Xhide
Xhide
جدة Jeddah | |
---|---|
Qytet | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 3.976.000 |
{{{postal_code_type}}} | (5 shifrat duke filluar me 21; psh 21453) |
Faqja zyrtare | www.jeddah.gov.sa |
Xheda apo Xhide (Arabisht: جدة Jeddah) është qytet në rajonin e Hixhazit në perëndim të Arabisë Saudite. Me një popullsi prej rreth 3 milion e gjysmë njerëz (që nga viti 2020), Xheda është qyteti më i madh në Provincën Meka,[2] i dyti më i madhi në Arabinë Saudite (pas kryeqytetit Riad), dhe i dhjeti më i madhi në botën arabe. Qyteti ndodhet në detin e kuq, rreth 75 kilometra në perëndim të Mekës.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Xheda ndodhet në rrafshinën bregdetare të Detit të Kuq të Arabisë Saudite (e quajtur Tihamah). Xheda shtrihet në rajonin e Tihama hixhaze (arabisht: تهامة الحجاز) i cili është në malet e ulta të Hixhazit. Historikisht, politikisht dhe kulturisht, Xheda ishte një qytet i madh i Vilajetit Hixhaz, Mbretëria e Hixhazit dhe entitetet e tjera politike rajonale sipas librave të historisë së Hixhazit. Xheda është qyteti i 100-të më i madh në botë për nga sipërfaqja e tokës.
Klima
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndryshe nga qytetet tjera arabe, Xheda ka temperaturë të nxehtë gjatë stinë së dimrit, e cila mund të shkoj nga 15 °C në agim në 28 °C në pasdite. Vera është shumë e nxehtë, pasdite shpesh mund të jetë 43 °C dhe në mbrëmje bie në 30 °C. Temperatura më e ulët që është regjistruar ka qenë më 10 shkurt 1993 me temperaturë 9.8 °C. Temperatura më e lartë e regjistruar ka qenë më 22 qershor 2010 me temperaturë 52.0 °C.
Feja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shumë qytetarë janë sunni, por ka gjithashtu myslimanë shi'a. Qytet ka mbi 1,300 xhamia. Ligji nuk lejon ndërtesa të feve tjera, libra, potrete dhe shprehje të besimit.
Edukimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas vitit 2005, Jeddah ka 849 shkolla private dhe shkolla publike për djem, ndërsa 1,179 shkolla private dhe publike për femra.
Binjakëzimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Uebfaqja zyrtare (Arabisht)
- Uebfaqja zyrtare (Anglisht)
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "FaceOf: Saleh Ali Al-Turki, mayor of Jeddah". Arab News (në anglisht). 31 korrik 2018. Marrë më 5 shkurt 2019.
- ^ "population of the administrative region of Makkah" (PDF). General authority of statistics (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 16 nëntor 2018. Marrë më 24 gusht 2020.