Jesús Garay
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Jesús Garay Vecino | ||
Datëlindja | 10 shtator 1930 | ||
Vendlindja | Bilbao, Spanjë | ||
Data e vdekjes | 10 shkurt 1995 | ||
Vendvdekja | Bilbao, Spanjë | ||
Gjatësia | 1.80 m (5 ft 11 in) | ||
Pozicioni | Qëndër–mbrojtës | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1945–1946 | Santutxu | ||
1946–1949 | Begoña | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1949–1950 | Erandio | ||
1950–1960 | Athletic Bilbao | 236 | (7) |
1960–1965 | Barcelona | 89 | (3) |
1965–1966 | Málaga | 16 | (0) |
Gjithsej | 341 | (10) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
1955 | Spanja B | 1 | (0) |
1953–1962 | Spanja | 29 | (1) |
Skuadra të menaxhuara | |||
1979 | Shteti Bask | ||
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Jesús Garay Vecino (10 shtator 1930 – 10 shkurt 1995) ishte një ish futbollist spanjoll që ka luajtur si mbrojtës qëndre.
Ai ka luajtur gjithsej 341 ndeshje në La Liga dhe ka shënuar 10 Gola gjatë 16 sezoneve në Spanjë, ku zakonisht ai ka luajtur me Athletic Bilbao dhe Barcelonën.
Garay gjithashtu ka qënë lojtar i kombëtares spanjolle dhe ka luajtur me kombëtaren në Kupën e Botës 1962.
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lindur në Bilbao, Biscay, Garay u bashkua me klubin lokal Athletic Bilbao në vitin 1950 nga skuadra e SD Erandio Club. Ai e fitoi menjëherë vendin e titullarit, duke bërë debutimin e tij në La Liga më 8 tetor 1950 në fitoren 9–4 në shtëpi kundër Celta de Vigo,[1] dhe shënoi golin e parë në këtë kompedicion më 17 dhjetor të të njëjtit vit në fitoren 4–3 kundër Barcelonës në stadiumin San Mamés.[2]
Në verën e vitit 1960, pasi luajti 292 ndeshje zyrtare për Luanët dhe fitoi pesë tituj, përfshirë 1955–56 kampionatin kombëtar dhe tre Copa del Generalísimo, një prej tyre e fituar kundër Real Madrid në Santiago Bernabeu, Garay firmosi me Barcelonën për 5,5 milion pesetas, një shifër e cila u përdor për të ndërtuar qëndrimin e Mëshirës në stadiumin San Mamés, e quajtur nga tifozët e klubit Jesús Garay.[3] Ai u tërhoq nga futbolli në moshën 35 vjeçare pas plot pesë sezonesh në nivel të lartë, katër me skuadrën katalanase dhe një me Málagën, më këtë të fundit që ra nga kategoria; ai vdiq më 10 shkurt 1995, në moshën 64 vjeçare, në qytetin e tij të lindjes.
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Garay ka luajtur 29 ndeshje me kombëtaren spanjolle në nëntë vite. Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren më 19 mars 1953 në fitoren 3–1 kundër Belgjikës .
Ai ishte pjesë e skuadrës që luajti në Kupën e Botës 1962, duke luajtur në ndeshjen e parë të grupit që u mbyll me humbjen 1–0 kundër Çekosllovakisë.[4]
Golat me kombëtaren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]# | Data | Vendi | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompedicioni |
---|---|---|---|---|---|---|
1. | 30 janar 1957 | Santiago Bernabeu, Madrid, Spanjë | Holanda | 1–0 | 5–1 | Ndeshje Miqësore |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Athletic Bilbao
- La Liga: 1955–56
- Copa del Generalísimo: 1955, 1956, 1958
- Copa Eva Duarte: 1950
- Barcelona
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "At. Bilbao, 9 – Celta, 4". El Mundo Deportivo. 8 tetor 1950. Marrë më 12 qershor 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "At. Bilbao, 4 – Barcelona, 3". El Mundo Deportivo. 17 dhjetor 1950. Marrë më 12 qershor 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Leyendas del Athletic Club de Bilbao – Garay (Athletic Club de Bilbao legends – Garay)". Canal Athletic. Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2012. Marrë më 12 qershor 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Jesús Garay Vecino – International Matches". RSSSF. Marrë më 12 qershor 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Profili te BDFutbol
- National team data (Spanjisht)
- Jesús Garay te National-Football-Teams.com
- Jesús Garay Arkivuar 25 maj 2015 tek Wayback Machine te FIFA
- Profili te Athletic Bilbao
- Profili te FC Barcelona[lidhje e vdekur]