GP të PDK-së në Kuvendin e Kosovës;
- nëntor 2007 deputet, mandati III;
- janar 2008- vijon Kryetar i Kuvendit të Kosoves;
- 1973–1981 Veprimtari politike Klandestine (ilegale) në Lëvizjen Kombëtare të Kosovës;
- 1981–1991 I burgosur politik;
- 1991–1999 Anëtar i Kryesisë dhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Drenas;
- 1992–1998 Deputet i Parlamentit të Kosovës;
- 1998–1999 Zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, anëtar i Drejtorisë Politike të UÇK;
- 1999–2003 Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Prosperitetit Demokratik të Kosovës (PPDK) përkatësisht Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),
- tetor 2005-vijon Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së,
- nëntor 2005 anëtar i Grupit Politik Strategjik nga PDK, në bisedimet e Vjenës.
Libra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kthesa e madhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Shtëpia Botuese "Buzuku", 320 faqe, Prishtinë 2006. ISBN 978-9951-08-059-6
- "Kosova i a historical context"; Shtëpia Botuese "Eeuroprinty", 128 faqe, Prishtinë 2007; ISBN 978-9951-05-109-X
- Një luftë ndryshe për Kosovën; Shtëpia Botuese "Buzuku", 222 faqe, Prishtinë 2007; ISBN 978-9951-08-092-2
- Pavarësia si kompromis; Shtëpia Botuese "Buzuku", 208 faqe, Prishtinë 2010; ISBN 978-9951-08-116-6
- Kosova në kontekst historik; Botim i dytë i plotësuar. Shtëpia Botuese "Buzuku", 208 faqe, Prishtinë 2010; ISBN 978-9951-08-115-0
- Lëvizja për Republikën e Kosovës 1981-1991 sipas shtypit shqiptar; Shtëpia Botuese "Buzuku", 317 faqe, Prishtinë 2011; ISBN 978-9951-08-140-5
- Guxo ta duash lirinë, Shtëpia botuese: "Buzuku". Viti i botimit 2011.
- Pranvera e lirisë ‘81, Shtëpia botuese: "Buzuku". Viti i botimit 2011.
- Flijimi për lirinë, Shtëpia botuese: "Buzuku". Viti i botimit 2011.
- Pavarësi dhe personalitete : në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Shtëpia botuese "Buzuku", 2012.
- Një histori e kontestuar: kritikë librit të Oliver Jens Schmitt: "Kosova - histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike", Shtëpia botuese "Buzuku", 2013.
- Skënderbeu dhe porositë për shekullin XXI. Viti i botimit 2018