Jump to content

Adelardo Rodríguez

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Adelardo
Të dhënat vetjake
Emri i plotëAdelardo Rodríguez Sánchez
Datëlindja26 shtator 1939 (85 vjeç)
VendlindjaBadajoz, Spanjë
PozicioniMesfushor
Karriera me të rinjtë
Ferrocarril
Betis Extremeño
Extremadura
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1956–1957Extremadura
1957–1959Badajoz
1959–1976Atlético Madrid511(113)
Karriera ndërkombëtare
1960Spanja U–212(0)
1961Spanja B2(1)
1962–1970Spanja14(2)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Adelardo Rodríguez Sánchez, njohur zakonisht si Adelardo (lindur më 26 Shtator 1939Badajoz) është një ish futbollist spanjoll. Ai e ka shpenzuar të gjithë karrierën në Spanjë dhe ka luajtur si mesfushor.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindur në Badajoz, Spanjë, Adelardo filloi karrierën e tij në vitin 1956 te CF ExtremaduraSegunda División. Pas një sezoni me klubin, ai u transferua te klubi i qytetit të tij Badajoz që luante gjithashtu në Segunda División.

Në Qershorin e vitit 1959, Atlético Madrid luajti një turnament miqësor në Badajoz, dhe disa ditë më vonë, Adelardo u ble më vonë Atlético me kërkesë të trajnerit Ferdinand Daučík.

Ai bëri debutimin e tij në La Liga më 13 Shtator të të njëjtit vit në ndeshjen e parë të sezonit 1959–60 kundër UD Las Palmas. Atlético Madrid fitoi me rezultatin 3–0 me Adelardo që shënoi Golin e parë të skuadrës së tij në minutën e 11. Te klubi spanjoll ai pati një karrierë shumë të pasur duke luajtur për plot 17 sezone, duke regjistruar 511 ndeshje zyrtare (401 në ligë) dhe duke shënuar 113 Gola (73 në ligë). Ai është ende lojtari me më shumë ndeshje për klubin.

Gjatë qëndrimit të tij te klubi, ai fitoi tre tituj të La Ligas (65–66, 69–70 dhe 72–73), pesë Copa del Rey (1960, 1961, 1965, 1972 dhe 1976), European Cup Winners' Cup në vitin 1962 dhe Kupën ndërkombëtare në vitin 1974.

Pas tërheqjes së tij nga futbolli në vitin 1976, Atlético Madrid luajti një ndeshje miqësore në nder të tij në stadiumin Vicente Calderón më 1 Shtator të atij viti.

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Adelardo ka luajtur gjithsej 14 ndeshje me kombëtaren spanjolle dhe ka shënuar dy gola. Ai ka përfaqsuar kombëtaren e tij në Kupën e Botës të vitit 1962 dhe 1966. Debutimi i tij erdhi më 6 qershor 1962 në ndeshjen e tretë të Grupit 3 ku Spanja humbi me rezultatin 2–1 nga Brazili me Adelardo që shënoi golin e vetëm të skuadrës së tij.[1]

Ai ishte pjesë e skuadrës fituese që përfaqsoi Spanjën në UEFA Euro 1964. Adelardo nuk luajti asnjë ndeshje në këtë turnament. Ai shënoi Golin e dytë me kombëtaren më 13 Qershor 1963 në humbjen 2–6 në Madrid kundër Skocisë.

Gjatë tetë viteve si lojtar i kombëtares, Adelardo u drejtuar nga katër trajnerë: Pablo Hernández Coronado, José Villalonga, Domingo Balmanya dhe Ladislao Kubala.

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 6 Qershor 1962 Estadio Sausalito, Viña del Mar, Kili Flamuri Brazili 0–1 2–1 1962 FIFA Kupa e Botës
2. 13 Qershor 1963 Santiago Bernabéu, Madrid, Spanjë Flamuri Skocia 1–0 2–6 Ndeshje Miqësore
Atlético Madrid
Spanja
  1. ^ "Brazil - Spain 2:1 (0:1)" (në anglisht). FIFA. 6 qershor 1962. Marrë më 12 qershor 2012.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]